Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 56-vjeçari Petrit Arapi, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 20-vjeçare me probleme të shëndetit mendor. Mësohet se e reja ka ngelur shtatzënë, pas ekzaminimeve të kryera 20-vjeçarja ka rezultuar shtatzënë në muajin e shtatë të shtatzënisë.
Lidhur me këtë rast u arrestua shtetasi Petrit Arapi për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.
Sjellim në vëmendje se 56-vjeçari u arrestua nga policia dy ditë më parë, ndërsa bashkëshortja e tij është shprehur se nuk ka dijeni për ngjarjen.
“Moj çfarë thua ti moj, ej, nuk di gjë fare. Për atë punë burri im moj… Jeni në terezi jua apo. Çfarë po thonë këto moj xhan, u qyqja moj nënë. Ua moj nëne, çfarë po thotë kjo, çfarë bëhet kështu. Nuk di gjë unë gjallë në botë për këto punë. Mua më ka ardhur policia 3-4 herë më ka thënë për drogë, drogë, drogë. Erdhën, kontrollua rreth e qark, nuk ka gjë thanë dhe ikën. Nuk kam unë asnjë problem me fqinjët. Çfarë po më thua mua kështu. Unë po them vetëm këtë, që erdhi policia e akuzoi për drogë”, u shpreh ajo për mediat.