Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pas deklaratës së “Dhomës Amerikane të Tregtisë”, reagon gazetari: Shoqatat e biznesit janë më të korruptuara se partitë!

18:17 06/02/2022
Reading Time: 2 min lexim

Pas arrestimit dhe dënimit të Saimir Tahirit, Dhoma Amerikane e Tregtisë ka dalë sot me një deklaratë për vendimin në fjalë të GJKKO.

Enio Jaço, presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për ish-ministrin e Drejtësisë Saimir Tahiri, i cili do të vuajë dënimin me burg.  Gjithashtu Jaço shprehet se ky dënim ka ndezur sinjalin e parë se drejtësia në Shqipëri po nis të zgjohet dhe se fakti se zyrtarë apo ish-zyrtarë të lartë mund të ndëshkohen, po çrrënjos kulturën primitive, thelbi i problemeve në Shqipëri.

Lidhur me këtë deklaratë të Dhomës Amerikane të tregtisë ka reaguar ashpër edhe gazetari Klodian Tomorri, i cili i cilëson ato si organizmat më të korruptuara se partitë politike.

 

Për të shkuar më tej, gazetari shprehet se nuk ka asnjë reagim as për rritjen e çmimit të energjisë, ndërsa deklaratën e Dhomës Amerikane të Tregëtisë në fund e cilëson si një komedi hyjnore.

Postimi i plotë i Tomorrit:

Komedi epike

Po shikoja rastësisht një nga kanalet informative sot, kur del tabela lajm i fundit. Po prisja të shihja c’kishte ngjarë. Lajm i fundit: Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë reagon për dënimin e Saimir Tahirit.

 

 

Nisa të pyes veten; ç’lidhje ka një shoqatë biznesi me dënimin e ish ministrit të Brendshëm? Ç’punë kanë dhomat e tregtisë që të reagojnë për këtë punë. Aty fillova të mendoj. Po sikur për dënimin e Saimir Tahirit të reagojë edhe ky i kioskës që shet paketa këtu tek lagja ime.

Ky është një vend ku sharlatanizmi ka hedhur rrënjë të thella. Shoqatat e biznesit këtu, të gjitha pa përjashtim, nuk kanë thënë gjysmë fjale kur qeveria jep PPP korruptive që ngarkojnë kosto mbi qytetarët dhe biznesin. Nuk kanë thënë gjysmë fjale, kur qeveria propozon dhe maxhoranca e saj në Kuvend miraton ligje ad personam, të cilat instalojnë monopole korruptive dhe shkatërrojnë konkurrencën në treg.

Më tej akoma, këto janë shoqatat e vetem të biznesit në botë, që nuk u bën përshtypje çmimi i naftës 2 dollarë. Apo që nuk thonë një fjalë kur u dyfishohet çmimi i energjisë brenda dite. Shikoni çfarë po ndodh në Angli dhe Itali me komunitetin e biznesit për energjinë. Por jo. Shoqatat tona të biznesit bëjnë deklarata zyrtare për dënimin e një narkotrafikanti. Komedi. Hyjnore madje.

E vërteta është se shoqatat e biznesit këtu janë organizma më të korruptuar edhe se vetë partitë politike. Kanë sistem kryetarokracie më të rëndë dhe më abuzive.

Shikoni ligjet e taksave. Bëhen rregullime që kënaqin interesat personale të drejtuesve të dhomave dhe u rrasin kosto gjithë bizneseve të tjera. Para një muaji ishte rasti i fundit.

Reagoni për tenderat që paracaktohen, reagoni. Reagoni kur në Parlament hiqet taksa vetëm për një biznes. Reagoni për rryshfetet që kërkohen nëpër tendera. Dhe mos bëni sikur nuk e dini. Se e dini shumë mirë sa paguhet dhe ku paguhet rryshfeti. Ndoshta u ka rënë rasti të paguani dhe vetë madje. Pasi të keni bërë këto, merruni dhe me politikë po deshët. Qesharake.

Të lidhura

Dënohet me burg përjetë në SHBA shqiptari “Mbret i Drogës”, iu sekuestruan mbi 3.4 ton kokainë
Aktualitet

Dënohet me burg përjetë në SHBA shqiptari “Mbret i Drogës”, iu sekuestruan mbi 3.4 ton kokainë

Ylli Didani, 43-vjeçari shqiptar i njohur si “Mbreti i Drogës”, është dënuar me burgim të përjetshëm nga autoritetet amerikane për...

14:40 29/06/2025
66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza
Aktualitet

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

Të paktën 66 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës si pasojë e mungesës së ushqimit dhe kequshqyerjes, njofton...

19:19 28/06/2025
Para
Covid-19 në vend/ Humbin jetën 6 persona, ja sa raste të reja shënohen gjatë 24 orëve të fundit

Covid 19 në 24 orët e fundit, ja sa raste dhe viktima janë regjistruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Franca ndalon me ligj pirjen e duhanit në parqe dhe plazhe, gjobat deri në 700 euro

Franca ndalon me ligj pirjen e duhanit në parqe dhe plazhe, gjobat deri në 700 euro

18:40 29/06/2025
Dënohet me burg përjetë në SHBA shqiptari “Mbret i Drogës”, iu sekuestruan mbi 3.4 ton kokainë

Dënohet me burg përjetë në SHBA shqiptari “Mbret i Drogës”, iu sekuestruan mbi 3.4 ton kokainë

14:40 29/06/2025
Ministria e Shëndetësisë apelon për kujdes: Këshilla për përballimin e vapës

Ministria e Shëndetësisë apelon për kujdes: Këshilla për përballimin e vapës

11:59 29/06/2025
Albin Kurti mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë

Kurti pas takimit me krerët e partive në Kosovë: I ofrova dy opsione kompromisi

19:58 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.