Një plagosje me thikë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në qytetin e Durrëst. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20, kur pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A.B., ka lënduar me mjet prerës (thikë), shtetasin S.G., 19 vjeç, banues në Hamallaj. I riu është dërguar në spital dhe ndodhet tashmë nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, nuk janë bërë të ditura detaje të mëtejshme rreth gjendjes së tij shëndetësore.
Aktualisht autori i ngjarjes është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa këta të fundit po vijojnë me krehjen e zonës për të bërë të mundur edhe kapjen e tij.
Grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e rrethanave që çuan në plagosjen e të riut, teksa paraprakisht dyshimet janë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes dy personave.
Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 24.07.2021, në orën 16:20, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi A. B., ka lënduar me mjet prerës (thikë), shtetasin S. G., 19 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.