Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Përplasjet Rama-Meta! VOA: Dosjet e Sigurimit, një histori e pandriçuar asnjëherë në Shqipëri

15:15 31/07/2022
Reading Time: 3 min lexim

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot që beson tek Autoriteti i Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit “i cili thotë shkresërisht, se Iliri që doli nga Presidenca para pak ditësh është i njëjti Ilir, që doli edhe nga dosja e Sigurimit”.

Mes ish presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Rama nisën komente të ndërsjellta në Facebook lidhur me çështjen e hapur prej disa ditësh nga Autoriteti i Dosjeve mbi bashkëpunëtorin I.M. të Sigurimit të Shtetit.

“Padiskutim që unë i besoj trupës së drejtuar nga Genta Sula e vetë asaj” – ka shënuar zoti Rama në një shkrim të publikuar përmes Facebook-ut.

Ai thekson se këtë histori nuk i takon politikës ta ndajë, po vetëm Autoritetit të Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.

“Politika thjesht duhet të vërë në dispozicion të atij Autoriteti mjetin e kërkuar ligjor, duke votuar në Kuvend ndryshimet e kërkuara nga vet Autoriteti. Me ato ndryshime i hapet rruga një hetimi të plotë mbi aktivitetin e bashkëpunëtorit me inicialet I.M në shërbim të Sigurimit të Shtetit, po edhe për të tjerë me iniciale të tjera, të cilët deri më sot e kanë fshehur identitetin e tyre, pas klauzolës së privilegjit që u ka krijuar kontrolli kaotik e politik i viteve ’90” – komentoi zoti Rama.

Ish presidenti Ilir Meta ka hedhur poshtë komentet sipas të cilave ai ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit në vitet studentore, duke renditur episode, që e largojnë nga detajet e paraqitura nga Autoriteti i Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Zoti Meta publikoi sot në Facebook një karikaturë nga revista e Sigurimit të Shtetite vitit 1983, e cila sipas tij është krijuar nga kryeministri Edi Rama.

“Partia e Punës e kishte Edi Ramën karikaturistin e preferuar të shkrimeve propagandistike kushtuar Sigurimit dhe spiunazhit. Ndërsa Partia Socialiste e ka Edi Ramën, Kryetarin e bandës së inceneratorëve. Ne do të fokusohemi për të zbardhur grabitjet e tij galopante dhe për t’i dhënë ndëshkimin e merituar” – shënon zoti Meta në faqen e tij në Facebook, përkrah fotove nga revista.

Ish presidenti Meta ka deklaruar se “Autoriteti i Dosjeve do të mbajë përgjegjësi ligjore për falsfikimet dhe shkeljet e rënda që bëri me shkresat e fundit drejtuar Kuvendit”.

Autoriteti i Dosjeve i propozoi Kuvendit ndryshime ligjore në Kodin Zgjedhor dhe në Ligjin për të drejtën e informimit mbi dokumentet e Sigurimit të Shtetit për t’i hapur verifikimit të plotë të ish bashkëpunëtorëve të tij, edhe nëse ata kanë marrë më herët çertifikata të pastërtisë së figurës.

Autoriteti e ka ilustruar këtë nevojë për ndryshime ligjore me inicialet e 6 personave, që mendon se janë bashkëpunëtorë të ish Sigurimit të Shtetit, mes tyre edhe I.M., e megjithatë u kanë shpëtuar verifikimeve dhe kanë vazhduar karrierën gjatë viteve të demokracisë

Menjëherë pas kësaj nisme të Autoritetit, dy grupet më të mëdha parlamentare i kërkuan Kuvendit ndryshime në ligjet, që kanë të bëjnë me sekretin shtetëror dhe me dokumentet e Sigurimit të Shtetit.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike kërkoi de-klasifikimin si sekrete shtetërore të gjithë dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit nga viti 1944 deri në 1991.

Ndërsa socialistët kërkuan që Autoriteti për Informim mbi Dokumentat e ish-Sigurimit të Shtetit të ketë lirinë e verifikimit të pastërtisë së zyrtarëve dhe kandidatëve për deputetë dhe kryebashkiakë, sa herë që ka zgjedhje,

Amendamentet e socialistëve në Kodin Zgjedhor kërkojnë verifikimin e kandidatëve për deputetë dhe kryebashkiakë në çdo palë zgjedhje parlamentare dhe vendore.

Dosjet e Sigurimit famëkeq të Shtetit, krimet e tij, drejtuesit, urëdhëruesit dhe bashkëpunëtorët e tyre janë një histori e pandriçuar asnjëherë në Shqipëri, gjatë 31 viteve të tranzicionit dhe të demokracisë, edhe pse janë ndërruar 8 kryeministra dhe 10 qeveri nga shumicat socialiste dhe demokrate, që kanë zëvendësuar njëra tjetrën në pushtet. /VOA

Të lidhura

Goditje me thikë në një berberhane në Vlorë, plagoset 25-vjeçari, autori ende në kërkim
Aktualitet

Goditje me thikë në një berberhane në Vlorë, plagoset 25-vjeçari, autori ende në kërkim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një berberhane në qytetin e Vlorës, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur...

21:13 28/07/2025
Zjarrfikësit në alarm: 17 vatra zjarri aktive, digjen pyje në jug dhe verilindje të vendit
Aktualitet

Zjarrfikësit në alarm: 17 vatra zjarri aktive, digjen pyje në jug dhe verilindje të vendit

Shqipëria vazhdon të përballet me situatën e rënduar nga zjarret, ku numri i vatrave aktive ka arritur në 17. Agjencia...

18:26 28/07/2025
Para
Zjarret më shkatërruese se në të kaluarën? Ja çfarë deklarojnë shkencëtarët

Zjarret më shkatërruese se në të kaluarën? Ja çfarë deklarojnë shkencëtarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Goditje me thikë në një berberhane në Vlorë, plagoset 25-vjeçari, autori ende në kërkim

Goditje me thikë në një berberhane në Vlorë, plagoset 25-vjeçari, autori ende në kërkim

21:13 28/07/2025
Zjarrfikësit në alarm: 17 vatra zjarri aktive, digjen pyje në jug dhe verilindje të vendit

Zjarrfikësit në alarm: 17 vatra zjarri aktive, digjen pyje në jug dhe verilindje të vendit

18:26 28/07/2025
SPAK sekuestron pasuritë e Ervis Ferizajt dhe Përparim Kalbajt për transfertat me “Hawala”

SPAK sekuestron pasuritë e Ervis Ferizajt dhe Përparim Kalbajt për transfertat me “Hawala”

15:59 28/07/2025
Krimi makabër në Pogradec: Vrau me thikë 52-vjeçaren dhe i dogji banesën, arrestohet i riu

Krimi makabër në Pogradec: Vrau me thikë 52-vjeçaren dhe i dogji banesën, arrestohet i riu

14:00 28/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.