Një konflikt i çastit në një lokal në Kurbin ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit, duke lënë të plagosur një person në zonën e kofshës.
Sipas informacioneve paraprake, autori dhe i plagosuri po konsumonin kafe kur një debat mes tyre ka degjeneruar në dhunë.
Pas të shtënave, autori është përpjekur të largohet me automjetin e tij, por policia ka ndërhyrë menjëherë.
Gjatë tentativës për arratisje, ai ka përplasur një makinë të policisë, por është neutralizuar dhe arrestuar.
Burimet konfirmojnë se i arrestuari ishte person me precedentë penalë dhe ishte shpallur më herët në kërkim.
Gjatë kontrollit në automjetin e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar disa mjete ushtarake.
Ndërkohë, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë, ndërsa hetimet vijojnë.