Një plagosje me thikë ndodhi në Moravë të Korçës disa ditë më parë, të paktën kështu u raportua nga policia. Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me këtë ngjarje dhe duket se nuk ka qenë thjesht një konfrontim fizik dhe plagosje me thikë, por ka pasur edhe armë.
Sipas deklaratës së shtetasit A.R., dhe një video që është siguruar nga biznesi në Moravë, shihet se ka qenë familja Misha, ajo që e ka nisur sulmin e para.
Sipas Fatal.al shtetasi A.R ka qenë duke ecur me makinë drejt biznesit të tij, kur është sulmuar nga familja Misha. Arsyeja e fillimit të sherrit, mësohet të ketë qenë për motive banale. Duket se konflikti ka nisur për shkak të një borie makine, të cilës shtetasi A.R i ka rënë për të liruar rrugën.
Por familjarët Misha, për këtë shkak banal, kanë bllokuar rrugën duke dalë nga makina dhe duke kërcënuar shtetasin A.R. Gjithashtu mësohet se ata e kanë goditur makinën e këtij shtetatasi si edhe kanë tentuar t’i hapin derën e makinës për t’u konfrontuar me të fizikisht. Për të shmangur përplasjen shtetasi me inicialet A.R., ka deklaruar se ai është larguar për të evituar përplasjen me familjen Misha. A.R për të shmangur këtë përplasje të nisur për arsye banale, është larguar duke u ngjitur drejt biznesit të tij.
Shtesasi A.R ka deklaruar se është larguar menjëherë, pasi është kërcënuar. Por duket se familja Misha nuk e ka lënë me kaq pasi, ata janë afruar drejt biznesit të tij dhe e kanë kërcënuar me armë. Kjo duket edhe në videon më poshtë, ku shtetasi A.R., mbahet me forcë nga Sotiraq Misha, ndërsa i biri i tij Nesti Misha shihet duke i vendos armën në kokë për ta qëlluar.
Ndërkohë A.R ka deklaruar se është qëlluar në kokë me tytën e armës dhe vazhdimisht me grushta nga Sotiraq Misha dhe i biri. Sipas videos tjetër të filmuar më poshtë duket qartë se A.R ka tentuar të lirohet dhe sapo është liruar, ky i fundit është drejtuar drejt biznesit të tij.
Sikurse duket edhe nga videoja, shtetasi A.R, në asnjë moment nuk ka pasur një armë të ftohtë me vete. Këtë e kanë vërtetuar edhe klientët e biznesit, të cilët kanë qenë prezentë dhe e kanë parë të gjithë skenën.
Klientët janë shprehur se një nga autorët e kësaj ngjarjeje kriminale, xhaxhi i Nesti Mishës, ka pasur në dorë një thikë, më të cilën ka tentuar të godasë shtetasin A.R, por padashje ka qëlluar të vëllain e tij, Sotiraq Mishën.
Dyshohet se policia po bashkëpunon me familjen Misha në shpërndarjen e drogës dhe transportin e emigrantëve të paligjshëm sipas fatal.al.
Policia nuk ka bërë asnjë hetim mbi këtë ngjarje, asnjë kontroll të banesës dhe biznesit të familjes Misha. Policia po strehon Sotiraq Mishën dhe Nesti Mishën në spitale për t’iu shmangur drejtësisë.
Kujtojmë çfarë ka ndodhur dhe raportimin që ka bërë policia e Korçës në lidhje me ngjarjen e mësipërme. Më posht po ju paraqesim informacionin paraprak të policisë. Sipas njoftimit të policisë, “rreth orës 12:15, në afërsi të një resorti në Malin Moravë, Korçë, gjatë një konflikti për motive pronësie shtetasi A. R., dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin S. M., banues në Korçë, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës.
Shërbimet e policisë, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.”
Ajo që nuk raportohet nga policia dhe duket qartë në videon e publikuar janë gëzhojat që janë gjendur ne vendngjarje. Po ashtu në video shihet shtetasi me inicialet S.M., që i drejton armën shtetasit A.R., i cili është arrestuar nga policia dhe sipas informacionit , është A.R., ai i cili ka goditur me mjete të forta shtetasin S.M., ndërkohë që në videon e publikuar shihet shtetasi S.M., me armë në dorë.
Në rastin në fjalë, policia e Korçës ka dezinformuar publikun dhe nuk ka bërë atë që ka për detyrë, pra të hetojë në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe të zbardhë të vërtetën në lidhje me personin e armatosur që duket në vendngjarje.
A është palë polica me krimin kur nuk hetohet një ngjarje plotësisht dhe një incident me armë?
Duke mos hetuar për të zbardhur të vërtetën që fshihet pas një konflikti banal dhe duke mos reaguar për këtë ngjarje policia po bëhet palë me krimin dhe po fsheh në këtë rast personat e armatosur. Gjithashtu SHÇBA nuk ka marrë asnjë masë në lidhje me këtë ngjarje, i bëjmë thirrje që të veprojë sa më shpejt dhe të zbardhin ngjarjen.