Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Përplasjet tek “Petro Nini”/ CRCA: Përmbaruesit kanë ushtruar dhunë institucionale ndaj fëmijëve

20:51 11/03/2019
Reading Time: 4 min lexim

Ngjarja e ditës së sotme ku policia ka shkuar për të prishur një banesë pranë shkollës “Petro Nini” ka hasur jo pak polemika, mirëpo trajtimi i bërë kryesisht ndaj fëmijëve ka sjellë edhe reagimin e Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA).

CRCA, në një deklaratë publike është shprehur se e ndëshkon sjelljen që Policia e Shtetit ka bërë sidomos ndaj fëmijëve dhe që mbi të gjitha ka lejuar që përmbaruesit të zhvillojnë këtë shfaqje “të shëmtuar të dhunës institucionale, pavarësisht se pas derës qëndronin familjarë, përfshi edhe fëmijët e tyre të vegjël”.

“Në mënyrë të pakuptimtë punonjësit e policisë së shtetit janë parë të ndalojnë qytetarët e thjeshtë, përfshi edhe fëmijë, që t’i dalin në mbrojtje familjeve në fjalë, por ata në asnjë moment nuk janë parë të ndalojnë veprimet e dhunshme të zyrtarëve të përmbarimit. Ky trajtim i pabarabartë i të dy palëve, e ka vendosur policinë e shtetit në një pozitë ku ajo neglizhon dhunën shtetërore të ushtruar nga punonjësit e përmbarimit, kur ajo qartazi rrezikonte ndër të tjera jetën e fëmijëve”, shkruhet në deklaratën e CRCA-së.

Sipas deklaratës së bërë, sjellja që përmbaruesit gjyqësorë kanë bërë ka qenë në kundërshtim të hapur me frymën dhe kërkesat e Konventës për të Drejtat e Fëmijës dhe të Ligjit për të Drejtat e Fëmijë, duke argumentuar se ajo jo vetëm është zhvilluar në kushtet e dhunës emocionale, por për më tepër ajo ka marr formën e torturës, duke i trajtuar fëmijët në mënyrë poshtëruese dhe çnjerëzore.

Deklarata e plotë e CRCA:

SHTETI SHQIPTAR TË MBROJË FËMIJËT NGA DHUNA INSTITUCIONALE!

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA), me anë të kësaj deklarate publike, kërkon të shprehë indinjatën e saj të thellë mbi trajtimin e papërshtatshëm dhe përballjen e fëmijëve me dhunë institucionale, të ushtruar nga punonjësit e përmbarimi tshtetëror në Tiranë.

Sot në mëngjes, përmbarimi gjyqësor, i shoqëruar nga një numër i lartë i forcave të policisë së shtetit, kanë tentuar të hyjnë në mënyrë të dhunshme në një ndërtesë dy-katëshe të ndodhur në kryqëzimin e Rrugës “Sami Frashëri” me Rrugën “Marko Boçari”. Sipas raporteve të mediave, ndërtesa dy-katëshe është një shtesë e ndërtuar në mënyrë jo të rregullt dhe se toka ku ajo është ndërtuar, i takon dikujt tjetër.

Familjet, që jetojnë në këtë ndërtesë, kanë refuzuar zbatimin e vendimit të gjykatës, që kërkon lirimin e këtij mjedisi, ku ata ende jetojnë, dhe nuk kanë lejuar hyrjen e përmbarimit në mjediset e brendshme të shtëpive të tyre. Mediat televizive e treguan live përballjen, ku nga njëra anë e derës së jashtme punonjësit e përmbarimit godisnin me kazma dhe me mjete të rënda metalike, duke tentuar të hynin me force Brenda në oborr, ndërsa nga krahu tjetër, familjarët së bashku me fëmijët e tyre, u panë të qëndronin mbështetur mbrapa derës, për të mos lejuar shembjen e saj.

