Partia greke Demokracia e Re, e udhëhequr nga Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, ka bërë zyrtare kandidimin e Fredi Belerit si eurodeputet. Beleri ka shprehur mirënjohje për këtë kandidaturë, falënderues ndaj kryeministrit. Megjithatë, brenda partisë ka pasur reagime të ndryshme. Disa figura kyçe si Ministri i Jashtëm, Giorgos Gerapetritis, dhe këshilltarja për politikën e jashtme, Aleksandra Papadhopoulou, kanë shprehur rezerva, duke argumentuar se rasti i Belerit, i dënuar më parë për blerje votash, nuk është vetëm një çështje dypalëshe me Shqipërinë, por duhet të trajtohet si një çështje më e gjerë evropiane që prek parimet e shtetit ligjor dhe respektimin e të drejtave politike.
Kapen në flagrancë 4 të rinj duke gërmuar në Varret Ilire të Selcës
Policia e Korçës ka kapur në flagrancë katër të rinj teksa po gërmonin në Varret Monumentale Ilire të Selcës së...








