Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Po luajnë kungulleshkash”/ Analiza e Tomorrit: Kraja iku, tani halli për të justifikuar të pajustifikueshmen i ka rënë pasardhësit të tij

13:19 02/04/2023
Reading Time: 3 min lexim

SPAK u krijua si një strukturë e cila do të luftonte krimin dhe korrupsionin në nivelet më të larta të mafies, por edhe të politikës. Ndonëse ky institucion i cili u ngrit me paratë e financuara nga SHBA dhe nën monitorimin e tyre duket se se nuk po e kryen funksionin për të cilin u ideua, por SPAK është i tejmbushur me dosje shpeshherë të karakterit banal siç ishte ajo për një fermer që akuzohej se bënte pastrim parash me një autokombanjë. Çështja e inceneratorëve prej kohësh është në duart e SPAK, për të cilën janë arrestuar edhe zyrtarë të lartë si ish ministri Lefter Koka, apo ish deputeti i PS, Alqi Bllako. Gazetari Klodian Tomorri i ka bërë në analizë të detajuar kësaj çështje dhe shprehet se kreut të ri të SPAK i ka rënë halli për të justifikuar të pajustifikueshmen.

Kur ish-drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, duhet të justifikonte absurdin e mos bllokimit të inceneratorit të Tiranës edhe pse aty ishte provuar korrupsion, gjeti shpëtim tek deklarata e famshme që hetimet për këtë çështje janë komplekse. Zoti Kraja iku. Por sikleti i inceneratorit mbeti aty. Tani halli për të justifikuar të pajustifikueshmen i ka rënë pasardhësit te tij.
Një ditë më parë, kreu aktual i SPAK, Altin Dumani, i ra fyellit në të njëjtën vrimë. Vetëm se ky u tregua pak me kreativ dhe në vend te termit kompleks përdori një fjale më shqip. “Hetimet për inceneratorin e Tiranës janë shumë të vështira, pasi nuk dihet kush janë pronarët realë”- tha zoti Dumani.
Ka një lojë të njohur për fëmijët, që quhet loja e kungulleshkës. Baza e lojës është thjesht teka e zgjedhjes se një numri kot dhe mbrojtja e tij pa asnjë argument. Ndoshta zoti Kraja dhe zoti Dumani nuk kanë luajtur kur kanë qenë fëmijë. Por është e sigurtë që u ra halli të luajnë kungulleshkash në moshë madhore.
Justifikimi i kreut të SPAK, që ne nuk e bllokojmë dot inceneratorin pasi nuk gjejmë dot se kush janë pronaret reale është, po aq absurd sa fakti qe qeveria shqiptare paguan para për një kontratë korruptive, te cilat shkojnë në llogarinë e disa personave që policia e qeverisë kërkojnë t’i arrestojë.
Ka një mënyrë shumë efektive për të gjetur se kush janë pronarët e vërtetë të inceneratorit të Tiranës. Kjo është bllokimi i pagesave. Kur mbyllet rubineti i parave, hajdutët e nxjerrin vetë kokën nga shkurret e offshoreve ku fshihen. Zoti Dumani dhe të gjithë prokurorët e SPAK këtë e dinë shumë mirë. Dhe do ishin shumë më serioze dhe të besueshëm nëse do thonin, që ne e dimë kush janë pronarët, ndaj nuk e bllokojmë dot. Por siç e thashë, këtyre u ra halli të luajnë kungulleshkash në moshe madhore. Ndërsa shqiptarëve, u ka rënë halli të paguajnë.
Të gjitha justifikimet për mos sekuestrimin e inceneratorëve janë manipulim intelektual. E vetmja rezerve këtu është përdorimi i termit intelektual se në fakt, justifikimet janë realisht banale.
Qeveria për shembull na thotë, që nuk mund t‘i bllokojmë dot pagesat se na mbytet Tirana me plehra. Mjerë Tirana ç’paska hequr përpara se të gjendeshin 3 shpetimtarët, Mërtiri, Zoto dhe Gugalla. Sigurisht që këta do ishin shumë më seriozë po të thonin, që nuk e sekuestrojmë dot dhe Tiranën se kemi hall mos mbingarkojmë Farudin Arapin me shumë punë. Por nejse, qeveria është në konflikt interesi këtu.
Ajo që nuk duhet të ishte në konflikt interesi, është prokuroria. Por këta ose kanë frikë ta hapin pusetat e qelbura të Inceneratorit të Tiranës, ose kanë rënë dhe vet brenda në të. Njësoj si tek ai skeçi brilant me të ndjerin Koço Devole: Ne presim shpëtim nga segmentet, por segmentet na paskan rënë vetë brenda.

Ndaj shqiptarëve u mbetet vetëm të paguajnë paratë me vetëdijen e plotë se ato po vidhen. Dhe të shijojnë kungulleshkat që luan SPAK-u. Ne këtë inceneratorin e morëm vesh që keni frike ta bllokoni. Por aman, bëjini botës një nder.

Nxirrni ndonjë urdhër sekuestroje për Interin se na mbyti Inzaghi. Nuk po gjejmë derman me asnjë krah.

Të lidhura

Përkujtohet 82-vjetori i masakrës së Borovës, qytetari gjerman kërkon falje në emër të vendit të tij
Aktualitet

Përkujtohet 82-vjetori i masakrës së Borovës, qytetari gjerman kërkon falje në emër të vendit të tij

82 vjet më parë, në fshatin Borovë të Kolonjës, u shënua një prej kapitujve më të dhimbshëm të historisë shqiptare....

19:40 06/07/2025
Aksidentohet autobusi Tiranë-Bruksel, një viktimë në automjetin tjetër
Aktualitet

Aksident në aksin Elbasan–Peqin, 2 të plagosur

Në një nga segmentet më problematikë të aksit Elbasan–Peqin, pranë fshatit Pajovë, një tjetër aksident rrugor tronditi zonën në orën...

19:30 06/07/2025
Para
“Pas 32 vitesh jemi kthyer sërish në monizëm”, Berisha: Edi Rama nuk i arreston banditët, se me ata qeveris

“Pas 32 vitesh jemi kthyer sërish në monizëm”, Berisha: Edi Rama nuk i arreston banditët, se me ata qeveris

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Përkujtohet 82-vjetori i masakrës së Borovës, qytetari gjerman kërkon falje në emër të vendit të tij

Përkujtohet 82-vjetori i masakrës së Borovës, qytetari gjerman kërkon falje në emër të vendit të tij

19:40 06/07/2025
Aksidentohet autobusi Tiranë-Bruksel, një viktimë në automjetin tjetër

Aksident në aksin Elbasan–Peqin, 2 të plagosur

19:30 06/07/2025
Shkarkime dhe hetime në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës pas skandalit me bandën e Laert Haxhiut

Shkarkime dhe hetime në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës pas skandalit me bandën e Laert Haxhiut

19:05 06/07/2025
Variçet e këmbëve, pse janë të rrezikshme dhe rëndësia e trajtimit në kohë

Variçet e këmbëve, pse janë të rrezikshme dhe rëndësia e trajtimit në kohë

18:42 06/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.