Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e “Vasil Shantos”, në kryeqytet ku një makinë pasi shkatërroi kabinën e stacionit përfundoi brenda ambienteve të një lokali. Në njoftimin e policisë thuhet se nga ngjarja e rëndë mbetën të lënduar tre persona të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesja e mjetit F.Z., 49 vjeçe ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur fillimisht me motorrin e parkuar anës rrugës ku nga kjo përpasje më pasë është shkatërruar plotësisht stacioni i autobuzave dhe disa tavolina dhe karrige të një lokali.
“F. Z., 49 vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me motorrin e parkuar anës rrugës ku nga përplasja është shkatërruar plotësisht Gjithashtu janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, sqaron policia.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë. Burime zyrtare bëjnë me dije se një automjet ka dalë nga rruga duke përfunduar në një stacion autobusi. Dy kalimtare kanë mbetur të plagosura dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
“Më datë 15.05.2021, rreth orës 20:55, në Vasil Shanto, mjeti me drejtuese shtetasen F. Z., 47 vjeçe, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një stacion autobuzi. Si pasojë ka aksidentuar dy këmbësore të cilat u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.”, njofton policia.