Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Për një ‘marrëzi’ si karantina, ekonomia shqiptare humbi 570 mln euro

10:35 02/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Dy muajt e mbylljes në shtëpi për shkak të një karantine të pa sutudiuar dhe të diktuar, që qeveria shqiptare e zbatoi “qorrazi”, nuk solli asnjë afekt në parandalimin e pandemisë, por vetëm një “greminë” të madhe ekonomike.

Këtë “greminë ekonomike” e vërteton më së miri edhe fakti për humbjet financiare të raportuara tashmë edhe zyrtarisht nga INSTAT për 3-mujorin e dytë të vitit.

Kur për gati dy muaj pothuajse gjithçka ishte e mbyllur, humbjet ekonomike llogariten në rreth 59 miliardë lekë, ose gati 500 milionë euro.

Sipas tabelave të publikuara nga INSTAT, në vlerë absolute, prodhimi i brendshëm bruto (PBB) në tremujorin e dytë 2020 (me çmime korente, të papërshtatura sezonalisht), ishte rreth 387 miliardë lekë (3.12 miliardë euro), ose 59 miliardë lekë më e ulët se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Në 3-mujorin e parë, kur kufizimet për të frenuar parandalimin e Covid-19 nisën nga java e dytë e marsit, humbjet në rënien e PBB-së janë rreth 70 milionë euro në krahasim me tremujorin e parë 2019, duke bërë që në total ekonomia të gjenerojë 570 milionë euro më pak në gjashtë muajt e parë të vitit, në raport janar-qershor të 2019-s.

Humbja është dhe më e lartë, teksa në kohë normale, nëse nuk do të ishin aplikuar kufizimet e Covid-19, ekonomia vendase pritej të rritej me 3-4%.

Në tremujorin e dytë, prodhimi i brendshëm bruto me çmimet e tregut zbriti në nivelin më të ulët që nga viti 2016 (shiko graf në fund).

Sektori që është goditur më shumë është “Tregtia; transporti; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor”, që ka humbur rreth 150 milionë euro, për shkak të mungesës së udhëtimeve, anulimit të prenotimeve të turistëve, mosfrekuentimeve të bareve e restoranteve dhe përqendrimit të konsumatorëve vetëm te blerja e produkteve të domosdoshme.

Një pjesë e madhe e kësaj humbjeje është e parikuperueshme, pasi psh., turistët që nuk erdhën në 2020 nuk do të vinë 2 here në 2021, apo njësoj dhe ata që nuk frekuentuan baret e restorantet.

Sektori i dytë më i goditur është industria, me humbje gati 100 milionë euro, nga të cilat industria përpunuese rreth 40 milionë euro.

INSTAT publikoi dy ditë më parë shifrën për ecurinë ekonomike të tremujorit të dytë 2020, që përkon me kulmin e pandemisë. Sipas INSTAT, ekonomia ra me 10.2% me bazë vjetore dhe 8.8% në krahasim me tremujorin e mëparshëm. Sektori më i goditur ishte “Tregti, transport, akomodim dhe shërbim ushqimor”, që ra me -28% me bazë vjetore.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka mbajtur të pandryshuar pritshmërinë për ecurinë ekonomike të vendit në vitin 2019, për një rënie prej -9%, ndërsa ka ulur ndjeshëm parashikimin për rritjen ekonomike vitin e ardhshëm, duke zbehur shpresat për një rikuperim të shpejtë.

Sipas “Perspektivës Ekonomike Globale në rajonet e BERZH”, të sapopublikuar, ekonomia shqiptare, pas rënies me 9% në vitin 2020 pritet që të rritet me vetëm 4.5% në vitin 2021. Në raportin e muajit maj, ekonomia shqiptare parashikohej që do të rimëkëmbej me shpejtësi me 12% në 2021, ndërsa tashmë ky vlerësim është ulur me 7.5 pikë përqindje. Ky është rishikimi më i madh në ulje jo vetëm për vendet e Ballkanit, por për të gjithë rajonin e BERZH.

Më herët, edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar uli pritshmërinë për ecurinë ekonomike të vendit nga -5% në vlerësimin e prillit, në -7.5% në raportin e fundit.

/Burimi: Monitor.al/ Përshtati: GazetaReforma.com/

 

Etiketa: ekonomiahumbjekarantinamarrëzi

Të lidhura

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00
Aktualitet

Diaspora/ Numërohen rreth 63% e zarfeve, si ndahen votat

Numërimi i votave të diasporës vijon, dhe sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,...

08:07 15/05/2025
Horoskopi sot: 15 Maj 2025
Aktualitet

Horoskopi sot: 15 Maj 2025

Dashi Financiarisht, ekziston potenciali për mundësi fitimprurëse, ndoshta përmes një sipërmarrjeje krijuese ose një bonusi të papritur. Hëna mund të...

07:57 15/05/2025
Para

Seanca për vrasjen e Azem Hajdarit/ Izet Haxhia kërkon 18 dëshmitarë, mes tyre edhe Sali Berisha: E mori mbesa dhe nuk njoftoi Policinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Diaspora/ Numërohen rreth 63% e zarfeve, si ndahen votat

08:07 15/05/2025
Horoskopi sot: 15 Maj 2025

Horoskopi sot: 15 Maj 2025

07:57 15/05/2025
Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.