Hetimi i oficerëve të implikuar me trafikantët e kanabisit në Skrapar nisi pas ankesave të Guardia Di Finanza, e cila i zbulonte parcelat me fotografimet me avion, por më pas rezultonte që kanabisi shkulej para se të arrinte policia. Gazeta Reforma publikon përgjimet e dorëzuara nga prokurorët sot në gjykatë.
Masat e sigurisë
Ka nisur sot në mëngjes seanca gjyqësore për dhënien e masave të sigurisë në GJKKO për 23 të proceduarit në Polican në kuadër të operacioni “Gjergjova”. Gjatë hetimit të trafikut të drogës në Skrapar janë dokumentuar 16 episode, duke filluar nga 20 gushti 2020 deri më 17 shtator 2020. Sipas burimeve, Hetimi i oficerëve të implikuar me trafikantët e kanabisit në Skrapar nisi pas ankesave të Guardia Di Finanza, e cila i zbulonte parcelat me fotografimet me avion, por më pas rezultonte që kanabisi shkulej para se të arrinte policia.
Mes tyre janë edhe katër policët që shpërdoruan detyrën dekonspiruam operacionin.
Prokurorët Vladimir Mara dhe Altin Dumani i qëndruan kërkesës për 16 arreste në burg e pjesa tjetër detyrim paraqitje e arrest shtëpie.
Prokuroria ka si prova të forta përgjmet e kryera mes policëve dhe trafikantëve.
Pasi njoftoheshin, kultivuesit e drogës shkulnin kanabisin brenda natës e kur policia shkonte për kontroll gjente vetëm gropa bosh. Përfshirja e punonjësve të policisë është shumë e qartë në çdo faqe të dosjes hetimore për trafikuan e kanabisit në Skrapar.
Neritan Naska kapet në përgjimet me vartësit
Më poshtë gjeni bisedën nga ana e punonjësve të policisë Klement Zeqo dhe Neritan Naska, pasi së bashku me Kreshnik Zaimin kishin kryer kontrolle territori, për evidentimin e parcelave të mbjella me canabis sativa ne muajin qershor 2020.
A-Klement Zeqo.
B – Neritan Naska
A-urdhëro shef, B-si e kalove? A-mirë ca bëre? B-ore, lagjen Lekli ne kemi? Ka? A-po B-ku është? A-Ne Çorogjafe, B-Ne Çorogjafe? A-po, B-kemi, e kemi lene ne ate Çorogjafen? A Po kemi bere ne Çorogjafe shume pjese, edhe aty kemi kaluar, B-e kemi bere kete lagjen? Po ka mendje, A-nuk te degjoj, B-merak, meraqe kshu, A-alo, B-mire hajt se flasim?
Gjatë transkriptimit të përgjimit të datës 03.09.2020, rezulton biseda me përmbajtje si më poshtë:
A- Neritan Naska
B- Klement Zeqo
B-Urdhero Shefo? A-Ku e keni planin sot, B-Ne Terpan, A-Me mori Ermali,dhe me tha se ku i ke sot, une i thash qe sot janë ne Terpan, .B-Po mire po dalim vete ne sot andej dhe po kontrollojmë gjithë territorin e Terpanit, A-Ok shikoje vete keto gjera.
A- Neritan Naska
B – Klement Zeqo
B- Kur te mer shefi jot, ti thuaj qe ne jemi duke kontrolluar grupet e kontrollit i kam ne teren. A Mire mire se i thash se i kam forcat ne teren duke kontrolluarne Terpan, se me tha dhe Fatmiri.B-Po merre vete Fatmirin, dhe thuaj se i kam cuar forcat ne teren duke kontrolluar.
A-He ore. B-Ne te djathte te dronit A-Mire , mire
B-Gjetem nja 11-13 gropa, bosh ska gje.
A Mire, mire ne anën e lumit gjetëm 40 cope, afër lumit.
B-Po mire A-Prit se po me merre Fatmiri.
Biseda mes inspektorit dhe trafikantit
Astrit Duro, punonjës i Policisë me detyrë Specialist Policie në Zonën e Çepanit dhe një trafikant, janë përgjuar duke bashkëpunuar. Polici lejonte mbjelljen e bimëve narkotike në zonën e Potomit, Skrapar.
Duro, duke shfrytëzuar mundësinë e marrjes së informacionit në kohë për operacionet që do të zhvilloheshin nga Komisariti i Policisë Skrapar në asgjësimin e parcelave me canabis sativa, njoftonte kultivuesit e bimëve narkotike të cannabis sativa me qëllim, largimin e tyre për t’ju shmangur policisë.
A- Astrit Duro.
B-
A-urdhero, B-o Astrit ,A-eee, B-Mori shefi, nga ora gjashte e gjysem, shtate ne zyra e shefit, tere SPZ e inspektora krimesh,A-Shefi i Komisariatit?,B-po,A-ne shtate? B-gjashte e gjysem, shtate „
A-e mire.
Për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave të mbjella me canabis sativa, parcela këto të evidentuara nga monitorimi ajror, në funksion të këtij proçedimi penal, punonjësi i policisë Astrit Duro, është njohur dhe ka marrë informacionin e duhur për operacionin që do të organizohej. Menjëherë pasi del nga mbledhja, Astrit Duro, njofton shtetasin Enver që kryen rolin e ndërlidhësit, që ky të njoftojë Fuat Dushon nga fshati Gjergjovë, Potom për faktin se të nesërmen do të shkojë policia.
Nga transkriptimi i përgjimeve telefonike rezulton se me datë 30.08.2020 ora 7;44;27 PM personi nën hetim Astrit Duro, komunikon me personin e identifikuar Enver Muça.
A- Astrit Duro.
B-Enveri
A-ee ke mbjellë nga ato? B-(qesh)..A-eo mire, Eee?B-hëë ,A-merre atë, Fuatin urgjentisht ,B- ëë?, A-merre Fuatin, B-ëëë?, A-merre atë e thuaji, B-Cilin? A-Fuatin, B-ta marr ëë?, A-ëëë, e ke parasysh?
B-për….,A-pati mundësi ti zhduki, sa më parë, tërë natën, B-Për nesër, për nesër?, A-eee, hajt, hajt, B-mirë, hajt, shnet.
Shefi i krimeve bisedon me bashkiakun
Një prej të dyshuarve kryesorë për trafikun e drogës në Skrapar është ish-kreu i Njësisë Administrative Tërpan Edmond Zotkaj. Shefi i krimeve e merr personalisht z. Zotkaj.
Gjate përgjimit rezulton se më datë 27.09.2020, Edmond Zotkaj komunikon me Luljan Sadikun, shefi krimeve
A-Edmont Zotkaj
B-Luljan Sadiku
B- Alo si kalove A-Mirë si jeni ju.
B-Po s,më erdhe mo po të pres këtu.
A-S’jam Mondi, jam nje shoku i Mondit.
B-Po Mondi, ku është?A-Po bën ca analiza se i vinte zor te thoshte qepare se, ka dy ditë me temperaturë e me duket se, ka dale me covid.
B-Unë do te le afat ,nuk erdhe, ti e di po te pres, nese nuk vjen me thuaj s,vi.
A-Nuk është problem për të ardhë, sjam Mondi, jam një shoku i Mondit…..
/Gazetareforma.com/