Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pedagogët pezullojnë bojkotin e mësimit, por bëjnë me dije hapat e radhës

19:19 06/11/2022
Reading Time: 3 min lexim

Pedagogët kanë vendosur të pezullojnë bojkotin e mësimit dhe të rinisin procesin mësimor.

Lajmi bëhet i ditur në një deklaratë zyrtare të Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë. Ndërkohë që pedagogët theksojnë se se protesta e tyre për rritje pagash do të vazhdojë me të gjitha format demokratike dhe institucionale.

Por pedagogët bëjnë me dije se të gjitha llojet e protestave, përfshirë grevat e çdo lloji, vazhdojnë të qëndrojnë si mundësi finale për realizimin e të gjitha kërkesave të Peticionit dhe më gjerë, teksa bëjnë thirrje për protestën e radhës Kombëtare, e cila do të zhvillohet ditën e Martë, datë 8 Nëntor 2022, ora 11.00, përpara Korpusit Qëndror të UPT.

Deklarata e plotë:

Të nderuar kolegë!

Siç jeni në dijeni, SPUSH i është drejtuar në datën 03.11.2022 Presidentit të Republikës,

duke kërkuar garanci kushtetuese për paprekshmërinë e integritetit të pedagogëve

vullnetarë, që do të hynin në grevën e urisë, grevë e cila nuk u frymëzua aspak nga

dëshpërimi apo mungesa e shpresës së intelektualëve për plotësimin e kërkesave

legjitime të tyre në ambientet universitare, por u stimulua nga domosdoshmëria

imediate e plotësimit të tyre.

Përshkallëzimi i hapave të ndjekur nga punonjësit akademikë, ndihmës-akademikë

dhe administrativë, erdhi si rrjedhojë e indiferentizmit dhe arrogancës së autoriteteve,

që janë përgjegjëse, për situatën aktuale. E kemi fjalën si për Qeverinë dhe Ministrinë

përkatëse, ashtu dhe për institucionet e arsimit të lartë publik.

Duam të theksojmë edhe një herë se lëvizja intelektuale e punonjësve të IAL-ve

publike, e mbështetur nga SPUSH, është lëvizje, që synon t’i shndërrojë universitetet

publike në vendin e dijes dhe zhvillimit tërësor të studentit.

Shumë është folur, por pak është bërë për universitetin, i cili duke vepruar si një

komunitet studiuesish në shërbim të interesit publik, do duhej të ishte prioriteti i çdo

qeverie.

Qeveritë në vijimësi nuk po mundësojnë ta sjellin tempullin e dijes në nivelin që meriton.

Sot ky tempull, shfaqet me reputacion të lëkundur.

Lëvizjet sindikaliste, në fokus të tyre kanë të drejtat e punonjësve dhe në këtë rast, nuk

mund të bënte përjashtim as organizimi sindikalist i punonjësve akademikë dhe

ndihmës akademikë të arsimit të lartë në vendin tonë.

Duke e parë me sy kritik dhe shqetësim atë që po ndodh brenda mjediseve

akademike, bashkarisht konsideruam se mbështetja financiare e cunguar, është me

ndikim, në cilësinë e shërbimit ndaj studentit, ndaj iu drejtuam Qeverisë, sepse

pavarësisht autonomisë, ajo ka detyrimin për ta mbështetur dhe mundësuar cilësinë,

që certifikon ky institucion.

Për habinë e gjithkujt, Qeveria heshti?!

Heshtja institucionale provokoi protestat dhe bojkotin e procesit mësimor, çka ndikoi

në sjelljen e saj në një përshkallëzim të formës së saj, me Ngujimin në Grevë Urie.

Mosbesimi ndaj institucioneve për shkak të intimidimit nga brenda dhe jashtë

institucioneve të arsimit te lartë, në vijimësi, mbolli pasiguri qytetare dhe akademike,

në realizimin e këtij akti sublim!

