Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese, Eugen Papandile, ka pranuar t’i nënshtrohet komandës së Klotilda Bushkës, duke refuzuar të japë përgjigje në lidhje me pyetjet e opozitës se përse nuk kundërshtuan marrëveshjen e kryeministrit Edi Rama me homologen italiane për çështjen e emigrantëve.
Në momentin që deputetja e PD-së, Lindita Metaliaj, sugjeroi se Gjykata Kushtetuese duhej të qëndronte në nivelin e gjykatave britanike dhe italiane për këtë çështje, Klotilda Bushka e ndërhyri dhe ju drejtua Papandiles: “Nuk keni çfarë të përgjigjeni në këtë rast, mund të shkoni.”
Sot Lezha është shndërruar në kamp refugjatësh dhe jo vetëm kamp, burg sepse emigrantët mbahen të izoluar.
Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihej në lartësinë e Gjykatës Britanike e cila e shfuqizoi vendimin.
Duhet të ngrihet në lartësinë të gjykatave dhe më e pakta duhet të kërkonte një mendim të komisionit të Venecias dhe ta kundërshtonte,- tha deputetja Metaliaj.