Një nga krijesat më të rrezikshme, që ndodhet në detin Adriatik, është kapur nga peshkatarët.
Bëhet fjalë për peshkaqenin tigër.
Kanë qenë peshkatarët durrsakë të peshkarexhës “Meduza”, që e kanë sjellë në breg.
Peshkaqeni sipas “Top Channel” peshon rreth 500 kg.
Krijesa e rrezikshme është kapur në thellësinë 170m.
Kujtojmë se një muaj më parë në Sarandë u kap një peshkaqen dem 2m i gjatë, që peshonte 100 kg.