Në një njoftim zyrtar, Bashkia e Durrësit ka lajmëruar se për shkak të daljes nga shtrati të lumenjve Erzen e Ishëm, duke mbushur tej kapacitetit kanalet kulluese, përmbytur toka bujqësore, banesa, rrugë e biznese. Në njësinë Administrative nr. 6 në rreth 15 banesa që ndodhen nën nivelin e rrugës ka depërtuar uji. Në Njësinë Administrative Rrashbull fshati Xhafzotaj ka përmbytje banese e biznesi, ndërsa në fshatin Pjeshkë përbën rrezik kalimi shembje e një ure-tombino.
Njoftimi i plotë i Bashkisë së Durrësit:
Reshjet e ditëve të fundit kanë krijuar një situatë shqetësuese në përgjithësi për shkak të daljes nga shtrati të lumenjve Erzen e Ishëm, duke mbushur tej kapacitetit kanalet kulluese, përmbytur toka bujqësore, banesa, rrugë e biznese. Në njësinë Administrative nr. 6 në rreth 15 banesa që ndodhen nën nivelin e rrugës ka depërtuar uji. Në Njësinë Administrative Rrashbull fshati Xhafzotaj ka përmbytje banese e biznesi, ndërsa në fshatin Pjeshkë përbën rrezik kalimi shembje e një ure-tombino. Në zonen ujëmbledhese te lumit Erzen përgjatë rrjedhës të tij nga fshati Jubë deri ne kufi me Bashkinë Shijak rezulton kjo gjendje:
- Në Fshatin Jubë njësia Katund i Ri, u evakuuan 2 familje duke i sistemuar tek të afërmit e tyre.
- Në Fshatin Rrushkull, u evakuuan 10 persona me ndihmën e mjeteve të Policisë Bashkiake dhe u akomoduan ne ambientet e Kavaleshencës së Ministrisë së Rendit.
- Në fshatin Vadardhë njësia Sukth, kanali i Tonës ka dalë nga shtrati duke përmbytur 4 banesa dhe rreth 20 ha tokë bujqësore.
- Në lagjen e Pallateve dhe ne Lagjen Stalla, ka përmbytje nga reshjet e dëndura si dhe rrezikohen nga dalja e lumit Erzen.
- Në Ishëm, lumi Ishëm ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur toka bujqësore ne Kërtushaj e Likmetaj. Gjithashtu ka dëmtuar rrugën në Lalëz e Draç
- Në Rrashbull fshati Shkallnur ka rrëshqitje dheu e bllokim i rrugës për të subjekti Kodra e Kuajve. Ndërmarrja Rruga po punon për zhbllokimin e saj.
Sipas IGJEUM priten reshje intensive duke filluar nga sot e disa ditë në vazhdim në Durrës por bashkia me të gjitha kapacitetet e veta dhe shtabi i emergjencave kanë marrë masat dhe vijojnë punën në terren për zgjidhjen e problematikave të deritanishme si dhe janë në monitorim të vazhdueshëm të gjendjes së krijuar. Bashkia e Durrësit dhe të gjitha ndërmarrjet e saj në varësi janë dhe do të vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve si dhe në gatishmëri të plotë për të përballuar situatat e mundshme emergjente që mund të krijohen nga reshjet që do të vijojnë të jenë të dendura por edhe për tju përgjigjur menjëherë çdo banori të bashkisë Durrës që mund të ketë probleme nga kjo situatë.
I bëjmë apel të gjithë qytetarëve që mund të kenë probleme nga situata emergjente që mund të krijohet nga reshjet e shiut të telefonojnë në këta numra telefoni:
Arbër Braho – Zëvendëskryetar i Bashkisë Durrës 0672235237
Vasip Çopa – Kryeinspektor i Policisë Bashkiake 0684011639
Adriatiak Velaj – Drejtor i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) 0682026905
Aljon Hyskaj – Drejtor Ndërmarrja Rruga 0694702377
Andri Cerri – Drejtor i Mbrojtjes Civile, Bujqësisë, Pyjeve dhe Shërbimit Veterinar 0685200696
Gerald Dautaj – Kryeinxhinier i Ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizime 0692296301
AlbertBukaçi – Administrator Njësia Administrative Rrashbull 0682965510
Behar Xheja – Sektori i Mbrojtjes Civile 0674783001
Serdi Maksuti – Sektori i Mbrojtjes Civile 0698228584
Kujtim Shahini – Administrator Njësia Administrative Katund i Ri 0699203775
Muhamet Çyrbja – Sektori i Mbrojtjes Civile 0684698563
Rrapo Osmani – Administrator Njësia Administrative Sukth 0684513088
Aurel Alimadhi Sektori i Mbrojtjes Civile 0674314413
Muharrem Sula – Administrator Njësia Administrative Manëz 0682020316
FabianKurti – Sektori i Mbrojtjes Civile 0699226998
Ilir Beqja – Sektori i Mbrojtjes Civile 0673577771
Kadri Gjyli – Administrator Njësia Administrative Ishëm 0692111600
Sali Doda – Sektori i Mbrojtjes Civile 0682369898
Ramazan Sula – Sektori i Mbrojtjes Civile 0692700332
/Gazetareforma.com/