Partia Demokratike kërkon mocion me debat në Konferencën e Kryetarëve për gjetjen e OLAF-it, për fondet e BE në Shqipëri. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi theksoi se nëpërmjet një Komisioni të Posaçëm në koordinim edhe me BE duhet të adresohet çdo problem.
“Kuvendi të analizojë gjetjet e OLAF, se çfarë nuk ka shkuar me fondet e BE dhe të marrë çdo masë që mundësojnë zhbllokimin e fondeve nga BE. Prandaj edhe kërkesa për debat dhe rezoluta janë në këtë linjë. Gjithashtu kërkojmë që nëpërmjet një Komisioni të Posaçëm në koordinim edhe me BE të adresojmë çdo problem”, tha Bardhi.