Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Plumbi i artë”/ VOA: Arrestohet një figurë e rëndësishme në pastrimin e parave

13:02 02/08/2024
Reading Time: 4 min lexim

Vrasje të rivalëve, urdhëra për vrasje me pagesë e tentativa të shumta për vrasje e pastrim parash, si dhe përfshirje në vjedhjen e 10 milionë eurove në pistën e aeroportit të Rinasit në vitin 2019. Pas të gjitha këtyre qëndrojnë, sipas hetimit të Prokurorisë së Posaçme, vëllezërit nga Elbasani Franc dhe Hajdar Çopja, organizata e të cilëve ishte në qendër të operacionit të organizuar të mërkurën me 33 urdhëra arresti, nga të cilët u ekzekutuan 13 në Shqipëri, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar më herët jashtë vendit. Pjesa tjetër e personazheve të përfshirë rezulton të jenë larguar prej kohësh nga Shqipëria. Hetimet e Prokurorisë së Posaçme u çuan përpara falë bashkëpunimit me Eurojust, Europol dhe autoritetet holandeze, belge dhe franceze.

“Hetimet kanë provuar se kjo organizatë kriminale dallohet për shkallën e veçantë të strukturimit, qëndrueshmërisë, kohëzgjatjes së saj, qëllimit për kryerjen e disa vepra penale dhe fuqisë së saj financiare,”- deklaron Prokuroria e Posaçme në një njoftim të shpërndarë të enjten, ku detajohet i gjithë historiku i saj, që nga vitet 2006 – 2007, kur nisën shpërndarjen e drogës në Itali, deri në fuqizimin shkallë-shkallë të organizatës, e cila vitet e fundit kishte arritur të pastronte paratë përmes skemave të sofistikuara.

“Me kalimin e viteve u rrit potenciali i tyre ekonomik dhe si rrjedhojë pozita e tyre në raport me grupet e tjera ndryshoi, pasi ata krijuan kontakte të cilat ju dhanë më pas mundësi për të krijuar lidhje të drejtpërdrejta me eksponentë të rëndësishëm të trafikut të narkotikëve”, shpjegon Prokuroria e Posaçme, duke shtuar se “për të zotëruar tregun dhe për të krijuar hegjemoninë e tyre ndaj grupeve të tjera, kjo organizatë kriminale në vitin 2018 filloi eliminimin e kundërshtarëve (nëpërmjet vrasjeve me pagesë), të cilët kishin një rol të rëndësishëm në trafikun e drogës në Evropë dhe më gjerë”.

Vëllezërve Çopja iu atribuohet vrasja e trefishtë në dhjetor të vitit 2018, ku mbeti i vrarë dhe Endrit Alibej, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan.

“Qëllimi i kësaj vrasje ka të bëjë me konkurencën për zotërimin e tregut të kokainës. Vrasja e shtetasit Endrit Alibej (eksponent i njohur në trafikimin e kokainës) u pasua me urdhërimin dhe të vrasjeve të disa personave të afërm me të”, bën të ditur Prokuroria e Posaçme.

Sipas hetimit ka rezultuar se të ardhurat nga aktivitetet e paligjshme, grupi i dy vëllezërve i ka investuar kryesisht në tregun e pasurive të paluajtshme (nëpërmjet blerjes së pronave të ndryshme si apartamente, vila, bare e restorante dhe sipërfaqe toke), në qytetet Tiranë, Elbasan dhe Durrës.

