Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Përfundon mesha mortore për Papa Françeskun, arkivoli drejt “Santa Maria Maggiore”

12:38 26/04/2025
Reading Time: 2 min lexim

Në Vatikan ka përfunduar ceremonia mortore për Papa Françeskun, ku morën pjesë liderë botërorë dhe qindra mijëra besimtarë nga e gjithë bota.

Pas meshës në Sheshin e Shën Pjetrit, arkivoli me trupin e Papës u nis në një procesion solemn drejt kishës Santa Maria Maggiore në Romë, ku do të kryhet ceremonia e varrimit.

Procesioni përshkon një itinerar prej rreth 6 kilometrash nëpër qendrën historike të Romës, duke kaluar pranë Koloseut dhe Piazza Venezia.

Publiku mund ta ndjekë procesionin nga pas barrierave të vendosura përgjatë rrugës, ndërsa mbi 3000 vullnetarë janë angazhuar për të ndihmuar dhe orientuar pelegrinët.

Ceremonia e varrimit në Santa Maria Maggiore do të zhvillohet pa praninë e publikut, ndërkohë që jashtë kishës janë mbledhur turma besimtarësh për t’i dhënë nderimet e fundit Atit të Shenjtë.

Në meshën mortore ishin të pranishëm përfaqësues nga më shumë se 150 vende, përfshirë Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, ministrin e Jashtëm Igli Hasani, Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Në ceremoni morën pjesë gjithashtu Presidenti amerikan Donald Trump, Presidenti francez Emmanuel Macron, Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, si dhe presidentët e Italisë, Ukrainës, Argjentinës, Filipineve, Polonisë, Britanisë së Madhe dhe Zelandës së Re.

Prania e disa përfaqësuesve të familjeve mbretërore, përfshirë Princin William të Britanisë, dha një tjetër dimension solemniteti ceremonisë, ku ishin të pranishëm edhe 224 kardinalë, 750 peshkopë dhe priftërinj nga e gjithë bota.

Papa Françesku ndërroi jetë më 21 prill, në moshën 88-vjeçare, pas një sulmi në tru. Gjatë tri ditëve të fundit, rreth 250 mijë besimtarë kaluan përpara trupit të tij në Bazilikën e Shën Pjetrit, për të nderuar Papën që njihej për përkushtimin ndaj të pambrojturve dhe thjeshtësinë e tij njerëzore.

Etiketa: Mesha mortorepapa francesku

Të tjera

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët
Aktualitet

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Ndërsa qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë me rritje të pandalshme të çmimeve të karburanteve, reagimi i qeverisë shqiptare mbetet në...

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”
Aktualitet

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

Rrugica që lidh bulevardin “Epidamn” me portën mesjetare të Durrësit është sot thuajse e boshatisur. Prej 15 vitesh, banorët jetojnë...

13:45 19/03/2026
Para
Trump dhe Zelensky takim 15-minutësh në Bazilikën e Shën Pjetrit

Trump dhe Zelensky takim 15-minutësh në Bazilikën e Shën Pjetrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

13:45 19/03/2026
Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

13:27 19/03/2026
Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

12:58 19/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.