Shirat nuk ishin të pranishëm kudo këto ditë. Dita e mërkurë parashikohet të ketë mot me alternime vranësirash dhe kthjellimesh.
Reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal do të ketë vetëm në zonat malore dhe në Jug të vendit, deri në orët e mesditës.
Në pasdite moti do të jetë kryesisht i kthjellët, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Në orët e mëngjesit do të ketë prezencë të mjegullës së dendur përgjatë luginave.
Era do të fryjë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/sek.
Temperaturat parashikohen në:
Zonat malore 2°C deri në 16°C
Zonat e ulëta 7°C deri në 19°C
Zonat bregdetare 10°C deri në 19°C
/GazetaReforma.com/