Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Po planifikonte vrasje? Ish-efektivi i RENEA-s kapet me snajper në Tiranë (Emri)

11:54 26/07/2022
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotme janë arrestuar 2 persona në Tiranë, pasi janë kapur me snajper dhe armë të tjera të paligjshme.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë  Remal Rada, 39 vjeç, banues në Tiranë dhe Elton Hithi, 28 vjeç, banues në Laknas, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes. Rada, ka shërbyer më herët në radhët e Policisë së Shtetit, në repartin RENEA. Ai lëvizte me një automjet luksoz me targa të huaja (angleze). Efektivi kishte 2-3 muaj që ishte larguar nga radhët e policisë. U ndalua nga shërbimet e policisë rrugore fillimisht dhe iu gjet snajper, raporton ABC News.

Dyshohet se 2 personat e arrestuar kishin në plan të kryenin një vrasje.

Në njoftimin e policisë së shtetit theksohet se gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin Remal Rada dhe pasagjer Elton Hithi, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri snajper, targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesat e tyre u gjetën një armë zjarri pistoletë, dy palë dylbi dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Njoftimi:

Tiranë

Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Nr. 1 dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Double strike”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen 1 armë zjarri snajper, 1 armë zjarri pistoletë, një karikator arme automatike, 2 krehra pistolete, një sasi municioni luftarak, dy palë dylbi nate terminale dhe një dokument policie.

Vihen në pranga 2 shtetasit që i mbanin armët dhe sendet e kundërligjshme, në automjetin me të cilin qarkullonin dhe në banesat e tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në afërsi të rrethrrotullimit të Sanatoriumit, me një automjet, po qarkullonin 2 shtetas të armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Double strike”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– R. R., 39 vjeç, banues në Tiranë;

– E. H., 28 vjeç, banues në Laknas, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin R. R. dhe pasagjer shtetasin E. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri snajper, targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit.

Në vijim të kontrollit, në banesat e këtyre shtetasve, u gjetën një armë zjarri pistoletë, dy palë dylbi dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Të tjera

Barometri 2025: Gjysma e bizneseve raportojnë ryshfet në administratë
Aktualitet

Barometri 2025: Gjysma e bizneseve raportojnë ryshfet në administratë

Pagesat e parregullta që bizneset kryejnë ndaj administratës publike janë rritur ndjeshëm gjatë vitit 2025, sipas të dhënave të Barometrit...

13:30 15/12/2025
“Standardet e BE”, Shqipëria ngec në vendnumëro në zbatimin e rregullave të Komunitetit të Energjisë
Aktualitet

“Standardet e BE”, Shqipëria ngec në vendnumëro në zbatimin e rregullave të Komunitetit të Energjisë

Shqipëria nuk ka bërë ndonjë përparim të dukshëm në raportin e zbatimit të reformave që publikohet çdo vit nga Sekretariati...

13:26 15/12/2025
Para
Pas 6 vitesh zbardhet vrasja e ish-drejtorit të tensionit të lartë për Veriun

Pas 6 vitesh zbardhet vrasja e ish-drejtorit të tensionit të lartë për Veriun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Barometri 2025: Gjysma e bizneseve raportojnë ryshfet në administratë

Barometri 2025: Gjysma e bizneseve raportojnë ryshfet në administratë

13:30 15/12/2025
“Standardet e BE”, Shqipëria ngec në vendnumëro në zbatimin e rregullave të Komunitetit të Energjisë

“Standardet e BE”, Shqipëria ngec në vendnumëro në zbatimin e rregullave të Komunitetit të Energjisë

13:26 15/12/2025
Berisha: Vendimi për Ballukun i dha zemër Ramës, mbyllet çdo mundësi për hetimin e ministrave

Berisha: Vendimi për Ballukun i dha zemër Ramës, mbyllet çdo mundësi për hetimin e ministrave

13:16 15/12/2025
Si u krijua “Klea Rama”: rrëfimi i Ermes Hoxhallit dhe dështimi i institucioneve

Si u krijua “Klea Rama”: rrëfimi i Ermes Hoxhallit dhe dështimi i institucioneve

12:20 15/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.