Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pas infektimit të tre deputetëve, Kuvendi merr masa për parandalimin e COVID-19

16:59 28/07/2020
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotme tre deputetë të Parlamentit (Ralf Gjoni, Eljo Hysko dhe Enver Roshi) rezultuan pozitivë për koronavirusin. Menjëherë pas kësaj, Kuvendi i Shqipërisë njofton se janë marrë masat e duhura për të parandaluar shtimin e tyre. Me anë të një njoftimi për mediat thuhet se me vendim të Konferencës së Kryetarëve, është kufizuar kohëzgjatja e seancave plenare, si dhe koha e diskutimeve.

Ndërkohë mbledhjet e komisionve parlamentare, Byrosë dhe Konferensës së Kryetarëve do të zhvillohen online dhe jo në sallat e Kuvendit.

Gjithashtu, ka nisur dezinfektimi i ambienteve të Kuvendit si dhe deputetët duhet të mbajnë maska dhe të zbatojnë rregullat higjieno- sanitare, duke  respektuar distancën fizike, duke shfrytëzuar edhe mjediset e tjera të sallës së seancave, galerinë dhe llozhat.

Njoftimi për mediat
Kuvendi i Shqipërisë, që në fillim të pandemisë së COVID-19, ka respektuar në mënyrë rigoroze të gjitha masat mbrojtëse të urdhëruara nga Aktet Normative të Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Shëndetësisë dhe  Mbrojtjes Sociale.

Me vendim të Konferencës së Kryetarëve, është kufizuar kohëzgjatja e seancave plenare, si dhe koha e diskutimeve. Mbledhjet e komisioneve parlamentare, Byrosë dhe Konferencës së Kryetarëve zhvillohen online.

Deputetët në sallë mbajnë maska dhe ulen duke respektuar distancën fizike, duke shfrytëzuar  për këtë qëllim edhe mjediset e tjera të sallës së seancave, galerinë dhe llozhat.

Këto masa nuk kanë ndikuar në produktivitetin dhe rezultatet e punës së Kuvendit, të seancave plenare dhe të komisioneve. Përkundrazi, në raportin “Dimensioni Human i OSBE dhe përgjigjet shtetërore ndaj pandemisë Covid-19”, publikuar para disa ditësh nga OSBE/ODIHR, Kuvendi i Shqipërisë ka marrë vlerësime shumë pozitive dhe është vlerësuar ndër parlamentet që u janë përgjigjur më mirë situatave të pandemisë. Sipas Raportit, “Parlamenti i Shqipërisë ishte ndër të parët që lejoi komisionet të punonin në distancë, përmes mjeteve të komunikimit elektronik. Në Shqipëri, vendimi për të lejuar zhvillimin në distancë të mbledhjeve të komisioneve, duke përdorur platforma videokonference, ka mundësuar që transmetimi live i këtyre mbledhjeve të jetë i arritshëm për publikun e gjerë.”

Në zbatim të nenit 7, pika 4 të ligjit nr. 15/2016 “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, urdhërit nr. 156 datë 10.03.2020 të Ministrit të Shëndetësisë, Udhëzimit të Institutit të Shëndetit Publik, Urdhërit nr.89, datë 12.03.2020 të Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit z. Genci  Gjonçaj “Për masat e veçanta në parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID 19”, është bërë dezinfektimi i rregullt periodik i mjediseve të Kryesisë së Kuvendit dhe të sallës së seancave plenare, duke garantuar  dezinfektim të dedikuar para çdo seance. Janë siguruar në mënyrë të vazhdueshme elementet e higjenës: sapun i duarve, dezinfektantët me bazë alkoli, letër pastrimi të duarve, pastrim i sipërfaqeve dhe sigurimi i koshave të mbyllur për eleminimin e mbetjeve. 

Kryhet pastrimi para hapjes dhe mbylljes së procesit të punës i tavolinave, telefonave, korridoreve, tualeteve, janë zbatuar masat për dezinfektimin e duarve dhe matjen e temperaturës së deputetëve në hyrjen e sallës së seancave plenare dhe të punonjësve të shërbimeve të Kuvendit në mjediset e Kryesisë së Kuvendit. 

Në këtë situatë është kufizuar  prania e mediave në sallën e seancës plenare dhe, për të mos dëmtuar transparencën e veprimtarive parlamentare, ky shërbim u ofrohet të gjithë televizioneve nga Radio Televizioni Shqiptar.

Është reduktuar në maksimum prezenca e stafit në sallën e seancve plenare dhe e Gardës së Republikës.

Janë ndaluar veprimtaritë dhe takimet publike në Kuvend; është pezulluar shërbimi i dokumentacionit arkivor. 

Janë ofruar masa lehtësuese për punonjësit prindër të fëmijëve të mitur ose me probleme shëndetësore: punë në distancë, orë fleksibël, mundësimi i rritjes së distancës fizike.

Bëhet njoftimi i shtrukturave të NJVKSH për rastet e dyshuara dhe njoftohet për çdo mbledhje Task Forca pranë Ministrisë së Shëndetësisë.  Shërbimet e Kuvendit kanë dhënë shembullin qytetar për respektimin e masave mbrojtëse.

Më datën 27 korrik, nisur nga numri i lartë i të infektuarve gjatë ditëve të fundit, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi iu drejtua me një apel gjithë qytetarëve shqiptarë, për të rritur ndjeshmërinë e tyre ndaj respektimit të masave mbrojtëse të urdhëruara nga Aktet Normative dhe për t’i zbatuar këto masa në sjelljen individuale, familjare e shoqërore.

Të lidhura

Shuhet në moshën 114 vjeçare vrapuesi më i vjetër i maratonës në histori
Bota

Shuhet në moshën 114 vjeçare vrapuesi më i vjetër i maratonës në histori

Fauja Singh, i njohur si maratonisti më i moshuar në botë, ka ndërruar jetë në moshën 114-vjeçare pas një aksidenti...

19:00 15/07/2025
“Kupon për bidonin?”/ Shitësi ambulant i qumështit përballet me ligjin pas 25 vitesh punë
Aktualitet

“Kupon për bidonin?”/ Shitësi ambulant i qumështit përballet me ligjin pas 25 vitesh punë

Në Bulgarec të Korçës, vendimi i qeverisë për sekuestrimin e mallrave që shiten pa kupon tatimor po shkakton pasiguri dhe...

18:28 15/07/2025
Para

(Emrat) Trafikim droge dhe prostitucion, OFL i kërkon llogari për pasurinë 4 të dënuarve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shuhet në moshën 114 vjeçare vrapuesi më i vjetër i maratonës në histori

Shuhet në moshën 114 vjeçare vrapuesi më i vjetër i maratonës në histori

19:00 15/07/2025
“Kupon për bidonin?”/ Shitësi ambulant i qumështit përballet me ligjin pas 25 vitesh punë

“Kupon për bidonin?”/ Shitësi ambulant i qumështit përballet me ligjin pas 25 vitesh punë

18:28 15/07/2025
Prokuroria kërkon dënim me burgim për të miturin që dyshohet se vrau policin në Kosovë

Prokuroria kërkon dënim me burgim për të miturin që dyshohet se vrau policin në Kosovë

18:07 15/07/2025
Merr flakë autobusi në aksin Kardhiq-Delvinë, detajet e para

Merr flakë autobusi në aksin Kardhiq-Delvinë, detajet e para

17:42 15/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.