Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pjesë e “Trekëndëshit të Bermudës”, Presidenca reagon për deklaratat e Bashës

17:36 18/11/2021
Reading Time: 5 min lexim

Presidenca ka reaguar mbi akuzat e hedhura nga Lulzim Basha ndaj presidentit Ilir Meta. Me një reagim në Facebook zëdhënësi Tedi Blushi e ka konsideruar keqardhje përfshirjen e presidentit Ilir Meta në akuzat e tij më “Trekëndëshin e Bermudës”  duke i rikujtuar atij bojkotin e reformës administrative-territoriale, të reformës në drejtësi, djegia e mandateve të deputetëve dhe zerimi i opozitës në pushtetin vendor;

Ai shkruan se Presidenti i Republikës vazhdon të ketë vullnetin ta mirëpresë z.Basha, për çdo sqarim apo paqartësi, në Zyrën e Tij në Institucionin e Presidentit, ku gjithmonë është mirëpritur, sa herë ka kërkuar takime dhe ndihmë për të dalë nga bojkotet dhe krizat, që i shpikte vetë.

Kujtojmë se Kreu i Partisë  Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar kundërpërgjigjen e presidentit Ilir Meta për akuzën e tij dhe krahasimin e bërë me “Trekëndëshin e Bermudës”. I pyetur nga gazetari i ABC Juxhin Mustafaraj për deklaratën e Metës, Basha u shtoi se trekëndëshi i Bermudës nuk janë thjesht tre persona, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama, duke shtjelluar më tej edhe idenë e tij.

“Beteja e Partisë Demokratike është pikërisht me këtë trekëndësh të pushtetit të korruptuar, të krimit të organizuar, të oligarkisë dhe në këtë pikëpamje çdokush që është për interesat e veta personale, cilado qoftë zanafilla e këtyre interesave personale, shpallja non grata apo çfarëdo interesi tjetër që nuk rreshtohet me shqiptarët kundër këtyre tre fenomeneve, patjetër që është në vetvete një trekëndësh problematik për shqiptarët, një trekëndësh Bermude dhe përballë do të jetë jo vetëm Lulzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike, jo vetëm mua, po do të ketë Partinë Demokratike dhe gjithë këto forca shoqërore, të cilat sot më shumë se kurrë, e kanë kuptuar që ka patur pakte të hapura dhe të fshehta për të ruajtur këtë status quo tashmë 30 vjeçare. Ky është tranzicioni që nuk merr fund dhe në këtë kuptim, trekëndëshi i Bermudës nuk janë thjesht tre persona, por është kultura e pandëshkueshmërisë, është bashkëpunimi i politikës me krimin, s’ka rëndësi nëse është për të marrë pushtetin apo kur je në hall edhe kur je në opozitë dhe është përqendrimi putinist i ekonomisë në duart e oligarkëve,”-tha Basha ndër të tjera.

