Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka kritikuar qeverinë për ngarkesën e lartë të TVSH-së që paguajnë pensionistët, duke theksuar se ata paguajnë deri në 500 euro për ushqimet, një shumë që është e barabartë me atë që paguajnë individë me paga shumë të larta, si presidenti i Republikës dhe kryeministri.
Ai ka propozuar që, të vendosët urgjentisht një kartë konsumatori për të rimbursuar 100% të TVSH-së për produktet bazë të shportës për pensionistët, familjet dhe invalidët.