“Evidentohet përdorimi i sektorit të ndërtimit nga organizata kriminale, ku nëpërmjet personave të tretë ka injektuar dhe investuar shuma monetare të konsiderueshme cash për realizimin e punimeve të godinave të banimit në proces ndërtimi si dhe në ndërtimin e godinave/komplekseve të banimit prej fillimit. Rezulton se, organizata kriminale ka investuar në çeljen e operatorëve ekonomik si dhe përdorimin e operatorëve ekonomik ekzistues me aktivitet në Shqipëri, të cilët “de jure” janë regjistruar në emër të lidhjeve të tyre shoqërore, miqësore dhe bashkëpunuese, duke mos ekspozuar poseduesit “de facto” dhe përdorimin e tyre si kamuflim/fshehje të natyrës së vërtetë të burimit dhe aktivitetit, me qëllim pastrimin e parave të cilat rrjedhin nga aktiviteti kriminal”, shpjegon Prokuroria e Posaçme sipas të cilës Franc Çopja, ”në raste të përsëritura ka realizuar transferimin e vlerave monetare të konsiderueshme cash nëpërmjet përdorimit të zyrave të këmbimit valutor (Exchange) brenda dhe jashtë vendit, duke ia dërguar personave të tij të besuar me qëllim, ndërmjet të tjerave edhe kryerjen e pagesës së vrasjeve të porositura si dhe kryerjen e investimeve për llogari të tyre në Shqipëri dhe jashtë saj”.

Prokuroria nuk ka bërë të ditur emrat e personave të arrestuar, mes të cilëve mësohet se janë dhe zyrtarë e ish-zyrtarë, përfshirë ish-gjyqtaren e Elbasanit Pajtime Fetahu, ndaj së cilës është dhënë masa e arrestit në shtëpi, ndërkohë që mësohet të jetë arrestuar shefi i krimeve në Durrës Agustin Çinari si dhe nëndrejtori i Burgut të Bradasheshit Martin Musaj. Urdhëra arresti ka patur dhe për dy punonjës të tjerë policie, ndërkohë që rezulton e përfshirë dhe një punonjëse e administratës gjyqësore të Gjykatës së Elbasanit.

Ndërsa në një njoftim të Europol-it, flitet dhe për “arrestimin e një figurë të rëndësishme në pastrimin e parave me qendër në Tiranë, i cili i ka ofruar shërbimet e tij grupeve të ndryshme kriminale të nivelit të lartë, të përfshirë në rrafsh ndërkombëtar, në vrasje, korrupsion e trafik droge në shkallë të gjerë”. Ka qenë Europoli që bazuar në analizat e komunikimeve në aplikacionin e koduar SKY, të përdorur gjerësisht nga organizatat kriminale, arriti të përftojë të dhëna të bësueshme mbi aktivitetin e grupit të dy vëllezërve nga Elbasani. Falë këtyre të dhënave, Prokuroria e Posaçme hapi hetimet, duke patur mbështetje të vazhdueshme me ekspertizë ga qendra të specializuara të Europolit.

Në përfundim të operacionit janë sekuestruar 42 pasuri, midis të cilave 38 pasuri të paluajtshme, si apartamente, vila, tokë arë, pallat në ndërtim 4- katësh dhe katër llogari bankare, si dhe janë sekuestruar 1 milion euro cash të gjendura gjatë kontrollit në 8 banesa./VOA

Etiketa: Hajdar Copja

Të lidhura

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”
Aktualitet

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”

Në datat 15 dhe 16 maj, Tirana do të mirëpresë Samitin e Komunitetit Politik Europian, me pjesëmarrjen e liderëve nga...

16:57 13/05/2025
Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet
Aktualitet

Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Këlcyrë, ku një gjimnaziste 17-vjeçare me inicialet L. Sh. ka tentuar të...

16:39 13/05/2025
Para
Pjesë e një grupi kriminal që grabiste banesa, arrestohet i riu në Durrës

Pjesë e një grupi kriminal që grabiste banesa, arrestohet i riu në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”

16:57 13/05/2025
Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet

Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet

16:39 13/05/2025
Numërohen gjysma e kutive, ja ndarja e votave dhe mandateve

Rezultatet e deritanishme në rang kombëtar nga numërimi i votave në 12 qarqe

16:13 13/05/2025
Tensione te shkolla ‘Sami Frashëri’, shpallen të pavlefshme disa fletë votimi

Tensione te shkolla ‘Sami Frashëri’, shpallen të pavlefshme disa fletë votimi

16:01 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.