Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Plotësimi i vakancave, kreu i ILD-së Artur Metani letër ministres Gjonaj: Ndërhyni në ligj, ulni kriterin e viteve të punës nga 13 në 7!

18:58 28/12/2020
Reading Time: 4 min lexim

Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë (ILD), Artur Metani, i është drejtuar me një letër ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj ku kërkon ndryshime në ligj për kriteret e përzgjedhjes së inspektorëve.

ILD-ja ka kërkuar që kriteri për 13 vite eksperiencë pune për një kandidat që aspiron për t’u bërë pjesë e kësaj strukture, të ulet në 7 vite eksperiencë pune, në mënyrë që të plotësohen vakancat për inspektor në këtë institucion.

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, i ka propozuar ministres së Drejtësisë, ndryshime ligjore për kushtet apo kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët, për shkak se kushtet aktuale nuk i plotëson askush.

Neni  1.

“Parashikon ndryshimin e nenit 55 it ligjt aktual. dispozité që rregullon komandimin e magjistratëve në pozicionin e inspektorit pranë Zyrës se Inspektorit te Larté te Drejtësisë, ka ndryshim ligjor do t8 sjelle si pasoje, mundësinë e komandimit ne pozicionin e inspektor te magjistratëve qe kane ushtruar funksionin jo me pak se shtat vjet si gjyqtar ose prokuror.Kjo me qëllim qe te garantohet ushtrimi normal i veprimtarisë institucionale dhe përmbushja e qëllimit të reformës ne drejtësi qe është pikërisht rikthimi i besimit te publikut në sistemin e drejtësisë.

Kriteri prej 7 vitesh pervoje si gjyqtar apo prokuror merr në konsiderate, parashikimet e nenit 47 pika 4 te ligjit nr. 96/2016 “Per statusin e gjyqtareve dhe prokurorëve ne Republikën e Shqipërisë”, te ndryshuar, qe parashikon mundësinë e ngritjes në detyre ne pozicione pran gjykatave ose te prokurorive të shkalles se dyte te magjistraleve që kanë ushtruar funksionin për jo me pak se 7 vite në shkallën e parë. Ky propozim është me harmoni edhe me statusin e parashikuar për inspektorin magjistrat referuar nenit 210 pika 2 v ligii nr. 115/2016 “Per organet e qeverisjes se sistemit të drejtesise”, i ndryshuar,i cili, parashikohet të jete i njëjtë me atë te gjyqtarit që ushtron funksionin pranë gjykatës se apelit.

Referuar të dhënave në lidhje me vjetersine e magjistratëve ne sistemin gjyqesor apo ate te prokurorisë rezulton se kriteri prej jo me pak se 13 vite përvojë në shkallet me te ulta përmbushet nga 379 magjistratë.

Ndërkohë që kriteri prej jo me pak se 7 vite përvojë në shkallën e parë, përmbushet nga 492 magjistratë”, shkruan ILD  në letrën drejtuar ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonajt, për ndryshimin e ligjit.

Në një përmbledhje 10 mujore të punës,  ILD i paraqet ministres Gjonaj problematikat e punës së tyre si dhe u kërkohet plotësimi me inspektor të vakancave dhe trajtimi i njëjtë financiar i inspektorëve magjistratë dhe jomagjistratë që ushtrojnë funksionin pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Kujtojmë se ILD ka nisur nga puna prej shkurtit 2020 dhe deri tani ka kërkuar shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Korçës Markelian Kuqo, i cili liroi nga qelia Gerd Gjinararin.

Pas kërkesës ai u shkarkua nga KLGJ-ja. Ndërsa kërkesa tjetër e ILD-së lidhet edhe me shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha. Këtë vendim KLGJ-ja pritet ta marrë në 8 janar 2021.

Letra e Plotë e ILD-së:

E nderuar znj. Gjonaj,

Së pari, gjejmë rastin t’iu falenderojmë për iniciativën e ndërmarrë nga ana Juaj, mbi kryerjen e një analize mbi problematikat e evidentuara nga organet e reja të sistemit të drejtësisë dhe propozimin e ndryshimeve të nevojshme ligjore për adresimin e tyre. Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë shpreh angazhimin dhe gadishmërinë e saj për të kontribuar në të gjitha proceset. që ndikojnë në zbatimin e duhur dhe efiçent të reformës në drejtësi.

Ashtu siç edhe Ju jeni në dijeni, Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, u konstitua në datën 01.02.2020 pas zgjedhjes së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë me vendimin nr.2/2020, te Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Menjëherë pas konstituimit, Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka nisur ushtrimin e veprimtarisë institucionale.

Gjatë kësaj periudhe 10 mujore të ushtrimit të saj janë identifikuar disa problematika në parashikimet ligjore të cilat kanë impakt të drejtpërdrejtë në funksionimin e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Këto problematika janë bërë prezent edhe në takimet e organizuara me përfaqësues të organeve të reja të sistemit të drejtësisë gjatë muajit Tetor 2020 nën drejtimin e zëvendësministrit të Drejtësisë.

Me qëllim adresimin e këtyre problematikave dhe garantimin e përmbushjes së kompetencave kushtetuese dhe ligjore të këtij organi, vlerësojmë të nevojshme ndërmarrjen e nismës për propozimin e ndryshimeve ligjore në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar.

Bashkëlidhur kësaj shkrese, lutem gjeni propozimet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për ndryshime në aktet ligjore të sipërcituara të strukturuara në formën e një projektligji dhe të shoqëruara me relacionet shpjegues. Nëpërmjet këtyre propozimeve synohet:

-Garantimi i funksionimit të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nëpërmjet plotësimit të vakancave të pozicioneve inspektorë.

-Trajtimi i njëjtë financiar i inspektorëve magjistratë dhe jomagjistratë që ushtrojnë funksionin pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

-Rregullimi i marrëdhënies ndërmjet Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe inspektorëve gjatë fazës së verifikimit të ankesave, hetimit disiplinor dhe inspektimit.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.

INSPEKTORI I LARTË I DREJTËSISË/Gazetareforma.com/

Etiketa: artur metanietilda gjonajILDletraMinistrja e DrejtesiseUlja e kriteritvakancat

Të lidhura

Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

Gjendet e pajetë 65-vjeçarja në Shkodër, çfarë dyshohet

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në fshatin Bardhaj, ku një 65-vjeçare është gjetur pa shenja jete në oborrin e...

11:54 13/05/2025
Publikohet rezultati i numërimit në Korçë
Aktualitet

Publikohet rezultati i numërimit në Korçë

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Qarkun e Korçës, ku Partia Socialiste ka dalë fituese me 54.33% të...

11:39 13/05/2025
Para

Zgjerimi i Greqisë në detin Jon, Rama i kundërpërgjigjet Metës: Nuk kemi marrëveshje me palën greke, çështja ka shkuar në Gjykatën Ndërkombëtare!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Gjendet e pajetë 65-vjeçarja në Shkodër, çfarë dyshohet

11:54 13/05/2025
Publikohet rezultati i numërimit në Korçë

Publikohet rezultati i numërimit në Korçë

11:39 13/05/2025
Flakët shkrumbojnë banesën në Korçë, një shtetase përfundon në spital

Shkrumbohet nga flakët shtëpia në Lezhë, detaje

11:22 13/05/2025
Dështon tentativa e 11 për konstituimin e Parlamentit të Kosovës

Ngërç politik! Dështon për herë të 15-të përpjekja për konstituimin e Kuvendit!

11:01 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.