Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pandemia/ Pneumologu i njohur: Ja sa testime në ditë duhen, që të merret kontrolli…

17:55 25/11/2020
Reading Time: 2 min lexim

Pandemia dhe menaxhimi i situatës nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komitetit të Ekspertëve, ka ndarë në mendime edhe palët mes bluzave të bardha.

Një pjesë e tyre me argumente pretendojnë se situata nuk po menaxhohet si duhet dhe se ministria nuk po e organizon punën më si në fillimet e pandemisë, duke lënë që numri i të prekurve të rritet ndjeshëm.

I këtij mendimi është edhe mjeku i njohur pneumolog, Arjan Mezini, i cili ka kërkuar rritjen e shpejtë të testimeve dhe ndjekjen e zinxhirit të infeksionit.

I ftuar në një bashkëbisedim ‘online’ me presidentin, Ilir Meta, për situatën e krijuar nga pandemia, Mezini ka deklaruar se, duhet të shtohet numri i testimeve për të ndaluar zinxhirin e infeksionit.

Gjatë fjalës së tij, mjeku i spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ hodhi poshtë pretendimet se testimet e shumta, nuk japin rezultat dhe mund të nxjerrin situatën jashtë kontrollit si vendet në Europës. Ai theksoi se, nëse në këto vende nuk do të ndalohej zinxhiri i infektimit do të shihej çfarë katrahure do të ishte.

“Dëgjoj shprehje që vende të tjera që testojnë shumë u doli situata jashtë kontrollit, por imagjino mos testohej në këto vendet e tjera dhe do shihej se çfarë katrahure do ishte e të mos ndalohej zinxhiri i infektimit.

Sigurisht u rritën shifrat, por vetëm me testimin dhe kontrollin e zinxhirit të infeksionit mund të kontrollosh pandeminë.

Nuk është trajtim ai në ambulancë, është trajtim me burim të kufizuar oksigjeni, maksimumi 15 litra mban, kurse këta janë pacientë që kërkojnë mbi 20 litra e sipër”,- tha ai.

Ndërkohë, Arjan Mezini, deklaroi me bindje se, në vendin tonë ‘duhen bërë rreth 8000 testime në ditë’, pasi vetëm kështu, sipas tij, mund të kontrollosh pandeminë.

Doktor Mezini, shtoi se, duke ditur shifrat reale të të infektuarve me COVID-19 sistemi shëndetësor do të jetë i përgatitur dhe kështu mund të menaxhohen kapacitetet spitalore.

“Testimin masiv është shumë i rëndësishëm jo vetëm për identifikimin dhe ndërprerjen e zinxhirin e kontaktit, por do ta shihja testimin masiv dhe në një drejtim që do dimë dhe gjendjen që kemi  në spitale dy javë pas testimit.

Dhe sigurisht do mund të jemi të përgatitur dhe s’do na ndodhi që njerëzit do presin me orë të tëra në autoambulanca. Dimë kapacitet që kemi dhe mënyrën si do shpërndahen.

Duke ditur dhe numrat dhe përcakton dhe kapacitetet spitalore, dhe t’i shpërndajnë që pacientet të mos presin me orët të tëra në ambulanca”,- u shpreh ai.

Kjo deklaratë e mjekut Arjan Mezini, u bë gjatë një takimi online që presidenti Meta zhvilloi me Tritan Shehun dhe Petrit Vasilin, dhe mjekun Erion Dasho.

/GazetaReforma.com/

 

Etiketa: Arjan Mezinipandemiapneumologtestime

Të lidhura

Zgjedhjet 2025/ Sa u zbrazën qarqet nga votuesit në krahasim me vitin 2021
Aktualitet

Zgjedhjet 2025/ Sa u zbrazën qarqet nga votuesit në krahasim me vitin 2021

Zgjedhjet parlamentare të majit 2025 treguan se numri i votuesve brenda vendit u reduktua me 200 mijë persona në krahasim...

08:28 15/05/2025
Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00
Aktualitet

Diaspora/ Numërohen rreth 63% e zarfeve, si ndahen votat

Numërimi i votave të diasporës vijon, dhe sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,...

08:07 15/05/2025
Para

Joe Biden prezanton stafin, ja problemet që i la pas Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet 2025/ Sa u zbrazën qarqet nga votuesit në krahasim me vitin 2021

Zgjedhjet 2025/ Sa u zbrazën qarqet nga votuesit në krahasim me vitin 2021

08:28 15/05/2025
Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Diaspora/ Numërohen rreth 63% e zarfeve, si ndahen votat

08:07 15/05/2025
Horoskopi sot: 15 Maj 2025

Horoskopi sot: 15 Maj 2025

07:57 15/05/2025
Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.