Ditën e sotme ishte planifikuar konstituimi i Këshillit Bashkiak të qytetit të Kavajës, po ashtu edhe betimi i kryebashkiakut të ri që u zgjodh nga zgjedhjet e 30 qershorit.
Por mesa duket ka pasur përplasje, pasi kryebashkiaku të cilit i ka përfunduar mandati, Isa Sakja nuk ka pranuar të lirojë zyrën. Për të kjo është një ditë e zakonshme pune dhe sipas orarit ai është duke punuar.
Në ambientet e jashtme të bashkisë, shumë qytetarë janë grumbulluar për të mësuar se çfarë po ndodh me bashkinë e qytetit të tyre.
Sakja e ka kundërshtuar lirimin e zyrës, pasi ai po zbaton dekretin e presidentit, duke thënë se në 30 qershor votuan vetëm 5 % e qytetarëve.