Numri një në botë, Novak Djokovic tha të enjten se do të luajë në Olimpiadën e Tokios.
“Unë prenotova fluturimin tim për Tokio dhe me krenari do të bashkohem me skuadrën e Serbisë për Olimpiadën”, shkroi Djokovic.
Serbi tashmë ka fituar titujt Australian Open, French Open dhe Ëimbledon këtë vit dhe i duhet vetëm ari olimpik dhe US Open për t’u bërë njeriu i parë që fiton një Grand Slam të Artë.
Njoftimi i 34-vjeçarit erdhi vetëm katër ditë pasi ai kishte hedhur dyshime mbi pjesëmarrjen e tij në Lojëra. Duke mundur Matteo Berrettini për një titull të gjashtë në Ëimbledon dhe duke fituar Grand Slam-in e 20-të të dielën, Djokovic pranoi se ishte ftohur duke bërë udhëtimin, duke thënë se ishte në mëdyshje nëse ai do të merrte pjesë.
Serbi gjithmonë kishte këmbëngulur se do të mendonte dy herë nëse protokollet Covid-19 në Japoni bëheshin shumë të rrepta dhe nëse tifozët ndaloheshin.
Të gjitha vendet në Lojërat Olimpike, të cilat fillojnë në 23 korrik, do të jenë të mbyllura për spektatorët ndërsa autoritetet japoneze kërkojnë të kufizojnë rreziqet e Covid-19. Vizitorët e huaj tashmë ishin ndaluar ashtu si edhe familjarët e sportistëve vizitorë.
Fituesit e titullit Grand Slam, Rafael Nadal, Roger Federer, Serena Ëilliams, Victoria Azarenka, Dominic Thiem dhe Angelique Kerber janë tërhequr të gjithë nga Lojërat.