Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Plumbi i artë: Lidhja e vëllait të Eldi Dizdarit me vajzën e Lulzim Mashës, pasuritë milionëshe dhe porosia për vrasjen e biznesmenit

17:50 10/02/2026
Reading Time: 2 min lexim

Vrasësi me pagesë Henrik Hoxhaj, i pandehur në dosjen “Plumbi i artë”, ka dëshmuar sërish këtë të hënë në Gjykata e Posaçme, duke dhënë detaje të reja mbi atentatin e dështuar ndaj biznesmenit Lulzim Masha dhe motivet që, sipas tij, qëndrojnë pas porosisë së vrasjes.

Hoxhaj deklaroi se Nuredin Dumani i kishte ofruar 100 mijë euro për vrasjen e Lulzim Mashës dhe 150 mijë euro për vrasjen e të birit. Sipas dëshmisë, porosia për eliminimin e djalit ishte dhënë nga Eldi Dizdari, i përshkruar nga Hoxhaj si një prej figurave të trafikut të kokainës. Meqë djali nuk po lokalizohej, plani, sipas tij, ishte që të goditej i ati për ta nxjerrë në lëvizje të birin.

Në seancë u shpjegua edhe motivi i pretenduar. Hoxhaj tha se vëllai i Eldi Dizdarit kishte pasur një lidhje me vajzën e Lulzim Mashës dhe se gjatë kësaj periudhe ishin kaluar pasuri me vlerë miliona euro në emër të saj. Pas ndarjes, sipas dëshmisë, vajza e Mashës nuk kishte pranuar t’i kthente pasuritë vëllezërve Dizdari për t’i kaluar në një emër tjetër.

“Porosia fillimisht ishte për djalin e Lulzim Mashës, por nuk e gjetëm. Nuredini më tha se vajza e Lulzim Mashës kishte qenë e fejuar me një nga vëllezërit Dizdari dhe pas ndarjes nuk u kthyen disa para apo prona që ishin kaluar në emër të tyre”, deklaroi Hoxhaj, duke shtuar se porosinë e kishte marrë në Gjilan të Kosovës, ku Dumani qëndronte në atë kohë.

Sa i përket armës, Hoxhaj theksoi se ajo ishte siguruar nga Aleksandër Baho, i njohur me nofkën “Sakati”, ndërsa Dumani kishte ndërmjetësuar lidhjen. Sipas tij, arma iu bllokua Skerdi Tases në momentin e atentatit. Hoxhaj tha se kishte kryer prova dy ditë para ngjarjes dhe se gjatë atentatit dëgjonte komunikimet e policisë përmes radios.

Deklarata e sotme është pritur me rezerva, pasi më herët Hoxhaj kishte pohuar se nuk e dinte për llogari të kujt Dumani kishte marrë porosinë. Po ashtu, ajo bie në kundërshtim me dëshminë e vetë Dumanit, i cili ka deklaruar se porositësi i ngjarjes ishte Aleksandër Baho. Si Baho ashtu edhe Eldi Dizdari dyshohet se ndodhen aktualisht në Dubai.

Atentati ndaj biznesmenit Lulzim Masha, administrator i një shkolle private në Tiranë, u regjistrua më 18 janar të vitit të kaluar në zonën e Liqenit të Thatë. Një person qëlloi me pistoletë drejt automjetit tip Benz që drejtohej nga Masha, i cili udhëtonte i vetëm. Nga të shtënat nuk pati persona të lënduar.

Të tjera

Tronditëse në Korçë: Adoleshentja tenton për herë të tretë të hidhet nga pallati, shpëtohet në sekondat e fundit
Aktualitet

Tronditëse në Korçë: Adoleshentja tenton për herë të tretë të hidhet nga pallati, shpëtohet në sekondat e fundit

Një situatë tronditëse është regjistruar në Korçë, ku një adoleshente ka tentuar për herë të tretë të ndërmarrë një akt...

17:14 26/03/2026
Open Data Albania: AKSHI mbyll dritaren e transparencës për paratë publike
Aktualitet

Open Data Albania: AKSHI mbyll dritaren e transparencës për paratë publike

Prej 26 shkurtit, qytetarët nuk kanë më akses te një prej mekanizmave më të rëndësishëm për të ndjekur se ku...

12:46 26/03/2026
Para
Dhoma Amerikane e Tregtisë alarmon për e-Albania: Bizneset në rrezik, shteti pa siguri

Dhoma Amerikane e Tregtisë alarmon për e-Albania: Bizneset në rrezik, shteti pa siguri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Tronditëse në Korçë: Adoleshentja tenton për herë të tretë të hidhet nga pallati, shpëtohet në sekondat e fundit

Tronditëse në Korçë: Adoleshentja tenton për herë të tretë të hidhet nga pallati, shpëtohet në sekondat e fundit

17:14 26/03/2026
Open Data Albania: AKSHI mbyll dritaren e transparencës për paratë publike

Open Data Albania: AKSHI mbyll dritaren e transparencës për paratë publike

12:46 26/03/2026
Nga Agon Channel te Blair: faturat dhe lidhjet që rëndojnë mbi shqiptarët

Nga Agon Channel te Blair: faturat dhe lidhjet që rëndojnë mbi shqiptarët

12:21 26/03/2026
Qeveria lë fshatrat në harresë, gratë të përjashtuara nga tregu i punës

Qeveria lë fshatrat në harresë, gratë të përjashtuara nga tregu i punës

11:57 26/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.