Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pustec të Korçës, ditën e sotme ku një 61-vjeçar ka plagosur me thikë vëllain për motive të dobëta. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:40, në ambientet e një lokali, kur shtetasi me inicialet K.M., për motive të dobëta, kishte dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë) vëllain e tij, shtetasin me inicialet P. M., rreth 59 vjeç.
Mësohet se 59-vjeçari i plagosur ndodhet në ambientet e spitalit rajonal të Korçës, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa vëllai i tij është shoqëruar në ambientet e Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Pustec, Korçë.
Plagosi me mjet të mprehtë vëllain e tij, kapet dhe ndalohet nga Policia autori i dyshuar i ngjarjes.
Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Liqenas, Pustec, rreth orës 14:40, në ambientet e një lokali shtetasi K. M., rreth 61 vjeç, për motive të dobëta, kishte dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë) vëllain e tij, shtetasin P. M., rreth 59 vjeç, menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, të cilat falë reagimit në kohë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes.
59-vjeçari P. M., aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi K. M., ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.