Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

 “Përmbysja e Sistemit Zgjedhor”/ Skandali i listave, në zgjedhjet e 2019-ës u ndryshua adresa e 350 mijë zgjedhësve

15:15 01/10/2020
Reading Time: 4 min lexim

Partia Demokratike, ka paralajmëruar kallëzim penal për ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, pas zbulimit të skandalit të zhvendosjes së adresave të zgjedhësve dhe të qendrave të votimit.

Auditi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve(KQZ), me anë të një raporti të publikuar një muaj përpara zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, ka evidentuar faktin  se nga zhvendosja arbitrare e adresave u prekën rreth 10% e totalit të votuesve, duke e cilësuar këtë veprim si manipulim të të dhënave të zgjedhësit dhe shkelje flagrante të ligjit.

Por bazuar edhe në raportet e mëparshme, fenomeni duket se ka ekzistuar edhe më parë, por duket se është agravuar sidomos në zgjedhjet e vitit 2019.

Ndërkohë që sipas të gjithave gjasave, edhe në zgjedhjet e vitit 2021, do të përsëritet e njëjta skemë.

Një investigim i nisur nga Ora News për listat zgjedhore, mesa duket ka risjellë në opinionin publik dhe në skenën politike, problemet të cilat ishin bërë të dukshme në zgjedhjet e vitit 2017 dhe ato të vitit 2019.

Pas auditit në Drejtorinë e Gjendjes Civile të bërë nga KQZ vetëm një muaj përpara zgjedhjeve të qershorit të 2019-tës, konstatohej se në lista ishin zhvendosur 350 mijë emra, ose në total rreth 10% e votuesve.

Ndërkohë ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, paralajmëroi kallëzim penal për ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, sidhe drejtorin e Gjendjes Civile Bledar Doracaj.

“Kjo është një shkelje e hapur e ligjit për gjendjen civile, është shkelje e hapur e Kushtetutës dhe e të drejtës për të votuar. Përgjegjës direkt për veprime konkrete janë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj dhe çdo nëpunës që ata kanë urdhëruar të shkelin ligjin dhe të përfshihen në këtë operacion manipulimi.

Partia Demokratike, do të paraqesë kallëzim penal, për të gjithë zyrtarët e përfshirë në këtë skemë manipulimi masiv, me zhvendosjen e gjendjes civile, duke filluar që nga ministri Lleshaj, drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, drejtues të pushtetit vendor e me radhë”, ka thnë Alibeaj.

Sakaq në kundër përgjigjen e tij ministri i Brendshëm Lleshaj, e quajti deklaratën e PD-së si një presion për të trembur atë.

Lleshaj dha gjithashtu një përgjigje të pakuptimtë duke u shprehur se “Asnjë ndryshim nuk po ndodh, nuk do të ndodhë dhe nuk mund të ndodhë me qendrat e votimit”.

Me anë të makinacioneve të ndryshme si rasti i manipulimit dhe ndryshimit të adresës së listave të zgjedhësve, e cila sjell sorollatje dhe lodhje shtesë në ditën e votimeve, bën që masa elektorale të dekurajohet për të votuar.

“Ngatërrimi diabolik i procesit të përditësimit apo saktësimit të adresave të qytetarëve, që kryhet në zbatim të ligjit, nuk ka asnjë lidhje me qendrat e votimit të tyre, të cilat nuk ndryshojnë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, ka thënë Lleshaj.

Gjithsesi dhe ky pretendim i ministrit Lleshaj nuk qëndron se me ndryshimin e adresës, ligji përcakton qartë se ndryshon dhe qendra e votimit.

Gjetjet e auditit

Ky fenomeni ishte disi i hershwm dhe daton që në vitin 2003 me përballjen e Edi Ramës në Tiranë.

Listat e hartuara asokohe nga KQZ, që kontrollohej nga e majta, bënë zhvendosjen e zgjedhësve nga një anë e qytetit në tjetrin. Dikush që kishte votuar në Kinostudio, i duhej të shkonte në Kombinat apo dikush që kish votuar te Stacioni i Trenit, tashmë i dilte emri në Tiranë të Re.

Në zgjedhjet e mëvonshme ky fenomen u reduktua dhe zhvendosja e adresave nuk ishte më problem por sidoqoftë probleme me listat ka pasur gjithmonë, siç ishin emrat e dubluar.

Megjithatë, situata duket se është rikthyer sërish sidomos në zgjedhjet e vitit 2017, dhe ato të vitit 2019.

Një raport i auditit të KQZ, i publikuar në maj të 2019 evidentonte faktin se 350 mijë zgjedhës ose 10 për qind e numrit total të votuesve ishin zhvendosur nga adresat e tyre.

Një problem tjetër, sipas KQZ ka qenë dhe regjistrimi i banorëve të cilët nuk kanë pasur një kod identifikimi të banesës.

Për një periudhë dymujore, janë regjistruar mbi 47 mijë banesa në të gjithë vendin, por hartuesi i raportit të auditit shprehet se procesi ka qenë kaotik, dhe në shumë raste mungonin fare hartat e vendbanimit.

Mospasja e një harte, e bën të pamundur identifikimin e banesës së zgjedhësit, pasi jo në pak raste sipas auditit të KQZ kanë ndodhur çudira.

Për shembull, në Korçë 1051 zgjedhës rezultonin banorë në ambientet e Fakultetit të Shkencave, ndërsa 491 të tjerë banorë të lulishtes së qytetit.

Në Durrës 992 persona banonin në një shtëpi rreth dy dhoma e kuzhinë, ndërsa në Elbasan 441 persona flinin në shkallët e një pallati, e kështu me radhë.

Qëllimi

Auditi i ka përfunduar gjetjet e tij në maj, pra një muaj para zgjedhjeve të përgjithshme. Por me sa duket, bojkoti i opozitës mbuloi dhe skandalin e adresave në atë kohë, i cili po shfaqet në zgjedhjet e këtij viti. Por tashmë jemi vetëm 7 muaj para zgjedhjeve dhe ende nuk është ngritur KQZ, ndërsa në një mënyrë të paprecedentë po tentohet të përmbyset sistemi zgjedhor.

Përshtati: GazetaReforma.com 

Etiketa: ElektoratiManipulimiNdryshimi i adresesSistemi ZgjedhorSkandali i ListaveZgjedhesit

Të lidhura

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet
Aktualitet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

Me vetëm 64 kuti votimi të pambyllura nga 5,225 në total, përbërja e re e Kuvendit po merr formën përfundimtare....

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe
Aktualitet

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ndërsa procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit po shkon drejt përfundimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

20:36 13/05/2025
Para

Energjia diellore/ Parku fotovoltaik mbi Vaun e Dejës, kushton 13.9 mln euro, KESH borxh tek BERZH  

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

20:36 13/05/2025
Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:20 13/05/2025
Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

19:58 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.