Gjykata e Lartë ka shtyrë për në 16 korrik seancën ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Vendimi është marrë pasi sot, avokatët e tij kanë kërkuar përjashtimin e trupës gjyqësore. Kjo e fundit përbëhej nga gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni.
Berisha ashtu edhe Malltezi kanë kërkuar ndryshimin e trupës gjykuese në Gjykatën e Lartë. Të dy ndodhen në “arrest shtëpie”, ndërsa çdo kërkesë e tyre për ndryshim të masës së sigurisë është rrëzuar nga GJKKO dhe Apeli i GJKKO-së.