Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pirro Vëngut i bëhen “mal” shkeljet, PD dërgon në SPAK tjetër dosje

14:06 05/08/2024
Reading Time: 3 min lexim

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përmes kreut të grupit Gazment Bardhi, i ka kërkuar përsëri sot SPAK të nisë hetimet për ish-drejtorin e Autoritetit Portual Durrës, ministrin e ri të Mbrojtjes Pirro Vëngu. Sipas PD, shkak për këtë shtesë në kallëzimin e njoftuar më 31 korrik, janë bërë disa shkelje ligjore që ish- drejtori i Portit të Durrësit ka bërë gjatë ushtrimit të detyrës. PD e akuzon Vëngun se ka favorizuar kompanitë koncesionare si dhe ka kryer 11 procedura tenderi në shkelje me ligjin.

Vetëm pak ditë më parë Vengu u “pagëzua” si ministër i Mbrojtjes nga Rama. Firmosjet vend e pa vend të tij në shkelje të ligjit në fakt datojnë që në 2019, atëherë kur ai mbante këtë post.

Ai është një nga protagonistët e projektit në këtë port vjedhja më e madhe e pronës publike. Miliarda lekë nga buxheti i shtetit kanë përfunduar për gjelbërimin e kullave të arabëve, vinçat, zyra modulare e trajnime. Ai i ka shtrirë “tentakulat” e zhvatjes kudo në Portin e Durrësit dhe e ka bërë rrugë talljen me buxhetin e shtetit, megjithatë sot mban postin e Ministrit të Mbrojtjes.

Ndërsa xhepat e qytetarëve zbrazen në çdo lëvizje që kreu i qeverisë bën në kabinetin e tij, sigurohet që oligarkët t’i mbajë sa më afër vetes.  (lexo këtu)

Shkeljet e pretenduara sipas PD

(i) mosrealizim të të ardhurave për shkak të favorizimit të subjekteve private; (ii) shpërblime të pamerituara për punonjësit; (iii) shpenzime të panevojshme dhe të pajustifikuara për karburant; (iv) mosarkëtimi të borxheve të praprambetura; (v) shkelje flagrante në procedurat e prokurimit publik; (vi) mosrespektim të detyrimeve ligjore dhe kontraktore në kontratat për dhënie me qira të ambienteve/trojeve; (vii) favorizim në kundërshtim me ligjin i subjekteve që kryejnë përpunimin e mallrave; dhe (viii) mungesa e kontrollit dhe favorizimi i koncesionarëve që operojnë në Portin e Durrësit.

– Nga verifikimi i 11 procedurave të prokurimit publik, me vlerë 34 milionë euro, rezulton se janë kryer një sërë shkeljesh ligjore nga Drejtori i Përgjithshëm i APD-së, Pirro Vëngu. Karakteri sistematik dhe i përsëritur i këtyre shkeljeve me efekt tepër negativ për Buxhetin e Shtetit dhe në favor të subjekteve tregtare private, dëshmon për një veprimtari kriminale të organizuar dhe të qëndrueshme të shtetasit Pirro Vëngu, në cilësinë e titullarit të Autoritetit Portual Durrës.

– Nga auditimi i 72 kontratave për dhënien me qira të ambienteve dhe trojeve të depozitimit, rezulton se për tarifimin e subjekteve nuk respektohet VKM nr. 54, datë 05.02.2024 “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës e të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore”.

– Nga verifikimi i kontratave me tre kompanitë që operojnë për kryerjen e përpunimit të mallrave (ngarkim-shkarkim), rezulton se janë favorizuar operatorin ekonomik dhe vënë në vështirësi financiare Portin e Durrësit.

– Nga verifikimi i kontratave me tre kompanitë koncesionare, konstatohet se nuk janë kryer investimet sipas parashikimeve kontraktore; ka mangësi në menaxhimin e sistemit për monitorimin e kontratës së konçesionit në terminalin e trageteve, çka ka sjellë ulje të ardhurave për Portin e Durrësit, duke favorizuar në kundërshtim me ligjin kompanitë koncesionare.

– Sipas një analize të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit si rezultat i veprimeve dhe mosveprimeve të shtetasit Pirro Vëngu është shkaktuar:
a) dëm ekonomik prej 124.792.132 lekë, që përfaqëson shpërblime të padrejta, penalitete dhe pagesa për punime të pakryera gjatë zbatimit të kontratave.

b) efekte negative në administrimin e fondeve publike për menaxhimin me ekonomicitet, eficencë dhe efektivitet të tyre në vlerën prej 2.575.066.085 lekë, në zbatimin e procedurave të prokurimit publik, shpërblimet ndaj punonjësve, nga gjyqet për largimet e padrejta nga puna të punonjësve, mosshfrytëzimin e aseteve.

c) të ardhura të munguara në vlerën 119.406.605 lekë në mos shfrytëzimin e aseteve të APD në përpunimin e mallrave rifuxhi, por janë përdorur kompanitë stivadore.

“Në këto kushte, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara mbi prova, se Pirro Vëngu, ish-drejtor i Autoritetit Portual Durrës, dhe aktualisht ministër i Mbrojtjes, ka konsumuar veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të parashikuara nga nenet 248 dhe 258 të Kodit Penal”, thuhet në dokumentin e PD dorëzuar në SPAK për ministrin e ri të Mbrojtjes.

Etiketa: gazment bardhi

Të tjera

Inceneratorët, SPAK çon për gjykim Arben Ahmetajn dhe 10 të tjerë
Aktualitet

Inceneratorët, SPAK çon për gjykim Arben Ahmetajn dhe 10 të tjerë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për procedimin penal nr. 277/1 të vitit 2022...

14:02 18/03/2026
GJKKO çon në gjyq Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin për korrupsion e pastrim parash, shpërthejnë pas vendimit: “Do shohim Big Brother të drejtësisë”
Aktualitet

GJKKO çon në gjyq Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin për korrupsion e pastrim parash, shpërthejnë pas vendimit: “Do shohim Big Brother të drejtësisë”

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur kalimin për gjykim në themel të dosjes ndaj ish-presidentit...

13:45 18/03/2026
Para
EMRAT/ Dënohen me 40 vite burg klani italo-shqiptar i narkotrafikut

EMRAT/ Dënohen me 40 vite burg klani italo-shqiptar i narkotrafikut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Inceneratorët, SPAK çon për gjykim Arben Ahmetajn dhe 10 të tjerë

Inceneratorët, SPAK çon për gjykim Arben Ahmetajn dhe 10 të tjerë

14:02 18/03/2026
GJKKO çon në gjyq Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin për korrupsion e pastrim parash, shpërthejnë pas vendimit: “Do shohim Big Brother të drejtësisë”

GJKKO çon në gjyq Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin për korrupsion e pastrim parash, shpërthejnë pas vendimit: “Do shohim Big Brother të drejtësisë”

13:45 18/03/2026
Horror në Prishtinë: 5-vjeçari në kujdes intensiv pas dhunës së prindërve, dyshohet se i prenë gishtat e këmbës

Horror në Prishtinë: 5-vjeçari në kujdes intensiv pas dhunës së prindërve, dyshohet se i prenë gishtat e këmbës

13:03 18/03/2026
“U varrosën për së gjalli nën beton”/ Tragjedi në Vjenë, humbin jetën 3 shqiptarë në punë

“U varrosën për së gjalli nën beton”/ Tragjedi në Vjenë, humbin jetën 3 shqiptarë në punë

11:57 18/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.