Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Përgjimet e SPAK/ Merret vendimi për Enkelejda Hoxhën, ja çfarë vendosi Gjykata

14:58 13/02/2021
Reading Time: 3 min lexim

Është dhënë masa e sigurisë për gjyqtares e shumëpërfolur të Kurjës, Ekelejda Hosha. GjKKO ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg.

Me urdhër të SPAK, para dy ditësh u arrestua gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha, e cila do lironte nga burgu të dënuarin për vrasje Sajmir Petani, ndërsa në pranga u vunë edhe 13 zyrtarë të tjerë, mes tyre dhe mjeku I QSUT, Edvin Prifti.

Kujtojmë  se më 7 nëntor të vitit 2017, Enkeleida Hoxha liroi nga burgu Genci Tafilin, vëllanë e Admir Tafilit, të dy emra shumë të njohur për drejtësinë shqiptare, të akuzuar dhe dënuar për disa vepra penale.

Genc Tafili është liruar në vitin 2017 me kusht nga Gjykata e Krujës nga gjyqtarja Enkeleida Hoxha, pasi kreu 17 vite burg.

Po në nëntor të 2017-ës, gjyqtarja Enkeleida Hoxha liroi edhe Ilir Pajën nga burgu, të njohur me nofkën “UFO” nga drejtësia italiane, pasi ishte arratisur tri herë.

Kush është Genci Tafili ?

Lirimi me kusht i Genci Tafilit është dhënë pasi kreu 17 vite burg. Ai është vëllai i Admir Tafilit, i njohur në botën kriminale për shumë ngjarje të rënda. Genc Tafili me vëllanë, Admir Tafilin, u dënuan për vrasjen e komisarit të Policisë, Arben Zylyftari.

Genc Tafili kreu 17 vite burg, nga 25. Ngjarja, për të cilën ai u akuzua dhe dënua, ndodhi në vitin 2000, ku vrau me armë komisarin Zylyftari. Por si u vra Zylyftari? Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në gusht të vitit 2000, ku u vra kreu i Policisë së Shkodrës, familja e Bahri Tafilit e akuzoi ish-shefin e Krimeve në atë kohë, Prelë Pjetrushin, i cili kishte organizuar edhe operacionin për kapjen e të kërkuarit. Familja Tafili ka pretenduar se komisari Arben Zylyftari u vra nga dora e Prelë Pjetrushit dhe jo nga armët e Tafilajve.

Kush  është Ilir Paja? 

Në të njëjtën ditë që gjyqtarja e Krujës, Enkeleida Hoxha, vendosi lirimin e Genci Tafilit, i dënuar për vrasjen e Arben Zylyftarit, ajo firmosi daljen nga burgu edhe të Ilir Pajës, i akuzuar për plagosjen e rëndë të një efektivi të njësisë operacionale të Policisë, më 6 mars të vitit 2008. Paja po arrestohej për llogari të autoriteteve italiane që e kërkonin pas arratisjes nga burgu, ndërsa ishte i dënuar për dy vrasje.

Në momentin e ndërhyrjes së Policisë shqiptare, në tentativë për t’u larguar, i kërkuari përplasi dhe plagosi rëndë efektivin e Policisë, Blendi Haxhimali. Ky po e ndiqte me motor, në pritje të ndërhyrjes së kolegëve të tij. Vetëm pak para se të arrestohej në Tiranë pranë “Rrugës së Dibrës”, Paja kishte mundur të arratisej nga një ambulancë e Policisë italiane të Burgjeve.

Gjyqtarja i njohu vjetërsinë e punës që 5 vjeçe

Pas vendimeve për lirim të të dënuarve me burgime të rënda, gjyqtarja Enkeleida Hoxha rezulton se po në nëntor të vitit 2017 ka dhënë një tjetër vendim skandaloz. Ajo i njohu vjetërsinë e punës një gruaje nga fshati Bilaj i Krujës, Marjana Prenuca, që në moshën 5-vjeçare për efekt pensioni.

Por, nuk kanë të mjaftuar me kaq vendimet e favorshme nga ana e gjyqtares Hoxha. Ajo njihet edhe si gjyqtarja që ka dënuar djalin e deputetit Rrahman Rrahja, Redjan Rrajën. Ky i fundit u akuzua për dhunën fizike të përdorur ndaj shtetases Xhisiela Maloku. Kjo ngjarje, kohë më parë, mori përmasa mjaft të mëdha në publikun shqiptar, por në Gjykatë u mbyll vetëm me një dënim me shërbim prove.

Të lidhura

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren
Aktualitet

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin...

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja,...

21:34 14/05/2025
Para

Situata e Covid drejt kolapsit, Rama fsheh dështimin e menaxhimit pas ‘enigmës’ së vaksinimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.