Rrugor po shqyrton mundësinë për uljen e moshës për dhënien e patentës. Bazuar në këtë praktikë patenta mund të merret që në moshën 17-vjeçare, por është kusht që shoferi gjatë drejtimit të makinës të shoqërohet nga një familjar, të cilit autoritete nuk i kanë evidentuar asnjeherë shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë DPSHTRR, ku theksojn se ende nuk është marrë asnjë vendim, por vetëm po shqyrtohet si mundësëi.
Nëse kjo praktikë e re do të vihet në jetë atëherë do të rriten orët e guidës në Autoshkolla për praktikantët. Në takimin me zyratrët gjermanë, DPSHTRR njofton se është diskutuar edhe mbi tarfiën që paguhet për kryerjen e kursit të patentës.
Ndërkohë, që është nënshkruar marrëveshje mes dy shteteve për bashkëpunimin në aktivitete të forcimit të sigurisë rrugore dhe edukatës mbi trafikun dhe shfrytëzimit të rrugës!
“Mirëpritëm me kënaqësi të veçantë Z. Oliver Luksic, Sekretarin Parlamentar të Shtetit dhe Koordinatorin Federal për Logjistikën dhe Transportin e Mallrave në Gjermani, Z. Guido Zielke, Drejtor i Përgjithshëm i Trafikut Rrugor dhe Transportit të Ministrisë Federale Gjermane të Digjitalizimit dhe Transportit, si edhe Z. Sebastian Peter këshilltar i Z. Oliver Luksic.
Pas njohjes së konvertimit të patentave me shtetin Gjerman, takohemi sërish me kolegët tanë, për shkëmbimin e eksperiencave mbi përfitimin e lejeve të drejtimit në shtetet respektive, e ku ndër të tjera pala Gjermane vlerësoi punën e DPSHTRR për praktikat e ndjekura dhe për risitë e masave për drejtuesit e rinj, në aspektin e rritjes së sigurisë në rrugë dhe impaktit në uljen e aksidenteve. Me interes të veçantë u ndalëm në temën e praktikës pozitive gjermane për ta ulur moshën e marrjes së lejedrejtimit në 17 vjeç, me kusht shoqërimin gjatë ngjarjes së mjetit nga një familjar me historik korrekt drejtimi mjeti, duke rritur orët në timon në kushte sigurie për shoferët e rinj, si edhe mbi temën e tarifave të Autoshkollave, ku ishim në një mendje se rregullimi nis nga garantimi i kostove dysheme dhe mbrojtja e tregut nga spekulimi e evazioni fiskal! Ramë dakort që të bashkëpunojmë për këto dy aspekte veçanërisht!
Gjithashtu, diskutuam edhe mbi Programet e Sigurisë Rrugore, eksperiencën mbi projekte të normave të sjelljes në qarkullim, ndihmë në ngritjen e sektorit shqiptar të Homologimit të mjeteve rrugore dhe për shkëmbimin e të dhënave mjete-drejtues mjetesh mes dy vendeve, trajnime e specializime specifike për përmirësime në praktika e shërbime, digjitalizim e harmonizim. Takim ky, për t’u finalizuar me firmosjen e marrëveshjes mes dy shteteve për bashkëpunimin në aktivitete të forcimit të sigurisë rrugore dhe edukatës mbi trafikun dhe shfrytëzimit të rrugës”, njofton DPSHTRR.