Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

PD padit Ramën dhe Engjëll Agaçin në SPAK: Shqipëria humbi me Bechetti-n se e kishte përcaktuar kryeministri

13:47 08/04/2021
Reading Time: 3 min lexim

Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK Edi Ramën dhe sekretarin e qeverisë, Engjëll Agaçin. Arsyeja e kallëzimit lidhet me gjyqin e Francesco Becchetti-t. Përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso deklaroi për mediat se nga shqyrtimi i dosjes rezulton se Rama u soll si një bandë mafioze për të sulmuar një biznesmend që i prishte punë e për të ndihmuar një biznes me të cilin ndan fitimet. Kaso tha se ky është rasti që SPAK të provojë se reforma në drejëtsi funksionon dhe abuzimi me pushtetin nuk do të kalojë pa u ndëshkuar.

Deklarata e plotë:

Çështja e 110 milionë eurove të humbura në gjyqin me Bechetin për interesin personal të Edi Ramës nuk mund të kalojë vetëm me deklarata politike apo me zemërimin e ligjshëm të qytetarëve.

Kush u ka shkaktuar dëm qëllimisht shqiptarëve, do të duhet të përgjigjet përpara drejtësisë.

Për këtë arsye, sot dorëzuam në SPAK kallëzimin kundër personave kyç që po detyrojnë shqiptarët të paguajnë 110 milionë euro. Mes tyre janë Edi Rama, kryeministri në hije Engjëll Agaçi, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, ish Avokatja e shtetit, Alma Hiçka, e shkarkuar së fundmi si gjyqtare për pasuri të pajustifikuar, si dhe ish drejtues dhe aksionerë të Top Channel, që sot mbajnë detyra të larta shtetërore në qeverinë e Edi Ramës.

Nga i gjithë shqyrtimi që ne i kemi bërë dosjes së arbitrazhit ndërkombëtar, Shqipëria doli e humbur në gjyqin me Bechettin, sepse kështu e kishte përcaktuar Edi Rama. Kryeministri u soll si një bandë mafioze për të sulmuar një biznesmen që i prishte punë, për të ndihmuar një biznes tjetër, me të cilin ndajnë fitimet.

Ky dështim i Edi Ramës është një nga faturat më të rënda për Shqipërinë dhe shqiptarët. Është pjesë e dështimeve 8 vjeçare që kanë varfëruar qytetarët, e kanë bërë biznesin të pasigurt, kanë larguar investimet e huaja, kanë mbyllur vendet e punës, na ka mbajtur larg Europës.

Ky është një rast i artë për SPAK, që  t’u provojë shqiptarëve se investimi i madh tek reforma në drejtësi po shpërblehet dhe abuzimi me pushtetin nuk do të kalojë pa u ndëshkuar. Është shumë e rëndësishme që për këtë çështje SPAK të hetojë me shpejtësi dhe paanësi.

Të dashur qytetarë!

110 milionë euro janë vetëm një pjesë e faturës së dështimit të Edi Ramës. Edhe 4 vjet të tjera, fatura do të shumëfishihet në kurrizin e fëmijëve tuaj! Ky është një rast i artë edhe për ne si qytetarë, që  të reflektojmë përpara se të votojmë. Të mendojmë se kur Edi Rama na troket në dorë, ta dimë se po na troket dështimi për të tretën herë. Ta dimë se vetëm me një gjyq të humbur për arsye mafioze secili nga ne ka 45 mijë lekë borxh për të paguar.

Me Partinë Demokratike në qeveri kjo nuk ka për të ndodhur. Shqiptarët nuk kanë për të paguar për aferat mafioze dhe korruptive të Edi Ramës, Engjëll Agaçit apo Erion Veliajt. Do të paguajnë ata vetë me pasuritë e tyre. Këtë do ta bëjë të mundur Partia Demokratike në ditët e para pas votëbesimit të 25 Prillit.

Kush ka përgjegjësi për faturën 110 milionë euro, që nga Edi Rama, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, Avokatura e Shtetit dhe kushdo qoftë, jo vetëm do të shkojnë para drejtësisë, por do të paguajnë me pasurinë e tyre dëmin 110 milionë euro.

Shqiptarët duan drejtësi dhe me Partinë Demokratike në krye të qeverisë do ta kenë atë! Ky është ndryshimi! Ta bëjmë atë realitet në 25 Prill duke votuar për PD dhe Lulzim Bashën!

Top of Form

 

Etiketa: BecchettiEngjell Agaciivi kasopdramaSPAK

Të lidhura

Probleme me pasurinë, KPA le në fuqi masën për gjyqtaren e Gjirokastrës
Aktualitet

Probleme me pasurinë, KPA le në fuqi masën për gjyqtaren e Gjirokastrës

Sot, Kolegji i Posaçëm i Apelit ka vendosur të mbajë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ndaj...

18:10 15/05/2025
Shtyhet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme ndaj grupit të Laert Haxhisë
Aktualitet

Ekzekutohen 6 vendime nga GJKKO/ Kontrolle për krime zgjedhore në 4 qytete

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e specializuara, ka ekzekutuar 6 vendime të Gjykatës së Posaçme për kontrolle ndaj...

18:02 15/05/2025
Para

Koronavirusi në Kosovë/ Në 24 orë raportohen 12 viktima, rritet numri i infektimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Probleme me pasurinë, KPA le në fuqi masën për gjyqtaren e Gjirokastrës

Probleme me pasurinë, KPA le në fuqi masën për gjyqtaren e Gjirokastrës

18:10 15/05/2025
Shtyhet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme ndaj grupit të Laert Haxhisë

Ekzekutohen 6 vendime nga GJKKO/ Kontrolle për krime zgjedhore në 4 qytete

18:02 15/05/2025
Grushte e shkelma në KZAZ-në e Kasharit! Vëzhguesi i Ornaldo Rakipit godet kryetarin

Grushte e shkelma në KZAZ-në e Kasharit! Vëzhguesi i Ornaldo Rakipit godet kryetarin

17:35 15/05/2025
E trishtë/  Ishte në krye të detyrës, ndahet nga jeta pediatri i QSUT

E trishtë/ Ishte në krye të detyrës, ndahet nga jeta pediatri i QSUT

17:12 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.