Lulzim Basha: Vendimi i Partisë Demokratike është fare i qartë. Dhe sa i takon çështjes së mendimit ndryshe, mendimi ndryshe është respektuar në Partinë Demokratike gjatë 8 viteve që unë kam qenë kryetar si asnjëherë më parë. Por një gjë është mendimi ndryshe dhe një gjë është identiteti i Partisë Demokratike. Identiteti i Partisë Demokratike nuk mund të jetë ndryshe përveçse Pro perëndimorë, pro Amerikan. Kjo nuk është çështje e mendimit ndryshe. Statuti i Partisë Demokratike është i qartë, nuk është çështje opinionesh. Pretendimi për fraksione, është një pretendim i rremë, bëhet fjalë për klane. Klane përfituesish të 8-vjeçarit të parë të qeverisjes së Partisë Demokratike që tani janë kthyer me lugë në brez, shumë prej tyre nga Kanadaja, Anglia, Amerika, pasi kanë përfituar dhe janë zhdukur në 2013-ën, i shohim në radhën e parë duke shfrytëzuar prapë sakrificën dhe zemërimin apo marrëzinë e shumë demokratëve për masakrën zgjedhore të 25 prillit, me shpresën se do të futen në një tjetër gosti ku përsëri duke shkelmuar mbi sakrificën e demokratëve, të pasurohen e të vazhdojnë ta bëjnë rrush e kumbulla sakrificën e demokratëve. Pra, nuk bëhet fjalë për ide konstruktive, fraksionesh e të tjerë sepse Partia Demokratike, jo vetëm ka lirinë e mendimit po si asnjëherë më parë përmes programit të saj dhe përmes përfshirjes në grup parlamentar dhe në çdo instancë drejtuese ka treguar se është një parti e të përndjekurve, është një parti e pronarëve, është një parti e rinisë, është një parti e sipërmarrjes në tërësi dhe sipërmarrjes të vogël e të mesme në veçanti mbi parimet e konkurrencës dhe jo të monopoleve. Është një parti e fermerëve, si një shtyllë e rëndësishme e ekonomisë dhe e shoqërisë konservatore. Pra, le t’i dallojmë klanet nga fraksionet. Parti klanesh do të thotë përçarje e partisë, nuk janë këto fraksionet, ndërsa mendimi ndryshe dhe përfaqësimi brenda Partisë Demokratike i gjithë këtyre interesave tashmë po ndodh dhe do të vazhdojë të ndodhë dhe kjo është forca e re, forca e rigjetur e Partisë Demokratike për t’i dhënë zë të gjitha shtresave shoqërore. Të gjitha këto shtresa shoqërore, për të ardhur tek pyetja juaj e fundit, e kuptojmë fare mirë se ka tre dekada që tranzicioni nuk merr fund, nuk përmbyllet e nuk përmbyllet, zgjatet e stërzgjatet. Arsyeja është fare e thjeshtë sepse një kastë e vogël njerëzish kanë shkelmuar interesat bazë të një shoqërie demokratike, zgjedhjet e lira, konkurrencën e lirë, zbatimin e ligjit. Zgjedhjet vidhen nga një grusht pushtetarësh me një grusht kriminelësh e oligarkësh. Ekonomia shkatërrohet, bizneset e vogla falimentojnë, bizneset e ndershme falimentojnë, njerëzit shpunësohen sepse pushteti e ka putinizuar ekonominë dhe e ka drejtuar të gjitha resurset e pasura të Shqipërisë te një grusht oligarkësh dhe më e keqja, dhe kjo është pjesa e tretë e një trekëndëshi të ngjashëm me trekëndëshin e Bermudës, nuk kanë ndëshkueshmëri. Ka një karusel që vërtitet, janë të njëjtët oligarkë, të njëjtët kriminelë që përfitojnë, është i njëjti popull, të njëjta shtresa, të përndjekurit, pronarët, sipërmarrësit, rinia, intelektualët, profesionistët, shtresa e mesme, fermerët të cilët vetëm dëmtohen ekonomikisht, nga pikëpamja shoqërore, detyrohen të emigrojnë. Beteja e Partisë Demokratike është pikërisht me këtë trekëndësh të pushtetit të korruptuar, të krimit të organizuar, të oligarkisë dhe në këtë pikëpamje çdokush që është për interesat e veta personale, cilado qoftë zanafilla e këtyre interesave personale, shpallja non grata apo çfarëdo interesi tjetër që nuk rreshtohet me shqiptarët kundër këtyre tre fenomeneve, patjetër që është në vetvete një trekëndësh problematik për shqiptarët, një trekëndësh Bermude dhe përballë do të jetë jo vetëm Lulzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike, jo vetëm mua, po do të ketë Partinë Demokratike dhe gjithë këto forca shoqërore, të cilat sot më shumë se kurrë, e kanë kuptuar që ka patur pakte të hapura dhe të fshehta për të ruajtur këtë status quo tashmë 30 vjeçare. Ky është tranzicioni që nuk merr fund dhe në këtë kuptim, trekëndëshi i Bermudës nuk janë thjesht tre persona, por është kultura e pandëshkueshmërisë, është bashkëpunimi i politikës me krimin, s’ka rëndësi nëse është për të marrë pushtetin apo kur je në hall edhe kur je në opozitë dhe është përqendrimi putinist i ekonomisë në duart e oligarkëve. Përballë ka vetëm një forcë; po nuk është as e vogël, as e dobët është forca më e madhe, është forca që rrëzoi komunizmin dhe hapi dyert e Shqipërisë, e çoi në NATO, e çoi në lëvizjen e lirë të Europës, do ta çojë drejt idealit europian të një shoqërie të lirë ku pakica të mos diktojë shumicën, ku pakica të jetë pakicë, e respektuar sa i takon brenda ligjit dhe Kushtetutës po ku shumica të jetë në gjendje të ndërtojë një jetë normale, me dinjitet, me punë sipas ligjeve, Kushtetutës dhe moralit njerëzor, në shtëpinë e vet, pa u detyruar të largohet nga shtëpia e vet.

Të lidhura

Policia e Shtetit prezanton masat për sezonin turistik
Aktualitet

Policia e Shtetit prezanton masat për sezonin turistik

Për të siguruar rendin dhe sigurinë gjatë sezonit veror 2025, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash...

11:26 17/06/2025
Nis procesi i rinumërimit të votave për katër qarqe
Aktualitet

Nis procesi i rinumërimit të votave për katër qarqe

Procesi i rinumërimit të një pjese të votave për qarqet Tiranë, Elbasan, Fier dhe Durrës nisi këtë të martë, në...

11:19 17/06/2025
Para
Vrasja e 8-vjeçarit, Ministrja Bora Muzhaqi “s’ka kohë” tu përgjigjet gazetarëve, reagon në rrjete sociale…

Vrasja e 8-vjeçarit, Ministrja Bora Muzhaqi "s'ka kohë" tu përgjigjet gazetarëve, reagon në rrjete sociale...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Policia e Shtetit prezanton masat për sezonin turistik

Policia e Shtetit prezanton masat për sezonin turistik

11:26 17/06/2025
Nis procesi i rinumërimit të votave për katër qarqe

Nis procesi i rinumërimit të votave për katër qarqe

11:19 17/06/2025
Matura Shtetërore/ Pas 30 minutash provim, del teza e Matematikës

Matura Shtetërore/ Pas 30 minutash provim, del teza e Matematikës

11:11 17/06/2025
Martin Cani u vra në shkollë, mësuesja kujdestare refuzon të flasë

Martin Cani u vra në shkollë, mësuesja kujdestare refuzon të flasë

10:29 17/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.