Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pezullimi i mjekut të njohur/ Korrupsioni në shëndetësi nuk fillon nga bluzat e bardha

18:17 11/02/2021
Reading Time: 3 min lexim

Sistemi shëndetësor shqiptar po e tregon për të disajtën herë është që në themel i kapur nga padrejtësitë dhe aferat e mëdha korruptive. Të gjithëve atyre që fakeqësisht iu është dashur të përballen me spitalet në vendin tonë e dinë se duhet të bëjnë gati paratë që nga roja i derës e deri te drejtorët e zyrtarët që përfitojnë nga pacientët.
Pse ndodh kjo?
Me rastet e zbuluara së fundmi është e thjeshtë ta drejtojmë gishtin nga mjekët e infermierët duke i akuzuar për zhvatje, dhe natyrisht që gjithsecili duhet të mbajë përgjegjësi penale për shkeljet e kryera. Por akush nuk flet për pagat e ulëta të mjekëve që shtyjnë masivisht në korrupsion. Pse do duhej një mjek që paguhet mirë të pranojë rryshfete?! Pagat maksimale të mjekëve shkojnë deri në 50 000-60 000 lekë të reja, dhe për infermierët akoma më të ulëta. Sa herë vjen momenti për fushatë, si qeveria ashtu edhe opozita premtojnë rritje pagash që nuk ndodh kurrë. Monitor.al shkruante në tetor të vitit të kaluar se Shqipëria ka pagat më të ulëta për mjekët nga e gjithë Europa:
“Instituti Ndërkombëtar për Studime Ekonomike në Vjenë përllogariti pagat e mjekëve, duke i krahasuar me mesataren e 15 vendeve të BE-së. Nga kjo përllogaritje, ekspertët e Vjenës gjetën se Shqipëria ofron nivelin më të ulët të pagave në raport me mesataren e BE-së, ndërsa Luksemburgu ofron pagat më të larta në raport me mesataren e BE-së.”-shkruante Monitor
Janë këto edhe arsyet pse një pjesë e mjekëve më të mirë detyrohen të emigrojnë drejt Gjermanisë (siç ka ndodhur rëndom vitet e fundit), pjesa tjetër detyrohet të punojë në kushte të vështira në Shqipëri. Këta të fundit ndodh të bëjnë edhe dy punë, ndodh edhe të punojnë me orare të zgjatura dhe në rastin më të keq të korruptohen për t’i siguruar vetes dhe familjes mirëqenien minimale. Më herët Gazeta Reforma duke cituar sërish Monitor.al ka publikuar lajmin se nga viti 2010-2017 nga Shqipëria janë larguar plot 772 mjekë. Pra nga 7 gjenerata të diplomuarish, 3 kanë emigruar jashtë.
“Nga viti 2010 deri në vitin 2017 janë larguar nga vendi 772 mjekë, me arsim të përgjithshëm ose me specializime pasuniversitare, sipas të dhënave nga Forumi Ekonomik Ndërkombëtar i Vjenës. Sipas “Monitor”, ky numër përfaqëson me shumë se tre gjenerata të dala nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Tiranës ku diplomimet mesatare në një vit janë më pak se 200 mjekë. Nga 7 gjenerata të diplomuarish, 3 kanë emigruar gjatë peridhës në studim.”
Ditën e sotme janë zbuluar raste të reja korrupsioni në shëndetësi, ku ka pasur edhe pezullime të bujshme të mjekëve dhe infermierëve në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”. Edvin Prifti, një nga mjekët më të njohur në fushën e kardiologjisë është pezulluar nga detyra me akuzën e “korrupsionit pasiv”. Emri i Priftit, një nga më të mirët në fushën e tij dhe kritik lidhur me situatën që po kalon vendi ynë nga pandemia, është përmendur në dosjen që çoi në arrestimin e gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha.
Rasti i Priftit kishte të bënte me një rast korrupsioni që na ndodh të gjithëve nëpër dyert e spitaleve. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se sekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi i ka dhënë drejtpërdrejt përfitim të parregullt mjekut, me qëllim që ky i fundit të bënte operacion mamanë e saj.
Pa dyshim që çdo rast korrupsioni është i dënueshëm, për sa kohë qytetarët drejtohen për shërbim në institucione publike tek të cilat nuk supozohet të paguajnë. Skandalet e ditëve të fundit e kanë kthyer të gjithë vëmendjen te bluzat e bardha që kanë marrë rryshfete të majme kundrejt shërbimeve që duhet t’iu ofrojnë pacientëve. Por askush nuk ka folur për shkaqet e vërteta të korrupsionit dhe të arsyeve që i shtyjnë mjekët të korruptohen.
Kjo panoramë është ajo që nodh në çdo profesion të keqpaguar të sektorit publik në Shqipëri.
Korrupsioni në shëndetësi nuk fillon nga mjekët e infermierët, ai fillon në zyrat e drejtorëve dhe ministrisë që japin tendera të majmë për përfitimet e tyre personale. Dhe përderisa korrupsioni nuk luftohet institucionalisht, ai nuk do të përfundojë me evidentimin dhe arrestimin e rasteve të izoluara që janë produkt i një sistemi që është fund e krye i korruptuar.

Etiketa: bluzat e bardhakorrupsioni ne shendetesipergjimetpezullohet mjeku

Të lidhura

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren
Aktualitet

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin...

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja,...

21:34 14/05/2025
Para

Përhapja e shpejtë e mutacioneve, rritet alarmi: Mund të rrezikojnë procesin e vaksinimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.