Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Platformat digjitale të Ramës: Miliarda euro të djegura të shqiptarëve, zero zgjidhje për qytetarët

15:22 24/07/2025
Reading Time: 4 min lexim

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar së fundmi ngritjen e një strukture të re, të quajtur “Kryeinspektoriati Digjital i Territorit”, që sipas tij do të sigurojë kontroll të plotë mbi ndërtimet pa leje, taksat vendore, mbrojtjen e pyjeve e lumenjve dhe një sërë fushash të tjera.

E prezantuar me entuziazëm në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, kjo nismë pretendohet si një hap drejt modernizimit të administratës. Por në realitet, ky është vetëm kapitulli i radhës në serialin e gjatë të platformave digjitale që qeveria ka ndërtuar, promovuar dhe më pas lënë në harresë, pa i shërbyer realisht qytetarëve.

Kjo nuk është hera e parë që një projekt i bujshëm digjital lançohet me bujë nga Kryeministri, për të rezultuar më pas një tjetër dështim i kushtueshëm. E-Albania, për shembull, është paraqitur si revolucion digjital në ofrimin e shërbimeve publike, me mbi 1250 shërbime të centralizuara online.

Megjithatë, qytetarët hasin vështirësi të shumta për ta përdorur, duke u detyruar të paguajnë individë apo zyra private që i ndihmojnë për të marrë një dokument, shpesh në mënyrë të paligjshme. Auditimet kanë zbuluar mungesë transparence dhe mekanizmash për monitorim efektiv, duke e kthyer platformën në një labirint burokratik, jo në zgjidhje moderne.

Si kryefjalë e kësaj fasade digjitale qëndron AKSHI, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, e cila ka marrë përsipër ndërtimin dhe administrimin e shumicës së platformave shtetërore. Por një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar se AKSHI nuk ka dokumentuar as incidentet teknike, as zgjidhjet e tyre, as procesin e centralizimit të sistemeve IT për institucionet shtetërore.

Rreth 79 institucione nuk kanë kaluar ende nën menaxhimin e AKSHI-t, ndonëse kjo ishte parashikuar që prej vitit 2017. Ndërkohë, rrjedhja e të dhënave personale dhe sulmet kibernetike të vitit 2022, që paralizuan për ditë të tëra shërbimet e e-Albania, dëshmuan dobësinë strukturore të sigurisë digjitale në administratë.

Me mungesë transparence, mungesë auditi të pavarur dhe pa asnjë vlerësim real të efikasitetit, AKSHI është kthyer në simbolin më të qartë të propagandës teknologjike të qeverisë, ku miliarda lekë shpenzohen për sisteme që nuk funksionojnë.

Një tjetër shembull është aplikacioni i famshëm “Komisariati Dixhital”, që synonte të përmirësonte denoncimin e ngjarjeve në kohë reale. Në praktikë, aplikacioni nuk funksionon, me raportime të shumta për mungesë përgjigjeje dhe defekte teknike që e bëjnë të papërdorshëm.

As satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”, të lëshuar me propagandë të madhe për të monitoruar territorin dhe bujqësinë, nuk kanë dhënë asnjë raport konkret për përdorim. Projektet e shtrenjta mbeten në hije, pa impakt të dukshëm.

Shembull tjetër i dështimit është ai i tabletave për shkollat, një nismë që dogji 3.5 milionë dollarë. Kur shpërtheu pandemia dhe u bë i nevojshëm mësimi online, këto pajisje rezultuan të papërdorshme.

Nxënësit u lanë në mëshirë të fatit, ndërsa qeveria kishte promovuar më parë një investim të supozuar për “shkollën e së ardhmes”. Miliona euro të hedhura dëm dhe asnjë përfitim për nxënësit.

Nuk mungojnë as shembuj të tjerë: sistemet për pasaporta dhe taksa të centralizuara online që kërkojnë përsëritje dokumentesh dhe radhë të gjata në sportel; platforma për administrimin e fshatrave si SIBERAS, që nuk përdoret nga shumica e bashkive; apo edhe asistenti virtual për shërbimet publike që nuk është në gjendje të ofrojë ndihmë reale në asnjë rast konkret.

