Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Planifikon shtatzëni? Shmang menjëherë injeksionet për dobësim

18:05 05/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

Agjencia Rregullatore për Barnat dhe Produktet Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar ka paralajmëruar gratë që përdorin injeksione për humbje peshe që të jenë të kujdesshme në rast se planifikojnë shtatzëni.

Sipas autoritetit britanik, gratë duhet të ndalojnë përdorimin e ilaçit të paktën dy muaj përpara se të tentojnë të mbeten shtatzëna dhe të përdorin domosdoshmërisht kontracepsion gjatë kësaj periudhe.

Bëhet fjalë për barnat e njohura si agonistë të receptorëve GLP-1, të përdorura si për menaxhimin e diabetit, ashtu edhe për rënien në peshë. Ilaçe si Ozempic, Wegovy, Mounjaro, Saxenda apo Victoza nuk rekomandohen gjatë shtatzënisë, përpjekjes për të mbetur shtatzënë apo gjidhënies, për shkak të mungesës së të dhënave të mjaftueshme për sigurinë ndaj fetusit.

Sipas MHRA, janë raportuar 40 raste të lidhura me shtatzëni nga gratë që kanë përdorur injeksionet GLP-1. Vetëm për Mounjaro janë identifikuar 26 raste të tilla, ndërsa një grua ka deklaruar se shtatzënia e saj ishte e padëshiruar.

Në tetë raste të tjera për Ozempic dhe Wegovy, si dhe nëntë për Saxenda dhe Victoza, është raportuar e njëjta situatë, duke ngritur shqetësime mbi efektivitetin e kontraceptivëve oralë kur kombinohen me këto barna.

Në fakt, është zbuluar se Mounjaro mund të ulë efektin e pilulave kontraceptive, veçanërisht te gratë me mbipeshë. Për këtë arsye, rekomandohet përdorimi i metodave shtesë si kondomët, sidomos gjatë katër javëve të para të përdorimit dhe pas çdo rritjeje të dozës.

Ministrja britanike për Gratë dhe Barazinë, Bridget Phillipson, theksoi rëndësinë e informimit të plotë përpara përdorimit të këtyre barnave, duke i konsideruar si një fushë ende në zhvillim që kërkon kujdes dhe transparencë.

Ndërkohë, zyrtarja kryesore për sigurinë në MHRA, Dr. Alison Cave, theksoi se këto barna janë medikamente të fuqishme dhe nuk duhet të përdoren për arsye estetike apo thjesht për “dobësim të shpejtë”.

Ajo i bëri thirrje të gjithë përdoruesve që të lexojnë me kujdes udhëzimet dhe të konsultohen me profesionistët e shëndetit para se të fillojnë trajtimin.

Në rrjetet sociale është raportuar një rritje e rasteve të shtatzënive të papritura, me gra që i referohen fëmijëve të tyre si “bebet Ozempic” apo “bebet Mounjaro”, një sinjal që konfirmon nevojën për kujdes të shtuar.

Etiketa: injeksioneShtazani

Të lidhura

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund
Aktualitet

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëria ka barazuar 0-0 ndaj Serbisë në “Air Albania”, në një ndeshje të tensionuar dhe me ritëm të lartë, në...

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Para
105 vite nga Lufta e Vlorës, ekspozitë fotografike në Muzeun Historik për të rënët

105 vite nga Lufta e Vlorës, ekspozitë fotografike në Muzeun Historik për të rënët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.