Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Papa i të gjithëve”, Imzot Dodaj: Një shenjë e mëshirës hyjnore për çdo njeri

15:30 26/04/2025
Reading Time: 2 min lexim

Pas përfundimit të funeralit të Papa Françeskut në Vatikan, Imzot Arjan Dodaj foli për rëndësinë e jashtëzakonshme që kishte Papa në jetën e çdo njeriu dhe boshllëkun që lë mungesa e tij për Kishën Katolike.

“E vumë re në manifestimin e mijëra besimtarëve, por edhe të njerëzve të thjeshtë që nuk i përkasin kishës katolike, si dhe në përfaqësimin e mbi 170 kombeve të ndryshme. Ky ishte Papa Françesku: Papa i të gjithëve. Ai dinte të prekte zemrën e çdo lloj njeriu. Ishte një baba, një manifestim i mëshirës hyjnore, i përkëdheljes së Zotit,” u shpreh Imzot Dodaj.

Ai theksoi lidhjen e veçantë që kishte personalisht dhe që kishte Kisha Katolike me Atin e Shenjtë, duke shtuar se “Papa Françesku shkon përtej fjalës. Çdokush që e ka takuar, mban gjallë kujtimin e pranisë, kujdesit dhe dashurisë së tij. Edhe në Shqipëri, çdo shqiptar ndiente borxhin shpirtëror ndaj një Pape që dinte të përkulej përpara zemrave të vuajtura. Papa ishte dhe mbetet shenja e afrimitetit të Zotit.”

Në lidhje me boshllëkun e krijuar nga ndarja e tij nga jeta, Imzot Dodaj tha: “Në realitetin e Kishës Katolike, kjo është një mungesë fizike, sepse Shpirti i Shenjtë gjithmonë i përgjigjet nevojave të kohës me figurat e duhura, ashtu siç Papa Françesku për 12 vite ngriti zërin për të drejtën dhe paqen.”

I pyetur për lidhjen e Papa Françeskut me Shqipërinë, ai tregoi se Papa e njohu vendin tonë vonë, për çka ndiente keqardhje dhe bëri gjithçka për të hapur dyert ndaj Shqipërisë.

“E donte Shqipërinë sepse, në njëfarë mënyre, ndiente se e kishte njohur vonë. Në kohën që i mbeti si Papë, ai e shfrytëzoi për të na pritur dhe për të ardhur vetë mes nesh. E ka shprehur se ishte i keqardhur që njohu me vonesë historinë e persekutimit dhe vuajtjeve të popullit shqiptar, por një herë që e njohu, na hapi zemrën dhe dyert,” tha Imzot Dodaj.

Në fund, ai dha një mesazh për të gjithë shqiptarët në këto kohë sfidash dhe trazirash:

“Papa, edhe duke ardhur në Shqipëri, në këtë realitet të fragmentuar të botës së sotme, na tha: Hidhni poshtë muret, ndërtoni ura, jini kultura e takimit, jo e përçarjes. Ky është mesazhi që dua të përcjell: të kapemi për dore, jo vetëm në fotografi, por me zemër me njëri-tjetrin, siç bëri Papa Françesku me dashurinë e tij. Të lejojmë të na përqafojë dashuria e Zotit, ashtu siç ai na përqafoi ne.”

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Imzot Dodajpapa francesku

Të tjera

Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër
Aktualitet

Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër

Për vite me radhë, dosjet e krimit të organizuar në Shqipëri kanë prodhuar emra trafikantësh, zyrtarësh, ndërmjetësish dhe politikanësh. Por...

13:44 18/06/2026
Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome
Aktualitet

Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome

Një vilë luksoze në resortin “White Rocks” në Gjilekë të Dhërmiut, e sekuestruar tashmë nga SPAK, është kthyer në një...

12:37 18/06/2026
Para
Shpëtohet familja e futbollistit Rodriguez, u mor peng disa ditë më parë

Shpëtohet familja e futbollistit Rodriguez, u mor peng disa ditë më parë

Lajmet e fundit

Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër

Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër

13:44 18/06/2026
Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome

Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome

12:37 18/06/2026
Ajri i Tiranës në nivele alarmante të ndotjes/ Gazra toksikë dhe substanca kancerogjene (Zonat)

Ajri i Tiranës në nivele alarmante të ndotjes/ Gazra toksikë dhe substanca kancerogjene (Zonat)

12:17 18/06/2026
EuroNatur ngre alarmin për Zvërnecin: Shqipëria ka shkelur procedurat, BE po ndjek nga afër situatën

EuroNatur ngre alarmin për Zvërnecin: Shqipëria ka shkelur procedurat, BE po ndjek nga afër situatën

12:09 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English