Covid-19, virusi që ka ‘paralizuar’, frikësuar dhe ka ngritur shumë pikëpyetje në mendjet e njerëzve deri tani ka shënuar 116,017 viktima, 180,872 të infektuar, teksa 434,313 persona janë shëruar.
Shumë pak dihet për të, që tashmë është përhapur kudo, madje ka ‘gjunjëzuar’ edhe kombet më të fuqishme në botë, ndërsa mjekët ende nuk kanë një ilaç në duart e tyre.
Deri tani bluzat e bardha kanë bërë kombinime medikamentesh, ose kanë përdorur antibiotikë, që kanë mundur ‘armikun’ në murtajat e mëparshme.
Duke iu referuar shkencëtarëve, vaksina e parë mund të jetë e disponueshme, pas afro një vit, teksa edhe Organizata Botërore e Shëndetit është dorëzuar.
Ditën e sotme ajo ka dhënë dy deklarata që kanë zbehur shpresat se virusi do largohet shpejt, duke thënë se askush se di sa do zgjasë dhe se ritmi i pandemisë së koronavirusit do të bjerë shumë herë më avash nga sa mund të mendojmë ne.
OBSH: Mbajtja e maskës do kthehet në normë, nuk e dimë kur koronavirusi do të zhduket
OBSH jep një tjetër lajm të keq dhe këshillon shtetet: “Kujdes me lehtësimin e masave”
Edhe në vendin tonë, teksa të gjithë prisnim që situata në vendin tonë të përmirësohej, këtë të hënë bilanci nga COVID-19 është thelluar, duke hedhur poshtë edhe pritshmëritë e mjekëve.
Numri i të infektuarve ka shkuar në 467, pasi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 21 raste të reja, teksa disa minuta më parë ndërroi jetë edhe një 45-vjeçar nga Shkodra, duke e çuar në 24 numrin e viktimave.
Aleksandër Sallabanda ekspert i shëndetit publik, në një intervistë për “ABC News” ka folur për situatën e COVID-19, duke thënë se në një luftë gjithmonë ka njerëz që sakrifikojnë për dikë tjetër, ndërsa theksoi se qytetarët duhet të kuptojnë se tashmë duhet të bashkëjetojmë me të keqen.
Sallabanda u shpreh se është shumë e rëndësishme që situata të shihet me një sy kritik pasi kjo pandemi shkakton një trysni të madhe.
I pyetur se pse Covid-19 nuk po zhduket si SARS, mjeku tha se ky i fundit u zhduk sepse ishte pak dhe ishin shpërthime që tretën vetvetiu, duke shtuar se duhet që 60% e të gjithë rruzullit tokësor të ketë antitrupa dhe duhet të gjejmë një mënyrë që çdo rreth të marrë detyrën.
Virusi sipas mjekut do të zhduket në mënyrë natyrore, ashtu si është krijuar.
E pranoni mundësinë qarkullimit të virusit në një periudhë më të hershme?
Nëse do ti futemi këtij diskutimi duhet ta konkretizojmë. Përpara një pragu epidemie ka gjithmonë vend për të diskutuar. Një virus që nuk jep infeksion nuk është e lehtë të supozohet se ka qenë , kjo duhet faktuar dhe ne nuk e faktojmë dot. Për të dalë nga kjo situatë një nga kriteret është edhe marrja e masave. Marrja e masave është në të gjithë botën. Besoj që për çdo zhvillim, ne shikojmë Amerikën, si shpëtimtarin tonë. Dalja e situatës nga epidemia kërkon shumë veprime dhe një nga këto të mbrohet jeta e njerëzve. Dikush ka menduar që populli jonë nuk i zbaton të gjitha ligjet. Kjo ka të bëjë edhe me kulturën e individit. Është e drejta e shtetit që të mos lejojë mbi 60 vjeçarët të dalin. Pjesa tjetër duhet të mbetet në konsideratë sepse 85 % infektohen pa shenja klinike, 10 % me forma të lehta dhe 2 % me forma të rënda.
Nëse kam 85 % që nuk duan tja dijnë për infeksionin, por që na dhurojnë imunitet, është një pasuri shumë e madhe sepse këtë imunitet ne duhet ta vendosim në përdorim të të gjithë popullatës. Duhet të krijojmë brezin e sigurisë së imunitetit, ose e quajtur ndryshe imuniti i tufës.
Specialistët nga e gjithë bota thanë, që të dalim nga kjo situatë duhet të krijojmë brezin e imunitetit.
Duhet ti besojmë shkencës, vaksina që të vijë kërkon një kohë shumë të gjatë, por ka edhe shumë vështirësi për ta aplikuar. Duhet të krijojmë brezin e sigurisë, imun, që ne të kemi antitrupa në trupin tonë duhet të shuajmë në 60% nivelin e epidemisë. Ndërkohë mbi 90% do të na duhet që të shuhet e gjithë kjo pandemi. Që të ndodhë një gjë e tillë duhet të kemi njerëz që të kenë antitrupa që do të thotë të jenë ndeshur me virusin.
Gjatë bisedës në studio mjeku u shpreh se virusi SARS ndryshe nga koronavirusi pati shpërthime që u tretën vetvetiu, ndërsa theksoi se virusi do të zhduket në mënyrë naryrore.
Përse u zhduk SARS dhe nuk zhduket koronavirusi?
SARS u zhduk sepse ishte pak dhe ishin shpërthime që tretën vetvetiu.
Duhet që 60% e të gjithë rruzullit tokësor të ketë antitrupa dhe duhet të gjejmë një mënyrë që çdo rreth të marrë detyrën. Virusi do të zhduket në mënyrë natyrore, ashtu si është krijuar. Vërtet kemi marrë masa të forta për të mos qarkulluar në rrugë, por ku i çojmë të infektuarit natën, në shtëpi dhe në këtë mënyrë infektohen të tjerë. Masat janë të diskutueshme, por nuk mund të thuhet që nuk janë të rëndësishme. Gjithashtu qytetarët brenda shtëpisë duhet të qëndrojnë të ndarë.
Virusi do të rikthehet në shtator?
Patjetër që po.