Pse ka dështuar pothuajse çdo projekt? Sepse këto iniciativa ndërtohen për propagandë dhe jo për qytetarin. Menaxhimi është i dobët, mungon monitorimi dhe nuk bëhet asnjë vlerësim i vërtetë i rezultateve.

Projektet janë të orientuara drejt teknologjisë, por jo ndaj përdoruesit. Nuk ka trajnime, nuk ka sensibilizim dhe sidomos nuk ka infrastrukturë në terren. Në shumë shkolla rurale nuk ka sinjal interneti, ndërsa në qytet përdorimi i platformave është një labirint që kërkon ndihmën e një të treti, shpesh përmes ryshfetit.

Për më tepër, siguria kibernetike për të cilën gjithashtu paguajmë me taksat tona, është e dobët dhe ka pasur raste kur platformat janë sulmuar, duke lënë përkohësisht qytetarët pa akses në dokumente bazë, si dhe rrjedhje të të dhënave personale.

Në mungesë të transparencës për buxhetet e harxhuara dhe rezultateve të arritura, çdo platformë e re e shpallur nga Rama është më shumë një kartolinë dixhitale për konsum politik, sesa një shërbim real për publikun.

Qeveria ka dëshmuar se është e paaftë të ndërtojë sisteme funksionale. Në vend që të krijojë zgjidhje të qëndrueshme dhe të nevojshme për qytetarët, vijon të shpikë projekte të reja që dështojnë me të njëjtën shpejtësi si të mëparshmit.

Paratë e shqiptarëve hidhen në platforma që nuk funksionojnë apo institucione që nuk përgjigjen si IKMT, ASIG, Bashkitë dhe Inspektoratet Vendore të Ndërtimit (IVN), apo edhe antikorrupsioni e prokuroria, ndërsa problemet reale të vendit nuk marrin kurrë përgjigje. Qeveria dështon, qytetari paguan!

Etiketa: edi ramakryeinspektoriati digjital i territoritreformaeditorial

Të lidhura

INSTAT: 8.5 milion shtetas kanë hyrë në vendin tonë në 6 muaj
Aktualitet

INSTAT: 8.5 milion shtetas kanë hyrë në vendin tonë në 6 muaj

Të dhënat zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se Shqipëria ka regjistruar sërish një rritje të numrit të...

18:58 25/07/2025
Situatë kritike nga zjarrin në Delvinë, nis evakuimi i 3 fshatrave
Aktualitet

Pësoi djegie në trup, niset me helikopter drejt Tiranës shefi i komisariatit të Delvinës

Shefi i Komisariatit të Policisë së Delvinës, Agim Troci, është lënduar gjatë operacionit për shuarjen e një zjarri në fshatin...

18:49 25/07/2025
Para
Ajola Xoxa bën rekus në Gjykatën e Lartë

SPAK siguron një të penduar të drejtësisë, kush është bashkëpunëtorja e Ajola Xoxës që zbërtheu skemën e korrupsionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

INSTAT: 8.5 milion shtetas kanë hyrë në vendin tonë në 6 muaj

INSTAT: 8.5 milion shtetas kanë hyrë në vendin tonë në 6 muaj

18:58 25/07/2025
Situatë kritike nga zjarrin në Delvinë, nis evakuimi i 3 fshatrave

Pësoi djegie në trup, niset me helikopter drejt Tiranës shefi i komisariatit të Delvinës

18:49 25/07/2025
EMRI/ Vrasja në Shkodër, identifikohet viktima, autori dyshohet se u largua në këmbë

U kapën me lëndë narkotike, arrestohen 4 persona në Sarandë dhe Vlorë

18:22 25/07/2025
Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, ja rrugët që do të bllokohen

Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, ja rrugët që do të bllokohen

18:02 25/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.