Kryeministri i vendit Edi Rama ka vijuar me premtimet elekorale nga qyeteti i Gjirokastrës. I ndodhur atje prej ditës së djeshme, Rama tregoi për ndërtimin e parkimit të nëndheshëm në qendër të Gjirokastrës, projekt ky i ngjashëm me Tiranën.
Në një intervistë të dhënë mëngjesin e sotëm, Rama tha se Gjirokastrën e ka gjetur si Thumanën pas tërmetit.
“Edhe Gjirokastra është si kantierët e rindërtimit, e kemi gjetur si Thumanën pas tërmetin. Dhe faktikisht ky vend është një simbol sesi një rrënojë është kthyer në një burim energjie dhe një burim fitimi.”, u shpreh Rama.
Rama nuk la pa përmendur dhe investimet nga shteti i Turqisë në vendin ton. Kryeministri tha se projekti i ri do të jetë një parkim i nëndheshëm, duke e lënë pjesën e qëndrës të kalueshme vetëm nga këmbësorët.
Pjesë nga biseda:
Rama: Nga një organizëm në agoni është një organizëm i zgjuar që lëviz dhe ka një ambicie për ta parë të ardhmen ndryshme.
Këtu ne jemi në një shembull tpik një gërmadhë në kuptimin e plotë të fjalës. Sot është transformuar, dhe historia e këtij lokali është historia domëthënëse e Gjergjit, i cili është kthyer në shtëpi dhe kanë jetësuar këtë pasur me kursimet e tyre për të treguar se ata që investojnë në pasuri të tilla, fitojnë këtu më shumë se cfarë fitojnë atje.
Gazetari: A kanë mundësuar zhvillimet e bëra, kthimin e Gjirokastrës në një motor ekonomik
Rama: Do ti duhet ende kohë për të vrapuar, Gjirokastra po ecën. E ardhmja do të jetë mirë. Gjirokastra ishte në rrezik, shkatërrimi dhe degradimi. Tani është një ofertë turistike ku ofrohen disa shërbime.
Edhe Gjirokastra është si kantierët e rindërtimit, e kemi gjetur si Thumanën pas tërmetin. Dhe faktikisht ky vend është një simbol sesi një rrënojë është kthyer në një burim energjie dhe një burim fitimi.
Gazetari: A ka projekte të cilat po vazhdojnë?
Rama: Do të bëjmë parkingun e madh, që do të mundojë jo vetëm të ketë një fluks të madh turistësh, që pritet të vijnë pas pandemisë, si dhe do të bëjmë qendrën historike këmbësore, me By Pass-i e ri, që do të fillojë shumë shpejt së ndërtuari, është vetëm çështje ditësh.
Projekt tjetër është sistemimi i atyre shtëpive që janë ndërtuar me shtesa abuzive, që do të legalizohen. Me qeverinë turke kemi bërë një marrëveshje për të bërë një investim të konsiderueshëm në një tjetër zonë të Gjirokastrës, me një tjetër grup të konsiderueshëm shtëpisë, për të mos lënë që vlerat arkitektonike të mos degradojnë.