Një personazh me implikime kriminale, pjesë e një familje të skeduar për vrasje, trafik municionesh, falsifikime, zhdukje provash, mashtrim me pasoja të rënda, bixhoz të paligjshëm, zhvatje me dhunë etj., qëndron pas të ashtuquajturës shkolla 9-vjeçare Albanian International School, në Rrugën e Elbasanit, përballë Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Në fakt është një shtëpi, të cilën Ministria e Arsimit nuk dihet se si e ka lejuar për t’u kthyer në shkollë 9-vjeçare. ‘Shkolla’ është hapur në vitin 2012, në kohën e lulëzimit të kioskave arsimore 9-vjeçare, të mesme dhe universitare.
Më i çuditshëm është fakti se si kjo shkollë që më shumë duket si klub lagjeje, i ka shpëtuar mbylljes nga qeveria Rama, e cila nisi të verifikonte dhe zbatonte disa standarde pas vitit 2013.
A plotëson ndonjë standard infrastrukturor shkolla Albanian International School?
Pamjet flasin vetë. Përveç emrit, shkolla duket se nuk ka asnjë lidhje me një institucion shkollor.
Pronari i shkollës AIS Albanian International School, që mburret nëpër Tiranës se kioska e tij është një shkollë amerikane, është Vladimir Mulaj, një personazh i skeduar për trafik municionesh, zhvatje dhe objekt sulmesh me tritol.
Vladimir Mulaj akuzohet se gjatë një udhëtimi jashtë Shqipërisë në 2018-ën i janë sekuestruar në Rinas municione luftarake, që sipas ekspertizës përdoren për municion automatikë të modelit kalibri. Por çështja është mbyllur me pretendimin e autorit se nuk i është gjetur armë zjarri luftarake.
Në vitin 2016, Vladimir Mulaj, tashmë si ndërtues, bashkë me vëllain
Admir Mulaj, i ka grabitur me presion 205 mijë euro italianit Silvio Allamandi, administrator i shoqërisë “Inisiativa Hidroelektrike Shqiptare” sh.p.k (HEC-Bushtrica). Zhvatja është provuar edhe me vendim nr. 10, datë 20.01.2016 të Gjykatës së Lartë.
Ndërkaq, mesnatën e 1 janarit 2019, në vilën e Vladimir Mulajt u vendos eksploziv. Policia ndoqi 3 pista të “pista”: Ndërmjetësimin e tij për të nxjerr Azemin në pritën e kunetërëve Haklaj; mashtrimet me biznesin e troje-pallateve dhe 5 dosje pazare trafiku armësh Tropojë-Kosovë, kur ishte Oficer Policie Kriminale në Tropojë.
Vladimir Mulaj ka marrë leje për ndërtimin dhe shfrytëzimin e tre hidrocentraleve Myhejani 1, Myhejani 2 dhe Myhejani 3, ndërsa është shfaqur edhe si Presidentit i Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës, i mbyllur nga qeveria Rama si kioskë universitare.
Pra, kemi të bëjmë me një personazh mes krimit, arsimit, policisë, avokatisë, energjitikës, ndërtimit dhe mashtrimit. Drejtoreshë e shkollës është Alma Mulaj, bashkëshortja e Vladimir Mulajt, e përfshirë në mashtrim me taksat, mashtrim me bilancet, mospagim taksash etj., në cilësinë e administratores së kompanisë së shkollës.
Vladimir Mulaj është vëllai i Ilir Mulajt, i cili në vitin 1994 ka vrarë në Tropojë, shtetasin Zeqë Neza, babai i 5 fëmijëve.
Mulaj u dënuar 23 vite burg në mungesë, ndërkohë që krimin ka tentuar ta fshehë duke zhdukur provat, pikërisht Vladimir Mulaj, ish-oficer i policisë kriminale në Tropojë, i cili sot shfaqet si avokat dhe biznesmen ndërtimi dhe hidrocentralesh.
Vendimi i dënimit u la në fuqi edhe nga Apeli, por në vitin 2006, Ilir Mulaj arriti të përmbysë vendimin dhe ndryshuar akuzat nga “Vrasje me dashje” në Vrasje në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”. Nuk dihet roli i Vladimir Mulajt në këtë marifet të drejtësisë.
Kunati Vladimir Mulajt, Sokol Haklaj, ka qenë pjesë e grupit të Fatmir Haklajt, ku është vrarë në atentat më 22 qershor 1997. Sokol Haklaj ishte bashkëshorti i Natasha Mulajt.
Më 12 shtator 1998, Vladimir Mulaj, me detyrë shef juridik në PD, është lakuar në media se bashkë me Izet Haxhia dhe Elez Haklaj, kanë qenë pjesë e skenarit dhe grupit që ekzekutoi Azem Hajdarin.
Në datën 9 dhjetor 2019, ndërtuesi Admir Mulaj, vëlla i Admir Mulajt, u denoncua në prokurori nga importuesi i bananeve, Eduard Dauti për skemë mashtrimi 241 mijë euro blerje apartamenti, firmosur nga Natasha Mulaj, si ish-menazhere e firmës.
Admir Mulaj, pronar i kompanisë së ndërtimit “Construction Management Allience-Albania”, u plagos me thikë në zonën e Farkës, në janar 2021. Autori i ngjarjes nuk është identifikuar, kjo pasi Admir Mulaj nuk ka bashkëpunuar me policinë, duke deklaruar se nuk e njeh personin që e ka goditur me mjetin prerës.
Vëllai tjetër i Vladimir Mulajt, Evis Mulaj, u
arrestua me urdhër të Prokurorisë në 21 shkurt 2020 në orën 05:00 të mëngjesit, si koka i një rrjeti të organizimit të basteve sportive në mënyrë të paligjshme.
Mulaj kishte kthyer në qendër kumari një ndërtesë në zonën e “Rrugës së Elbasanit”, mbrapa Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Evis Mulaj doli shumë shpejt nga burgu.
Anëtarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Natasha Mulaj është motra e Vladimir, Admir, Ilir dhe Evis Mulaj. Bashkëshorti i saj Sokol Haklaj është vrarë në 22 qershor 1997, si pjesë egrupit të Fatmir Haklajt.
Natasha Mulaj ka gjykuar dhe pi gjykon dhjetëra gjyqtarë dhe prokurorë për aftësitë profesionale dhe lidhjet me krimin, por vetë e ka mesataren e juridikut 5.9 si dhe rezulton me lidhje të shumëfishta me krimin.
Natasha Mulaj është regjistruar në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1990 dhe është diplomuar në vitin 1996, pra dy vite me vonesë për shkak të ngeljes në provime. Mesatarja e notave të Natasha Mulajt rezulton 5.9. Me një mesatare të tillë sot nuk pranohesh në fakultet, jo më të gjykosh gjyqtarët dhe prokurorët.
Pasi u zgjodh anëtare e Vetingur, Natasha Mulaj u zgjodh kryetare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ku shumica e anëtarëve ishin profesorë, me tituj shkencor dhe botime.
Dhe jo kryetare e shkallës së parë, por kryetare e apelit, shkallës së dytë që thotë fjalën e fundit për një gjyqtar apo prokuror nëse duhet të largohet apo vijojë detyrën.
Vetë Natasha Mulaj është e skeduar për mashtrime financiare me kredi bankare dhe për fshehje-falsifikim të sigurimeve shoqërore të punonjësve; kur punonte në bizneset e ndërtimit të vëllezërve të saj, Vladimir e Admir Mulaj./Prapaskena