Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Përmirësohet standardi i IBAN/ Çfarë ndryshon te numri ndërkombëtar i llogarisë bankare

19:59 16/10/2020
Reading Time: 2 min lexim

Të gjitha llogaritë tona bankare dhe kartat e kreditit dhe debitit kanë një kod të caktuar i cili njihet si “kodi IBAN”, dhe që shërben ndër të tjera si kod i personalizuar për secilën llogari.

Kodi IBAN është një numër ndërkombëtar llogarie bankare, dhe është i përcaktuar dhe i mbrojtur nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin e njohur si “ISO”.

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit bëri të ditur sot se, Organizata Ndërkombëtare “ISO”, sapo ka përditësuar standardin ndërkombëtar për IBAN-in, (Numri ndërkombëtar i llogarisë bankare).

“Shumë vite më parë për të transferuar jashtë shtetit para duheshin shumë ditë për të mbërritur dhe ndonjëherë nuk mbërrinin fare në vendin, ku ishin nisur. Numri Ndërkombëtar i Llogarisë Bankare (IBAN) është struktura e numrit ndërkombëtar të llogarisë bankare, e cila lejon transferimin e sigurt dhe të shpejtë të parave në të gjithë botën.

Sapo është përditësuar standardi ISO 13616, Shërbimet financiare, Numri ndërkombëtar i llogarisë bankare.

Standardi “ISO 13616-1”, Shërbimet financiare – Numri ndërkombëtar i llogarisë bankare (IBAN):

Pjesa 1: Përbërja e IBAN, specifikon strukturën dhe elementet e një numri ndërkombëtar llogarie bankare (IBAN), i cili përmirëson cilësinë, eficiencën dhe kohën e shlyerjes së transfertave kombëtare dhe ndërkombëtare, duke siguruar një shkallë sigurie më të lartë. Pjesa 1 e standardit plotësohet nga pjesa 2, ISO 13616-2, Shërbimet financiare – Numri ndërkombëtar i llogarisë bankare (IBAN) –

Pjesa 2: Roli dhe përgjegjësitë e autoriteteve të regjistrimit, i cili detajon procedurat për regjistrimin e formateve IBAN dhe elementet e të dhënave, që vendosen në regjistër.

Standardi u hartua për herë të parë në vitin 1997 dhe ofron një metodë për krijimin e një kodi unik, që përshtatet në sistemet ekzistuese të bankave dhe mënjanon rrezikun e ngatërresave, kur bëhet fjalë për transferimin e parave midis bankave të shteteve të ndryshme”,- sqaron DPS.

Kjo e fundit vë theksin se standardi ISO 13616 siguron një metodë, e cila ofron një mjet për strukturimin e informacionit dhe ka për qëllim të lehtësojë procesimin automatik të transfertave. Përdorimi i IBAN-it synon rritjen e saktësisë së të dhënave të një transaksioni dhe reduktimin e ndërhyrjeve manuale në procesimin e tyre. Rreziku i vonesës apo i moskryerjes së pagesës për shkak të pasaktësive, reduktohet, pasi llogaria bankare e përfituesit të fondeve, kreditohet vetëm nëpërmjet përdorimit të IBAN.

Sipas DPS, Komiteti teknik ISO, që hartoi serinë e standardeve “ISO 13616” pranoi se, një metodë e vetme, universale për identifikimin e llogarisë dhe transfertave bankare për klientët e institucioneve financiare do të ishte praktike, por shumë e kushtueshme për t’u zbatuar.

Standardi “ISO”, i hartuar me dy pjesë merr parasysh faktin, që institucionet financiare dëshirojnë të mbajnë metodat e tyre aktuale të identifikimit të veprimeve bankare.

Paul Janssens, Drejtori i Programit në SWIFT, Autoriteti i Regjistrimit për IBAN, tha: “Në epokën e dixhitalizimit dhe pagesave më të shpejta, standardi ISO për IBAN-in luan një rol kryesor pasi përmirëson saktësinë e numrave të llogarisë bankare dhe mundëson vërtetimin dhe automatizimin e përpunimit të pagesave”.

/GazetaReforma.com/

Etiketa: bankareIBANllogaripërmirësimstandard

Të tjera

“Rrezikon të mbytet fshati, këta kriminelë nuk hapin kanalet”/ Banorët e Çiflikut shpërthejnë në protestë: Na bëhet presion, askush nuk vjen të zgjidhë problemin
Aktualitet

“Rrezikon të mbytet fshati, këta kriminelë nuk hapin kanalet”/ Banorët e Çiflikut shpërthejnë në protestë: Na bëhet presion, askush nuk vjen të zgjidhë problemin

Tension, zemërim dhe frikë. Kjo është panorama në fshatin Çiflik të Bashkisë Dimal, ku banorët kanë dalë në protestë duke...

12:41 11/01/2026
Thyen arrestin shtëpiak, drejtoresha e Ministrisë së Brendshme tenton t’i djegë makinën ish-partnerit, pasi më herët i kishte djegur krevatin
Aktualitet

Thyen arrestin shtëpiak, drejtoresha e Ministrisë së Brendshme tenton t’i djegë makinën ish-partnerit, pasi më herët i kishte djegur krevatin

Drejtoresha e Politikave të Migracionit, Azilit dhe Antitrafikut në Ministria e Brendshme, Alma Bime, është arrestuar sërish nga Policia e...

15:41 10/01/2026
Para

Ja kush janë të infektuarit me COVID-19 në Vlorë, mes tyre punonjës të Kadastrës dhe bashkisë Selenicë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Rrezikon të mbytet fshati, këta kriminelë nuk hapin kanalet”/ Banorët e Çiflikut shpërthejnë në protestë: Na bëhet presion, askush nuk vjen të zgjidhë problemin

“Rrezikon të mbytet fshati, këta kriminelë nuk hapin kanalet”/ Banorët e Çiflikut shpërthejnë në protestë: Na bëhet presion, askush nuk vjen të zgjidhë problemin

12:41 11/01/2026
Thyen arrestin shtëpiak, drejtoresha e Ministrisë së Brendshme tenton t’i djegë makinën ish-partnerit, pasi më herët i kishte djegur krevatin

Thyen arrestin shtëpiak, drejtoresha e Ministrisë së Brendshme tenton t’i djegë makinën ish-partnerit, pasi më herët i kishte djegur krevatin

15:41 10/01/2026
SKEMA e FSHEHTË e “Lidl Albania”/ Terminal doganor 35-vjeçar, shpronësime dhe dyshime për grabitje pasurie

SKEMA e FSHEHTË e “Lidl Albania”/ Terminal doganor 35-vjeçar, shpronësime dhe dyshime për grabitje pasurie

14:11 10/01/2026
Përshkallëzohen protestat në Iran, mbi 50 të vrarë dhe mijëra arrestime. Trump paralajmëron sulme ajrore

Përshkallëzohen protestat në Iran, mbi 50 të vrarë dhe mijëra arrestime. Trump paralajmëron sulme ajrore

13:42 10/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.