Ata që kanë vënë pasuri gjatë viteve të fundit do të jenë në radarin e institucioneve për të verifikuar nëse e justifikojnë të ardhurat e tyre gjatë vitit të ardhshëm.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka nxjerrë për konsultim draft programin e reformave ekonomike 2023-2025 duke parashtruar pikat në të cilat do të jetë fokusi në vazhdim.
Një nga elementët që bie në sy është ajo për projektin e identifikimit të atyre që cilësohen si “të pasur” dhe sesa këta të fundit janë në përputhje në deklarime me gjendjen e tyre reale.
Ky plan pritet që të zërë vend qysh në vitin 2023 ndërkohë që dokumenti saktëson se për vitin 2024 “ndjekja” e parasë shtrihet përtej kufijve në një plan për të zbuluar të ardhurat e krijuara jashtë sipas standardeve të raportimit në OECD.
Programi ndan aktivitetet e planifikuara vit pas viti në funksion të uljes së informalitetit sipas planit të dakordësuar më herët me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
“Të gjitha veprimet kundër informalitetit bazohen dhe konform planit të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave. Fokusi do të jetë në rritjen e deklarimit të pagave në tregun e punës dhe për të vijuar me auditimet në subjektet në fushën e sigurimit, medias dhe arsimit që ishin me parregullsi të mëdha gjatë auditimeve të para të kryera nga ana e task forcës për informalitetin.
Aktivitetet e planifikuara në vitin 2023
Kriteret e reja dhe të përmirësuara të rrezikut për identifikimin e tatimpaguesve për të cilët s’ka përputhje (tatimpaguesit me rritje të të ardhurave por ulje të detyrimit për TVSH në; tatimpaguesit me një raport jonormal ndërmjet blerjeve dhe shitjeve, tatimpaguesit e biznesit të bizneseve të vogla që nuk deklarojnë shpenzimet (p.sh. faturat e energjisë elektrike) me qëllim të mos deklarimit të qarkullimit real, tatimpaguesit që tentojnë të shmangin përgjegjësitë tatimore duke qëndruar brenda kufijve të qarkullimit, tatimpaguesit me paga të nëndeklaruara për punonjësit e tyre dhe tatimpaguesit që shmangin regjistrimin e punonjësve – të identifikuar nga krahasimi i të dhënave disavjeçare).
Përballja me evazionin fiskal, mashtrimin fiskal dhe informalitetin, duke përdorur monitorimin në kohë reale të transaksioneve financiare ndërmjet tatimpaguesve, sipas sistemit të sapo implementuar të fiskalizimit (sistemi i monitorimit dhe mbikëqyrjes së aktiviteteve tregtare të tatimpaguesve nga organet tatimore shqiptare).
Ky sistem do të sjellë më shumë raportim të transaksioneve me cash dhe të reduktojë transaksionet e fshehura pa para me një kontroll më të mirë të sistemit fiskal. Do të ndihmojë gjithashtu efikasitetin në raportimin fiskal duke mbledhur më shumë të dhëna nga tatimpaguesit dhe duke plotësuar paraprakisht kthimin e TVSH-së me këto të dhëna.
Hartimi dhe zbatimi i një programi pajtueshmërie për individët më të pasur. Një strategji e arritjeve 3-vjeçare është hartuar për individë të pasur që është miratuar me vendim nr. 30 më 02.06.2022.
Forcimi i sistemit dhe përdorimi i të dhënave në procesin e vendimmarrjes në lidhje me individët e pasur.
Përdorimi i qasjes së integruar për zbatimin e strategjisë së pajtueshmërisë për individët e pasur.
Zbatimi i planeve vjetore sektoriale bazuar në planet vjetore të pajtueshmërisë sipas Metodologjisë së menaxhimit të rrezikut (informalitet në tregun e punës, turizëm, etj.)
Aktivitetet e planifikuara në vitin 2024
Bazuar në integrimin dhe përmirësimin e moduleve (Fiskalizimi dhe CATS), the zbatimi i planeve sektoriale sipas industrive, sektorëve, shtrirjes gjeografike, llojit të taksave dhe dukuritë e evidentuara.
Zbulimi i të ardhurave globale të padeklaruara nga tatimpaguesit dhe individët, nëpërmjet shkëmbimit automatik të informacionit mbi llogaritë financiare, sipas Standardit të Raportimit të Përbashkët të OECD.
Ky informacion do të përdoret nga strukturat e DPT-së në përmbushje të detyrave të tyre dhe do të mund të përdoret me efikasitet të lartë pas trajnimit që do të kryhet nga ekspertë nga Administrata Tatimore e Zvicrës.
Integrimi dhe përdorimi i të dhënave nga palët e treta në Bazën e të Dhënave të administratës tatimore, {autoritetet kombëtare të shërbimeve (uji, energjia elektrike), regjistrimi i automjeteve, bashkitë, etj.}
Duke marrë parasysh hendekun e TVSH-së si dhe mospërputhjet e të dhënave, mbledhjen e të dhënave dhe menaxhimi i mirë, ndërtimi i një Data Warehouse (si një nga rekomandimet e FMN-së) me të dhënat e centralizuara, të menaxhuara nga një burim i vetëm, bëhet një hap i madh përpara në lidhje me luftën kundër informalitetit.
Aktivitetet e planifikuara në vitin 2025
Ndërtimi i Regjistrit të Pasurive të Tatimpaguesve (materiale dhe jomateriale), me qëllim vlerësimin real të pasurisë së tatimpaguesve, ndërtimi i një sistemi për verifikimin dhe gjurmimin e të ardhurave të tatimpaguesve, kontrolli i plotë i pagesave të bëra për tatimin e pronës.
Ky proces do të kalojë në 3 faza: Krijimi i një regjistri të pasurisë me atributet përkatëse; Shkëmbimi i të dhënave me ëeb-service: Analiza e të dhënave me raportet e BI” thuhet në raport./RevistaMonitor