2

Ndodhur përballë kësaj situate kritike, Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të

Shqipërisë, e interesuar për normalizimin dhe zhvillimin e suksesshëm të jetës

akademike vendosi:

Pezullimin e bojkotit dhe rinisjen e procesit mësimor, për të përmbushur

detyrimin tonë akademik, atë të përçimit të dijes tek studentët;

Vazhdimin e protestës me të gjitha format demokratike dhe institucionale,

përfshirë protestat kombëtare universitare periodike, deri në vlerësimin dhe

zgjidhjen e kërkesave të parashtruara;

Të gjitha llojet e protestave, përfshirë grevat e çdo lloji, vazhdojnë të qëndrojnë

si mundësi finale për realizimin e të gjitha kërkesave të Peticionit dhe më gjerë!

Të zhvillojë Protestën Kombëtare Universitare të radhës, ditën

e Martë, datë 8 Nëntor 2022, ora 11.00, përpara Korpusit

Qëndror të UPT.

Gadishmëria e Organeve Drejtuese të Universiteteve për të kontribuar pjesërisht në

përmbushjen e kërkesave të paraqitura: – ‘me rritje modeste të fondit të pagave’, dhe

kjo, vetëm për stafin akademik, duke mos mbajtur një qëndrim të qartë në lidhje me

rritjen e pagave për stafin ndihmës-akademik dhe administrativ, na prezanton një

tjetër problematikë në Institucionet e Arsimit të Lartë: – Nevojën për transparencë mbi

veprimtarinë tërësore financiare të tyre.

Besojmë në mbështetjen e çdo anëtari të stafit akademik, për të realizuar procesin e

vlerësimit të pastërtisë dhe integritetit profesional të titullarëve të universiteteve dhe

të personelit universitar në tërësi, si mundësia e vetme për të demonstruar

akademizëm dhe seriozitet prej gjithkujt, që merret me ofrimin e shërbimit më fisnik të

një kombi, sikundër është edukimi.

Kapitali më i çmuar i një vendi është kapitali njerëzor.

Të gjithë bashkë për “Arsimin e Lartë Publik, Prioritet Kombëtar”

Misioni ynë akademik vazhdon!

Të lidhura

29 fëmijë dhe të moshuar në Gaza kanë humbur jetën për shkak të urisë
Bota

29 fëmijë dhe të moshuar në Gaza kanë humbur jetën për shkak të urisë

Në dy ditët e fundit, të paktën 29 persona, përfshirë fëmijë dhe të moshuar, kanë humbur jetën nga uria në...

09:13 23/05/2025
Dështon për herë të 18 konstituimi i Kuvendit të Kosovës, kur mbahet seanca e radhës
Bota

Tentimi për herë të 20-të, çfarë pritet sot nga seanca konstituive

Për të njëzetën herë radhazi, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të përpiqen sot të konstituojnë legjislaturën e re. Seanca...

08:58 23/05/2025
Para
Edhe 2 ditë kohë për të aplikuar! Ambasada amerikane ka një mesazh të rëndësishëm

Edhe 2 ditë kohë për të aplikuar! Ambasada amerikane ka një mesazh të rëndësishëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

29 fëmijë dhe të moshuar në Gaza kanë humbur jetën për shkak të urisë

29 fëmijë dhe të moshuar në Gaza kanë humbur jetën për shkak të urisë

09:13 23/05/2025
Dështon për herë të 18 konstituimi i Kuvendit të Kosovës, kur mbahet seanca e radhës

Tentimi për herë të 20-të, çfarë pritet sot nga seanca konstituive

08:58 23/05/2025
Njihuni me hartën e divorceve ne 61 bashkitë e vendit

Njihuni me hartën e divorceve ne 61 bashkitë e vendit

08:39 23/05/2025
Shkolla nuk po vlen më, në bare paga e kameriereve arrin deri 200 mijë lekë/muaj

Shkolla nuk po vlen më, në bare paga e kameriereve arrin deri 200 mijë lekë/muaj

08:24 23/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.