Një fabrikë dyshekësh është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Kavajës.
Fabrika mësohet se është në pronësi të babait të kryebashkiakut të qytetit.
Sipas informacioneve paraprake, në momentin e zjarrit në fabrikë ka pasur punonjës.
Megjithatë, nuk raportohet për të lënduar.
Aktualisht në vendngjarje ndodhen punonjësit e zjarrfikëses dhe policia.