Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Përfundon takimi Meta-Rama në Presidencë, kryeministri nuk flet për detajet dhe datën e zgjedhjeve

11:41 04/09/2020
Reading Time: 2 min lexim

Kryeministri Edi Rama nuk ka qëndruar as 10 minuta në konsultimet në Presidencë në lidhje me propozimin e një date për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Rama pranoi ditën e djeshme ftesën e presidentit Meta për konsultime në lidhje me caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme, por sot ai ka qëndruar vetëm 10 minuta në zyrën e presidentit.

Rama është futur në presidencë me maskë ndryshe nga çfarë është shfaqur herët e tjera në ambiente publike pa asnjë masë mbrojtëse.

Në zyrë e ka pritur presidenti Meta, i cili në shenjë mirëseardhje e ka pyetur se çfarë do të merrte, kafe apo çaj.

Pas pritjes nga presidenti, mediat e pranishme janë nxjerrë jashtë zyrës, dhe takimi mes kryeministrit dhe presidentit më pas ka vazhduar me dyer të mbyllura.

Ndërkohë pas përfundimit të takimit, në dalje, kryeministri nuk ka folur për mediat në lidhje me detajet e takimit dhe se çfarë date ka propozuar Partia Socialiste.

Kujtojmë se më herët gjatë paradites së sotme, në zyrën e presidentit kanë qenë krerët e PDIU-së, LZHK-së, PBDNJ-së, si dhe përfaqësues të PR-së dhe PAA-së, të cilët propozuan në unison datën më të afërt që e lejon Kushtetuta për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, datën 18 prill.

Pritet tashmë që pas kryeministrit Rama, në zyrën e presidentit Meta të shkojë kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama.

Ndërkohë Kreu i Grupit Socialist, Taulant Balla, është shprehur pak javë më parë se sipas socialistëve, data më kuptimplotë për zgjedhjet parlamentare të ardhshme, do të ishte 9 maji, pasi përkon edhe me Ditën e Europës.

“Kur sezoni i zgjedhjeve ka ndryshuar, 9 maj i 2021-it është një datë kuptimplotë për zgjedhjet parlamentare të ardhshme. Ditë historike e simbolik, pasi përkon me Ditën e Europës. Ndaj presidenti i Republikës, ta shqyrtojë këtë datë, dhe ne socialistët do jemi të kënaqur, pasi është dita e fitores kundër nazi-fashizmit”, do të deklaronte Balla.

Ndërsa, palët i ndajnë dy data, do të jetë Presidenti i Republikës, Ilir Meta ai që do të caktojë datën, pas konsultimeve me të gjitha partitë, që po zhvillohen ditën e sotme në Presidencë.

 

 

 

 

Etiketa: Data e zgjedhjeveKonsultimetMetaPropozimiramaTakimi ne presidence

Të tjera

80 vite për ta përfunduar? Skandali absurd i apartamenteve të shitura në ajër në Durrës Marina
Aktualitet

80 vite për ta përfunduar? Skandali absurd i apartamenteve të shitura në ajër në Durrës Marina

Që në ditën e parë ky projekt u shit si mrekullia ekonomike e dekadës. Miliarda euro investime, mijëra vende pune,...

12:20 02/03/2026
582 vjet nga Besëlidhja e Lezhës, dita e bashkimit shqiptar
Aktualitet

582 vjet nga Besëlidhja e Lezhës, dita e bashkimit shqiptar

Më 2 mars 1444, në Katedralen e Shën Nikollës në Lezhë, u mbajt një nga kuvendet më të rëndësishme në...

11:06 02/03/2026
Para

Diaspora shqiptare kërkesë liderëve politikë: Duam të drejtën e votës! (LETRA)  

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

80 vite për ta përfunduar? Skandali absurd i apartamenteve të shitura në ajër në Durrës Marina

80 vite për ta përfunduar? Skandali absurd i apartamenteve të shitura në ajër në Durrës Marina

12:20 02/03/2026
582 vjet nga Besëlidhja e Lezhës, dita e bashkimit shqiptar

582 vjet nga Besëlidhja e Lezhës, dita e bashkimit shqiptar

11:06 02/03/2026
Rrjolli përshkallëzohet në fundjavë: Rojet në kanal, mjetet e Bashkim Ulajt dhe ‘Breçani Security’ të shkatërruara, opozita në heshtje

Rrjolli përshkallëzohet në fundjavë: Rojet në kanal, mjetet e Bashkim Ulajt dhe ‘Breçani Security’ të shkatërruara, opozita në heshtje

12:46 01/03/2026
E shtypën dy makina, por e la në rrugë një sistem i tërë: Tragjedia e 7-vjeçarit në semafor dhe iluzioni se po ndihmojmë

E shtypën dy makina, por e la në rrugë një sistem i tërë: Tragjedia e 7-vjeçarit në semafor dhe iluzioni se po ndihmojmë

17:25 28/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.