Punonjësit përmbarimorë, për mbi 20 minuta kanë tentuar ta hapin derën me forcë. Ata janë lejuar nga policia që ta zhvillojnë të gjithë këtë  shfaqje të shëmtuar të dhunës institucionale, pavarësisht se pas derës qëndronin familjarë, përfshi edhe fëmijët e tyre të vegjël. Në mënyrë të pakuptimtë punonjësit e policisë së shtetit janë parë të ndalojnë qytetarët e thjeshtë, përfshi edhe fëmijë, që t’i dalin në mbrojtje familjeve në fjalë, por ata në asnjë moment nuk janë parë të ndalojnë veprimet e dhunshme të zyrtarëve të përmbarimit. Ky trajtim i pabarabartë i të dy palëve, e ka vendosur policinë e shtetit në një pozitë ku ajo neglizhon dhunën shtetërore të ushtruar nga punonjësit e përmbarimit, kur ajo qartazi rrezikonte ndër të tjera jetën e fëmijëve.

Shqipëria që prejvitit 1992 është shtet pa lënë Konventën për të Drejtat e Fëmijës së OKB-së. Në këtë kuadër shteti shqiptar dhe të gjithë institucionet e tij janë të detyruar që të marrin të gjitha masat për mbrojtjen e fëmijëve nga çdo formë e dhunës (Neni 19), ndërkohë që Neni 37 i saj thotë: “Asnjë fëmijë nuk duhet t’i nënshtrohet torturës, apo trajtimeve os edënimeve mizore, çnjerëzore ose poshtëruese.” Po ashtu shteti shqiptar ka detyrime për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, sipas parashikimeve të Ligjit për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve (2017).

Në mendimin tone sjellja e përmbaruesve gjyqësorë është zhvilluar në kundërshtim të hapur me frymën dhe kërkesat e Konventës për të Drejtat e Fëmijës dhe të Ligjit për të Drejtat e Fëmijës, pasi ajo jo vetëm është zhvilluar në kushtet e dhunës emocionale, por për më tepër ajo ka marr formën e torturës, duke i trajtuar fëmijët në mënyrë poshtëruese dhe çnjerëzore!

Shfaqja e shëmtuar ku 4-5 burra dhe djem të rinj, godasin me forcë derën e shtepisë, me shkelma, grushta dhe mjete të tjera metalike, është jo vetëm dhunë institucionale ndaj fëmijëve që banojnë në atë shtepi, që ata kanë besuar se është e tyrja gjatë gjithë jetës së tyre fëmijnore, por ajo është edhe një shfaqje e dhunës ndaj nesh si individë dhe shoqëri. Në bindjen tone Policia e Shtetit i kishte dhe ende i ka të gjitha mjetet e komunikimit dhe negocimit në dispozicion me familjarët dhe mund të kishte parandaluar në kohë ushtrimin e dhunës ndaj fëmijëve të vegjël. Kjo neglizhencë në bindjen tone është e pajustifikuar!

Nga sa më sipër, CRCA i bën thirrje të gjitha organeve ligjzbatuese në Shqipëri, që interesi më i lartë i fëmijës dhe mbrojtja e posaçme, qendrojnë në themel të ligjit dhe të të drejtës në vend. Zbatimi i vendimeve gjyqësore, nuk mund të bëhet nëse ato rrezikojnë seriozisht jetën dhe mirëqenien fizike apo emocionale të fëmijëve. Ne i kërkojmë sot Policisë së Shtetit: Mbroni Fëmijët nga Dhuna!

Tiranë, 11.03.2019

 

Etiketa: CRCAdhune ndaj femijevepermbaruesit

Të tjera

Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!
Kryesore

Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!

Nga Irena Beqiraj Në vitin 1956, Belgjika përfundoi autostradën e saj të parë, e cila shkonte nga kryeqyteti, Brukseli, në...

03:29 08/08/2025
Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
Aktualitet

Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Një tjetër histori e pacipë e grabitjes urbane në Tiranë u rikthye në vëmendje, një shkelje që Gazeta Reforma e...

03:30 08/08/2025
Para

Horoskopi për ditën e sotme, 12 mars 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!

Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!

03:29 08/08/2025
Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

03:30 08/08/2025
Izraeli planifikon marrjen e plotë të kontrollit të Gazës!

Izraeli planifikon marrjen e plotë të kontrollit të Gazës!

03:31 08/08/2025
Syri i Kaltër përballet me abuzime të vazhdueshme, institucionet heshtin

Syri i Kaltër përballet me abuzime të vazhdueshme, institucionet heshtin

03:32 08/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.