Dy grupe kriminale janë përplasur me njëri tjetrin në Riccione në Itali. Një nga grupet kanë qenë më shqiptarë, e ndërsa grupi tjetër me marokenë.
Përleshja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 2. Autoritetet dyshojnë se ngjarja ka të bëjë me një larje hesapesh, e cila më pas degjeneroi në përdorimin e thikave.
Si pasojë e përleshjeve, një 18-vjeçar shqiptar i plagosur rëndë, u dërgua me urgjencë në spital.
Menjëherë në vendngjarje erdhën karabinierët, të cilët ndërhynë duke shuar sherrin.