Ditën e sotme kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dhënë një deklaratë për mediat ku ka folur lidhur me aferën e inceneratorëve dhe akuzat e drejtuara ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.
Kryemadhi tha se Veliaj duhet të përgjigjej për firmën e tij në një koncesion për të cilin ishin paguar 128 milionë euro dhe ka dështuar. Më tej kryetarja e LSI-së, shtoi se të gjitha paditë dhe faturat ishin në SPAK ku do të bëhej hetimi i pagesave “Offshore”.
Monika Kryemadhi: Veliaj ka të drejtë që ligjëron si bilbil i ngrysur por gjëja e parë që duhet të bëjë është të përgjigjet për firmën e tij që ka dështuar koncesionin. Ku janë 128 milionë euro që duhet të ishin investim në Tiranë? Paratë e buxhetit të shtetit i kanë kaluar kompanisë offshore i cili duhet të zbardhë të gjitha këto pagesa. I them njëherë oratorit të mjaftisë që iku koha kur me letra higjenike zbukuroje rrugët para gjykatave.
Përgjigju dhe ktheju shtëpitë banorëve të Kombinatit që u prishe shtëpitë. Takohemi në SPAK, të gjitha akuzat dhe paditë e mia janë atje, me fatura të vërteta, me firmën e Erion Veliajt në 2017, me numra protokolli, me vulën e bashkisë së Tiranës. Kaq për sot. Shihemi përsëri.
REPLIKAT MES TYRE:
Monika Kryemadhi: Në pamjë të parë nuk asgjë të keqe një kompani private e cila investon 128 milionë euro për inceneratorin e Tiranës dhe Bashkia e Tiranës i blen shërbimin. Sot e kësaj dite pas kaq vitesh qeveria shqiptare në bashkëpunim me Drejtorinë e Koncesioneve në Ministrinë e Financave mbikqyr të gjithë mbështetjen buxhetore që i jepet inceneratorit të Tiranës nga buxheti i shtetit dhe po kështu nga Bashkia e Tiranës. Në fakt po të hyjmë në gjithë këtë investigim që kemi bërë përveç dhënies së koncesionit në mënyrë të paligjshme nga Erion Veliaj për një angazhim 30 vjeçar. Ne na ka rezultuar se investimi prej 128 milionë eurosh nuk ekziston. Kjo do të thotë që kryeministri ka gënjyer në komisionin hetimor e para, e dyta ka gënjyer me dokumenta ka gënjyer me të gjithë angazhimin me të gjithë fushatën publicitare për opinionin publik.
Erion Veliaj: Ka kohë që nuk e dëgjoj Kryemadhin, që kur e çoi shkollën “Sami Frashëri” në Paskuqan. Sa herë vajton raste të tilla, më ngjan si njeriu që vajton, që nuk ishte pjesë e plaçkës. Ajo duhet ta dijë më mirë. Kanë qenë ministra të LSI-së, I ka caktuar ajo zonjë me burrin e vet. Kështu që për sa kohë janë muhabete të brenda familjes së tyre, për mënyrën si kanë konceptuar plackën dhe nuk kanë mbajtur hesapet me njeri tjetrin për mua përbën zero interes publik”, tha Veliaj.
Monika Kryemadhi: Mjaftisti Veliaj kishte problem shumë të madh ndërtimin e gratacelave, kishte problem ndërtimin e shkollave ai që ndërton dhe rindërton rrugët e tiranës me qëlllim për të vjedhur. Veliaj të shpjegojë 128 milion euro investim që nuk duket gjëkundi në inceneratorin e Tiranës. Paratë e buxhetit i kanë kaluar kopmpanisë ofshore dhe këtë duhet ta zbardhë SPAK-u. Po i them të sqarojë firmën e tij këtu, me firmë dhe vulë në emër të këshillit bashkiak të Tiranës që ka marrë një angazhim 30-vjeçar. Ky orator i madh i cili me urdhër nga Holanda doli sot për të folur angazhimi 30-vjeçar i bashkisë së Tiranës. Të përgjigjet për firmën e tij që ka ndryshuar fatin e një koncesioni të paligjshëm dhe ka ngarkuar me një barrë 30-vjeçare jo vetëm qytetarët e Tiranës, por të gjithë Shqipërisë. Ku janë 128 mln euro të investimit të kompanive të inceneratorit të Tiranës, për të cilën dhe ata i kërkuan Erion Veliaj të dalë të shpjegojë. A janë këtu 128 mln euro investim. SPAK është në provë për të verifikuar a janë aty 128 mln euro investim të kompanisë of-shore në Holandë.
AKUZAT PËR INCENERATORËT:
Kryemadhi tha një ditë më parë se janë disa kompani, që së bashku, kanë kryer evazion fiskal në vlera të mëdha parash. Monika Kryemadhi denoncoi 24 kompani të cilat në funksion të kompanisë së inceneratorit të Tiranës bëjnë evazion fiskal miliona euro përmes faturave fiktive. Kryemadhi tha se një prej kompanive që në librat e blerjes shihej se furnizohej me fruta, në librin e shitjes faturonte hekur e beton. Për të humbur gjurmët sipas kryemadhit këto kompani shiteshin tek persona që s’kishin lidhje me to. Një prej tyre ishte edhe rasti i dy të moshuarve Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi. Ky denoncim ka sjellë edhe reagime nga Partia Demokratike me në krye Sali Berishën, që kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Vetë Shoqëria Koncensionare Integrated Energy (IEBV) ka përgënjeshtruar deklaratat e Kryemadhit duke deklaruar se kompania nuk ka asnjë furnitor nga subjektet që u përmendën nga Kryemadhi si dhe nuk ekziston asnjë shkëmbim tregtar.