Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pas denoncimit në SPAK, reagon Berisha: Veprim i dëshpëruar, kërkojnë ndihmë tek Edi Rama

13:26 13/12/2021
Reading Time: 2 min lexim

Pas denoncimit në SPAK të 5 mbështetësve të tij në përballjen me Lulzim Bashën për falsifikim, ish-kryeministri Berisha ka reaguar ashpër.

Berisha shprehet se ky vendim është marrë në kushtet e këshillimit më kryeministrin Rama. Ndërkohë shton se Basha ka humbur zgjedhjet me qytetarët, ka humbur demokratët, ka humbur delegatët dhe gjithashtu edhe vetë Partinë Demokratike.

Kujtojmë që Partia Demokratike kallëzoi sot në SPAK për falsifikimin e vulës së PD deputetët Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi, si dhe Ivi Kaso, Ervin Minarolli.

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Berisha

Opozita nuk është as vulë as bravë!
I tmerruar nga vendimi për shkarkimin me 4446 vota në Kuvendin e Partisë Demokratike datë 11.12.2021 pengu i Edi Ramës vendosi që me këshillën dhe mbështetjen e pengmarrësit të tij të padisë sot në SPAK vullnetin e mijëra demokratëve të shprehur masivisht kundër tij, si asnjëherë më parë në historinë e Partisë Demokratike!

Ky veprim i dëshpëruar për të kërkuar ndihmë tek Edi Rama dhe falangat e tij në drejtësi provon dhe një herë faqe botës se arsyeja e vetme përse PD kalon prej vitesh nga humbja në humbje është pazari i peng-Bashës me Edi Ramën!
Akte të tilla tregojnë se ish lidershipi i PD-së ka prekur fundin e tij politik dhe moral.
Lulzim Basha ka humbur zgjedhjet, ka humbur qytetarët, ka humbur demokratët, ka humbur delegatët, ka humbur strukturat dhe vetë Partinë Demokratike, por i gënjen mendja se do mund të vazhdojë pazaret dhe marrëveshjet e fshehta me Edi Ramën me vula dhe brava!
Është i pashpresë!
Koha kur kauzat e qytetarëve dhe sakrificat e demokratëve blatoheshin si kurban në altarin e pazareve të tij me Edi Ramën ka marrë fund më dt 11.12.2021! Shqipëria nuk meriton dhe nuk do të ketë kurrë më një opozite dhe pluralizëm fasadë!
Kuvendi Kombëtar, si forumi më i lartë i partisë ka miratuar vulën dhe logon e re të Partisë Demokratike, e cila në vetvete mbart simbolet e 11 dhjetorit 1990. Këto simbole mbajnë historinë, djersën dhe gjakun e mijëra demokratëve që kanë sakrifikuar deri në akte sublime për vlerat e lirisë, fjalës dhe konservatorizmit. Këto vlera që ne i kemi mbrojtur dhe vazhdojmë t’i mbrojmë fort, u përballën me forcat e errëta të diktaturës dhe nuk humbën, por u rikthyen më të fuqishme . Aq më pak do mundet ti zhbëjë drejtësia e kontrolluar nga Rama i cili tashmë është rreshtuar fort dhe zellshëm në krah të atyre që me veprime korruptive tentuan të çojnë drejt shkatërrimit Partinë Demokratike.
Karrigethyeri i Edi Ramës dhe gaztorët e tij do marrin përgjigjen përfundimtare nga vota e dhjetëra mijëra demokratëve ne referendumin që do zhvillohet në dt 18.12.2021.
Ftojmë të gjithë demokratët të punojmë bashkë çdo ditë, orë e sekondë deri kur të kemi një Parti Demokratike të vlerave konservatore, më të fortë me te hapur më të bashkuar dhe mbi te gjitha SOVRANE dhe FITUESE!
Komisioni për Rithemelimin e PD-së

Të lidhura

PS-ja gjithnjë e më e madhe, Shqipëria gjithnjë e më e vogël
Aktualitet

PS-ja gjithnjë e më e madhe, Shqipëria gjithnjë e më e vogël

Nga Lutfi Dervishi PS feston përvjetorin PS-ja gjithnjë e më e madhe, Shqipëria gjithnjë e më e vogël. PS-ja ka...

16:41 12/06/2025
U fut të lahej në det, ndërron jetë 73-vjeçari në Qerret
Aktualitet

U fut të lahej në det, ndërron jetë 73-vjeçari në Qerret

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në plazhin e Qerretit, në Kavajë, ku një pushues 73-vjeçar ka humbur...

13:23 12/06/2025
Para
Një vajzë e tretë e pret jashtë? Produksioni ndaloi t’i jepte Donaldit unazën që po bën lëmsh rrjetin

Një vajzë e tretë e pret jashtë? Produksioni ndaloi t’i jepte Donaldit unazën që po bën lëmsh rrjetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

PS-ja gjithnjë e më e madhe, Shqipëria gjithnjë e më e vogël

PS-ja gjithnjë e më e madhe, Shqipëria gjithnjë e më e vogël

16:41 12/06/2025
Rrëzimi i avionit në Indi/ Deri tani të paktën 30 viktima, mes tyre edhe 2 foshnje

Rrëzimi i avionit në Indi/ Deri tani të paktën 30 viktima, mes tyre edhe 2 foshnje

13:47 12/06/2025
U fut të lahej në det, ndërron jetë 73-vjeçari në Qerret

U fut të lahej në det, ndërron jetë 73-vjeçari në Qerret

13:23 12/06/2025
Murtaja, Ministria e Bujqësisë: Nuk transmetohet te njeriu, ja thirrja për fermerët

Murtaja, Ministria e Bujqësisë: Nuk transmetohet te njeriu, ja thirrja për fermerët

13:07 12/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.